Protestuesit u mblodhën përpara parlamentit maqedonas të mërkurën në mbrëmje pas përplasjeve me forcat speciale të policisë një ditë më parë, mes valëve të tensioneve politike mes qeverisë dhe opozitës të ndezura nga publikimi i disa përgjimeve ku implikohen zyrtarë të lartë në shkelje serioze.
Pati një prani të madhe të sigurisë pas përplasjeve të së martës, gjatë të cilave policia tha se 38 oficerë dhe një protestues u plagosën dhe 30 persona u arrestuan. Policia bllokoi të gjitha rrugët pranë ndërtesës qeveritare, ku do të mbahej fillimisht tubimi të mërkurën.
Protestuesit, kryesisht të moshës 20 dhe 30 vjeç, bënë thirrje për dorëheqjen e ministres së brendshme Gordana Jankuloska, që sipas tyre është përgjegjëse për mbulimin e përgjegjësisë së autoriteteve për vrasjen e një të riu, Martin Neskoski, që u vra nga një polic më 6 qershor 2011.
“Jemi mbledhur këtu të shumtë në numër, do të mblidhemi edhe nesër dhe çdo ditë derisa të shohim marrjen e përgjegjësisë për vrasjen e Martinit,” tha vëllai i të vdekurit, Aleksandër Neskoski.
Protestat vazhduan për më shumë se pesë orë dhe mbetën relativisht të qeta, edhe pse tifozët hodhën shishe ndaj oficerëve të policisë. Rreth 20 femra u përpoqën t’i ndalojnë ata, duke krijuar një mburojë njerëzore përpara kordonit të policisë për të ndaluar përplasje edhe më serioze.
“Provokues, shkoni në shtëpi,” bërtitën femrat ndaj tifozëve.
Protesta përfundoi në orën 11 të mbrëmjes, por prania e madhe policore vazhdoi përpara ndërtesës qeveritare ku ndodheshin bote me ujë dhe mjete të blinduara.
Protesta e mëparshme e të martës filloi pasi Social Demokratët në opozitë publikuan përgjime të ministres së brendshme Jankuloska, kryeministrit Gruevski dhe zyrtarëve të tjerë të lartë, ku ata dëgjoheshin teksa komplotonin mbulimin e përgjegjësisë për vrasjen e Neskoskit.
Neskovski, një i ri simpatizant i partisë në pushtet, u rrah për vdekje natën që partia e Gruevskit, VMRO DPMNE, festoi fitoren e saj zgjedhore më 6 qershor 2011. Vrasja, për të cilën u akuzua një oficer policie i cili më vonë u dënua, shkaktoi protesta kundër brutalitetit policor që zgjatën për rreth dy muaj.
Për rreth dy ditë, policia mohoi që ai incident kishte ndodhur, por pastaj e ndryshoi versionin e saj, duke konfirmuar identitetin e viktimës dhe duke u shprehur se kishin arrestuar të dyshuarin për vrasje – Igor Spasov, një anëtar i njësisë speciale policore të quajtur “Tigrat”.
Zyrtarët këmbëngulën se Spasov nuk ishte në detyrë në atë kohë dhe kështu ata nuk ishin përgjegjës për vrasjen. Por përgjimet e bëra publike nga opozita ditën e martë treguan se kishte një komplot për të fajësuar vetëm policin për vrasjen e të riut dhe të shmangin rënies e përgjegjësisë mbi zyrtarët e lartë.
Social Demokratët e opozitës filluan të bënin publike përgjime në muajin shkurt, duke akuzuar Gruevskin dhe kushëririn e tij, shefin e policisë sekrete Mijalkov, se kishin organizuar përgjimin e paligjshëm të më shumë se 20,000 njerëzve gjatë viteve, përfshirë këtu gazetarë, gjykatës, prokurorë, kryebashkiakë dhe madje edhe ministra qeverie.
Ndërsa kriza politike në vend mori hov, Social Demokratët lajmëruan se ata do të organizonin demonstrata të tjera këtë muaj, që do të kishin si qëllim rrëzimin e qeverisë së Gruevskit.
Mund te protestoni sa te doni, por jo te provokoni policine per t’ju dhunuar me te drejte.
Keshilla jote ka shume vlere
Provokim te duket ty lulja qe i dhuron ajo vajza policit ???
YYYYYYYYsht gomar .
Bravo Sllavo-Maqedonasit . Proteste vertet per tu marre shembull pavarsisht se un adhuroj protestat e dhunshme . Ato i shkundin nje here e mire rrenjet e kalbura te kastes.
Merrni armet dhe jepeni fund atij shteti me e mira qe mund te beni
Me mire ashtu si thua ti se sa nen nje shtet diktatorial dhe kundra-Shqipetar Gruevskian.
Ti vaftisi policia me zorr, ndryshe nuk behen njerez ata!
Zag man po ata jan soji yt qe po protestojn o gjakprisht..MONKEYDONC.
Jo jo, une jam vaftisur qe i vogel dhe gjysherit me jane varrosur me arkivol, keta i hedhin ne dhe me flamur ARAB..!
zig zag man je idiot si feja myslymane si ajo kristiane te dyja nje origjine kane. jane fe semite abrahamike qe e kane origjinen nga izraelo arabe. te dy keta popuj jane kushurinj me njeri tjetrin dmth kane nje rrenje
te dyja fete pra nje njesoj jane.. mos u mburr sikur kristianizmin e kane shipkur greket edhe sikur eshte fe me e mire.
te dyja jane per te kontrolluar njerzimin
me thuaj qe kur greket e lashte lane fene e zotave te olimpit kulturen e tyre dhe perqafuan nje fe e kulture semite sa matematikan astrolog filozof dijetar ka nxjere greqia ?????? 0 0 0 0 0 0 0