Një plan për rimëkëmbjen e Greqisë

7 Maj 2015, 20:53Rajoni TEMA

Cili është plani i ministrit grek të financave për të katapultuar Greqinë nga kriza në rritje ekonomike? Ai argumenton institucionet e nevojshme dhe masat që duhen ndërmarrë.

 

Nga Yanis Varoufakis*

 

Muaj negociatash mes qeverisë sonë dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bashkimit Europian dhe Bankës Qendrore Europiane kanë sjellë pak progres. Një arsye është se të gjitha palët po përqendrohen shumë në lidhjen e marrëdhënieve për injeksionin tjetër të likuiditetit dhe jo mjaftueshëm për një vizion se si Greqia mund të rimëkëmbet dhe zhvillohet me qëndrueshmëri. Nëse duam të thyejnë rrugën aktuale qorre, duhet të parashikojmë një ekonomi greke të shëndetshme.

Rimëkëmbja e qëndrueshme kërkon reforma interaktive që lirojnë potencialin e konsiderueshëm të vendit duke hequr pengesat në zona të ndryshme: investimi produktiv, rezervat e kreditit, inovacioni, konkurrenca, siguria sociale, administrata publike, gjyqësori, tregu i punës, prodhimi kulturor dhe së fundmi por jo nga rëndësia, qeverisja demokratike.

Shtatë vite deflacioni borxhi, përforcuar nga pritshmëria e kursimeve të përhershme, kanë asgjësuar investimin privat dhe publik dhe kanë imponuar bankat e shqetësuara dhe të brishta të mos japin hua. Me qeverinë që i mungon hapësira fiskale dhe bankat greke të rënduara nga huatë e papaguara në kohë, është e rëndësishme të mobilizohen asetet e mbetura të shtetit dhe të zhbllokohet rrjedhja e kreditit bankar në pjesët e shëndetshme të sektorit privat.

Për të rikthyer investimin dhe kreditin në nivele konsistente me normën e zhvillimit për t’i shpëtuar recensionit, një Greqi në rimëkëmbje do të kërkojë dy institucione të reja publike që punojnë përkrah sektorit privat dhe institucioneve evropiane: një bankë zhvillimi që kontrollon asetet publike dhe një ‘bankë të keqe’ që i mundëson sistemit bankar të shpëtojë prej problemeve financiare asetet e tyre që nuk paguajnë dhe të rikthejë rrjedhjen e kreditit fitimprurës, firmat e orientuara nga eksporti.

Imagjinoni një bankë zhvillimi që nivelon kolateral që përbëhet nga kapitali post-privatizim i mbajtur nga shteti dhe asete të tjera (për shembull, pronat e paluajtshme) që lehtësisht mund të bëhen më të vlefshme (dhe të kolateralizohen) duke reformuar të drejtat e tyre pronësore. Imagjinoni  se lidh Bankën Europiane të Investimit dhe planin e investimit të presidentit të Komisionit Europian Jean-Claude Juncker me vlerë €315 miliard me sektorin privat të Greqisë. Në vend që të shihet si një shitje me çmim të ulët për të mbushur gropat fiskale, privatizimi do të ishte pjesë e një partneriteti të madh publik-privat për zhvillim.

Imagjinoni më tej që ‘banka e keqe’ ndihmon sektorin financiar, që u rikapitalizua bujarisht nga taksapaguesit e tensionuar grekë në mes të krizës, për të mbuluar trashëgiminë e kredive të këqija dhe për të zhbllokuar rrjedhën financiare. Në bashkëpunim me ndikimin virtuoz të bankës së zhvillimit, rrjedhjet e kreditit dhe investimit do të ushqenin sferat deri më tani të shterpa të ekonomisë greke, duke ndihmuar me kalimin e kohës bankën e keqe të kthejë një përfitim dhe të bëhet ‘e mirë’.

Së fundmi, imagjinoni efektin e të gjithë kësaj në ekosistemin financiar, fiskal dhe sigurisë shoqërore të Greqisë: me aksionet bankare që prekin qiellin, humbjet e shtetit tonë nga rikapitalizimi i tyre do të asgjësoheshin teksa vlera e tyre rritej. Ndërkohë, dividentët e bankës së zhvillimit do të kanalizoheshin në fondet e pensioneve prej kohësh në vështirësi, të cilat u dekapitalizuan befas në 2012.

Në këtë skenar, detyra e fuqizimit të sigurisë sociale do të arrihej me unifikimin e fondeve të pensionit; fryrjen e kontributeve që pasojnë përmirësimin në punësim; dhe kthimi në punësimin formal të punonjësve të shtyrë në informalitet nga liberalizimi brutal i tregut të punës gjatë viteve të errëta të së shkuarës së afërt.

Është e lehtë të imagjinohet rimëkëmbja e fortë e Greqisë si rezultat i kësaj strategjie. Në një botë të kthimeve shumë të ulëta, Greqia do të shihet si një mundësi e shkëlqyer, duke mbajtur një nivel të qëndrueshëm të investimit të huaj direkt nga brenda. Por përse do të ishte kjo e ndryshme nga rrjedhjet e brendshme të kapitalit përpara 2008 të cilat furnizuan rritjen e financuar nga borxhi? Mundet në realitet të shmanget një tjetër skenë makroekonomike Ponzi?

Gjatë periudhës së rritjes së stilit Ponzi, rrjedhjet e kapitalit u kanalizuan nga bankat tregtare në një konsum i furishëm dhe nga shteti përmes një orgjie të prokurimit të dyshuar dhe shthurjes së plotë. Për të siguruar se këtë herë është ndryshe, Greqia do të ketë nevojë të reformojë ekonominë e saj sociale dhe sistemin politik. Krijimi i flluskave të reja nuk është ideja e qeverisë sonë për zhvillimin.

Këtë herë, përkundrazi, banka e re e zhvillimit do të udhëheqë në  kanalizimin e burimeve të pakta vendase në investime të përzgjedhura produktive. Këto përfshijnë iniciativa, kompani IT që përdorin talentin vendas, ndërmarrje organike dhe bujqësore të vogla dhe të mesme, kompani farmaceutike të orientuara nga eksporti, përpjekje për të tërhequr industrinë ndërkombëtare të filmit në lokacione greke dhe programe arsimimi që përfitojnë nga vlerat intelektuale greke dhe zonat historike të pakonkurrueshme.

Ndërkohë, autoritetet rregullatore të Greqisë do të vëzhgonin praktikat e huadhënies tregtare, ndërsa një frenim i borxhit do të parandalonte qeverinë nga rrëshqitja në veset e vjetra, duke mundësuar që shteti ynë të mos binte më në deficite primare. Kartelet, praktikat e faturimit antikonkurrues, profesionet e mbyllura pa mëshirë dhe një burokraci që e ka kthyer tradicionalisht vendin në një rrezik publik do të zbulojnë së shpejti se qeveria jonë është makthi i tyre më i madh.

Pengesat për zhvillim në të shkuarën ishin një aleancë mëkatare mes interesave oligarke dhe partive politike, prokurimit skandaloz, klientelizmit, medias së shkatërruar përgjithmonë, bankave favorizuese, autoriteteve të dobëta të taksimit dhe një gjyqësor të frikshëm. Vetëm rruga e ndritur e transparencës demokratike mund të heqë pengesa të tilla; qeveria jonë është e vendosur ta ndihmojë atë të ndriçojë më tej.

*Project Syndicate-BIRN

15 komente në “Një plan për rimëkëmbjen e Greqisë”

  1. ??? says:

    E thjeshte fare, qe Greqia te dale nga kriza duhet te pranoje flamurin kuq e zi si flamur kombetar dhe te beje Ramen kryeminister

    1. enter''" says:

      Greqia do rimekembet!!! Plas!!!

      1. vlonjati says:

        pirth se lirohesh, i thone kesaj pune, nuk ka ilac qe e sheron semundjen greke, eshte nje lloj kanceri, qe do e coje detyrimisht Greqine ne falimentim, te tjerat jane dokrra

  2. tfgs says:

    Geia sou megale Gianni!
    sa per sunitet e Zike kolotrypida-s,st’arxidia mas………..

    1. eleΥΘeriskeΨi says:

      rufa alvaniko kavli re kolotrypida

  3. janullatos arxidoglyftis says:

    DIE GAYREEK MOTHERFUCKERS, DIE !!!

  4. Nje shqiptar says:

    Duhet lexuar dhe studiuar me shume kujdes ky shkrim i ministrit grek te financave. Ai ka analizuar mjaft mire gabimet e shkuara si konsumin e shfrenuar, burokracine e renduar etj. dhe propozon edhe rrugen qe duhet ndjekur per te rimkembur ekonomine e Greqise. Do ta keshilloja ta analizoje me shume rolin e derivateve financiare ne shkaterrimin e financave greke. Sot nuk leviz asnje dollar ne bote pa nenshkruar nje kontrate derivat, qe te propozohet si kontrate sigurije te investimit apo te borxhit por ne te vertete eshte takse fajdexhiu dhe prodhim financiar spekullativ. I uroje shtetit grek qe te ringrihet sa me shpejt, edhe per te miren e qindra mijra emigranteve shqiptare qe punojne atje. I uroje qe te gjeje rrugen sa me shpejt, pa filluar kriza tjeter qe po afrohet dhe qe do te jete shume me shkaterrimtare se sa ajo qe filloi ne 2008 dhe qe akoma nuk eshte shuar.

  5. Zigur Qarri says:

    Problemi eshte i thjeshte,mos harxho mbi mundesite qe ke,jo mish dhe peshk njeheresh,si jevgjitet greke.Varoufakis shkruan sikur te flitet per nje vend Europian,dhe jo per anadollaket grek.Kjo tregon qe ai ka ndenjur gjate ne Perendim,dhe nuk e njeh ne thelb mentalitetin e jevgjiteve te komunitetit te tij.Kjo ben te jete jasht realitetit me analizat per primitivet ortodokse te Greqise anadollake.
    Europa Perendimore investon miliarda ne shkence dhe teknologji,kurse Greqia ne ndertimin e Kishave dhe prodhimin e mjekrrcjapeve pedofile!
    Çfar do te eksportoje atehere?Mallrat greke jan te njejtat me ato te vendeve te varfera,jo konkuruese ne tregun nderkombetare.Çdo shpikje,
    çdo mall i ri qe del ne treg,ka vulen e Perendimit.Nje vend si Greqia,
    ku primare eshte ideologjia fetare,qe percakton indetitetin dhe vlerat shpirtorore,tregon qe jetojn ne retrospektive dhe jo realitetin e sotem.Imagjinoni,thone se Janullaposi eshte shkenctare,prifterinj shkenctare!Kjo eshte tragjikomike e nje komunitet idjot dhe trumykur.
    Mbas luftes se dyte Botrore,teknologjia ka pasur nje zhvillim te paparashikueshem.Ata vende(sidomos vendet e vogela) qe nuk kan investuar me pare ne shkence,per krijuar nje industri me teknologji me baza nacionale,e kan pothuaj te pamundur te ngrihen.

    1. seleni says:

      O zigur, duket sikur vjen nga nje planet tjeter. As qe e ke idene se c’behet ne greqi. Eja bej nje vizite dhe te siguoj qe do ndjehesh me njerezor dhe i pergjgjegjshem kur shet ‘ekonomi politike”

      1. Zigur Qarri says:

        Me mallëngjeve!Njerezorja eshte perkufizim subjektiv ne Greqi???
        Un thjeshte jap nje mendim.Nese ke gjë kundra,eshte e drejta jote.

  6. JA KY JAM UNE says:

    bravo ZIGUR QORRI tregoju realitetin atyre grekerve qe kan mercedes te dera dhe banjen e kane ne fund te baces,tregoju per ata mijera shkencetare qe kan dal nga ata universitete me fame boterore si KRISTAL,UFO, etj, tregoju qe bota nuk merret me ceshtje nacionaliste por bredh me vrap pas droneve, pas flamurit, dhe kush nga vipat ne bote qofte dhe vip nga ato gazetat porno beri shqiponjen me duar,tregoju per ato investime marramendese qe behen te ne ne industri shkence edhe kulture,tregoju per produktet e lazaratit qe me dinjitet po konkurojne produktet e tjera me fame boterore, tregoju-tregoju-tregoju per gjith ato kulte fetare qofte kisha apo xhamira po mbijne si kerpudha ne cdo qytet,tregoju per kontributin e pashoq qe po i bejme populli te issit, tregoju afriken e evropes qe quhet shqiperi.

    1. Zigur Qarri says:

      Trumykur,Mercedesi qenka patente greke,nuk e dija?!
      Un dij,qe Greqia zoteron patenten e emrit elektronike dhe mekanike,por nuk di te kete nje marke te vetme te njohur ne keto fusha.
      Un e di qe firma greke Coca-Cola HBC,eshte e vetmja firme greke me vlere ne bursat nderkombetare,dhe kjo jo e gjitha me kapital grek,tashme e zhvendosur jasht Greqise,ne Zvicerr,dhe e orientuar ne bursen e Londres.

  7. JA KY JAM UNE says:

    ti ZIGUR qenke me te vetet QORR,
    ku e lexove ti ne keto komente me lart qe thote per mercedezin qe eshte patente greke?

    1. Zigur Qarri says:

      Hahahaha….!!!

  8. kuq e zi says:

    me vjen keq por varufakis po ndjek te njejten politike te pareve te tij kerkon te blej sisitemin antiajror rus s-300 vazhdon te bleje armatime ne perendim pra miliarda euro harxhime dhe kur vjen puna te paguaj kestin 250 apo 750 milion thote qe rrezikojme te falimentojme po nuk na ndihmuat

    nqs nuk eshte shperdorim ky atehe kush eshte???
    ekonomia nuk eshte vetem teori se po te ishte ashtu komunizmi do mbizoteronte boten eshte shume i rendesishem faktori njeri ku ndergjegja eshte dicka themeltare kete vlere greqia nuk e ka…
    natyrish as ne dhe bashke me ne shume shtete ne europen e jugut te lindjes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje