Prej sot e tre javë rresht, televizioni Klan ka marrë vendim për të mos transmetuar aktivitetet elektorale të partive politike. Pasqyrimi do të zërë fill në datën 22 maj 2015.
TV Klan njofton se ky vendim vjen në respekt të Kodit Zgjedhor, i cili sanksionon se zyrtarisht fushata zgjedhore nis në datën 22 maj.
Lapsi.al thotë se edhe televizionet e tjera informative, ABC News, News 24, Ora News dhe A1 Report pritet të dalin me një vendim lidhur me këtë çështje, ndërkohë që në shkelje të Kodit Zgjedhor, partitë politike dhe kandidatët kanë nisur prej ditësh takimet e tyre elektorale.
Është mbresëlënës ky skrupull i papritur për të respektuar Kodin, por duket se ekrani tjetër kombëtar, TCH, do vijojë me pasqyrimin e takimeve elektorale. /respublica.al
MUC NANO QE ZIHET EDHE ME LECKAT E VETA.
Po dhe pa bythelepires fare nuk shkon kjo pune.Apo jo?
Tv klan ka mbi 1 vit qe e ka filluar fushaten sidomos tek emisioni i qanit.Po ashtu edhe news 24 prej kohesh vazhdon me emisione anti rama.Nuk besoj se e kane nga skrupujt kete sjelllje,por aftesite komunikuese te rames,metes e sidomos veliajt jane aq terheqese sa paraqitja e tyre e nxjerr totalisht jashte loje opoziten.
Duhet te behet se jemi te mbingarkuar me politike. Nuk te behet te hapesh televizorin.Bravo tv Klanit