Cipras: Marrëveshja mes Athinës dhe kreditorëve varet vetëm nga vullneti politik

8 Maj 2015, 19:52Rajoni TEMA

Arritja e një marrëveshjeje për reformat që Greqia duhet të miratojë për të përfituar vazhdimin e dhënies së kredive për vendin, varet nga vullneti politik i Evropës, konfirmoi sot kryeministri, Aleksis Cipras.

Ndërkohë, ministri grek i Financave Janis Varufaqis, i cili përfundoi sot në Madrid një mini-turne evropian me një takim me ministrin spanjoll të Ekonomisë, Luis de Guindos, është shprehur plot shpresë që së shpejti mund të jenë në gjendje për të njoftuar procesin që do të çojë në fundin e krizës.

“Vetëm vullneti politik mund të garantojë arritjen e një marrëveshjeje mes Athinës dhe kreditorëve, BE dhe FMN, nuk ka çështje teknike për të zgjidhur”, deklaroi Aleksis Cipras para Parlamentit gjatë një seance pyetjesh nga deputetët.

“Ishte vetëm vullneti politik që mundësoi hyrjen e Greqisë në vitin 1980 në Bashkimin Evropian pavarësisht mendimeve të kundërta në atë kohë nga Komisioni, dhe ai që i mundësoi vendit të bëhet pjesë e euros në vitin 2000 ndërkohë që ai nuk përmbushte kushtet e kërkuara”, kujtoi kryeministri.

Përpjekjet e gjata mes kreditorëve dhe Athinës janë penguar nga rezistenca e qeverisë së re e të majtës radikale për të miratuar masat e reja shtrënguese, kryesisht ulje të tjera të pensioneve dhe pagave. Megjithatë, qeveria është shprehur këto ditë e gatshme për të bërë një kompromis për arritjen e një marrëveshjeje

2 komente në “Cipras: Marrëveshja mes Athinës dhe kreditorëve varet vetëm nga vullneti politik”

  1. Zigur Qarri says:

    Bullgaria i kujton detyrat e Shtepise fqinjit jugor,Greqise.Bullgaria nxit Greqine qe te kurseje dhe te jete korrekt me pagesat qe i detyrohet partnereve Europiane.E rendesishme eshte,qe Greqia te kurseje dhe me ne fund te mbaje premtimin per reformat,ndryshe jep nje shembull negativ per ekonomite private familjare,bizneset dhe tek qeverite e tjera antare te KE,qe te perdorin Eurot pa pergjegjesi,deklaroi Presidenti Bullgar Rosen Plevneliev.

  2. Shqipetari says:

    @@ Z.Cipras Aleksis, nuk ishte “Vullneti Politik” i Europes qe beri te Mundur Futjen e Greqise ne “Komunitetin Europjan” te quajtur ne ate Kohe.
    1-Greqia per Fate te mire kishte ne ate kohe nje Kryeminister te madhin Karamanlis,qe duke i Lutur Bythen sa francezeve (Miteranit)..ashtu edhe Gjermaneve,si dhe me ndihmen Amerikane dhe Angleze,duke lejuar bazat Amerikane ne Greqi,dhe duke Perdorur si Shkake kryesore se PO NUK U FUTEM NE KE-DO TE NA “HAJE” TURQIA…
    2-Z.Cipras ka nje Vebe seite ,ne te cilen shihet Qarte Historia e bashkimit Europjane,si dhe Historiku i cdo Shteti Antare.
    3-Qe ne hapin e pare te hyrjes ne KE-Greqia e filloj me te zhvatur,pa marre parasyshe ndihmat qe dha Europa, si dhe pa marre parasysh Miljonat e Dollareve qe merrte nga Amerika per Bazat e saj ushtarake ne Ishullin e Kretes(Guves-Hania)..si dhe ne Aktio-Preveze ect..
    4-Duket z.Cipras se ju vete nuk keni kohe te hidhni nje sy ,se si hyte ju ne Europe,te lexoni ato qe Shkruajne Europjanet per ju,apo mos do ti Quani edhe ato “Shkrime dashakeqe”, te “Imponuara nga Gjermania”…
    lexoni..lexoni z.Cipras ato qe shkruajne per ju qe me 1980.ten, pastaj dhe shprehuni,mos kujtoni se do tu mbushni mendjen te Gjitheve me “Ponjeraqa alla Ellinika”…sepse nuk i “Hane” te gjithe ato, tashme jane ngopur si Populli Greke i thjeshte ,ashtu edhe Gjithe Bota me Genjeshtart dhe Mashtrimet tuaja…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje