FOTOT/ Luftimet e Kumanovës, kush janë 5 të akuzuarit si drejtues të grupit të armatosur

11 Maj 2015, 16:09Rajoni TEMA
FOTOT/ Luftimet e Kumanovës, kush janë 5 të akuzuarit si drejtues

Pesë personat e akuzuar nga autoritetet maqedonase për sulmin e përgjakshëm në lagjen e Trimave në Kumanovë kanë lidhje të hershme me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe luftën e vitit 2001 në Maqedoni.

Policia maqedonase deklaroi se ka arrestuar Muhamed Krasniqin, Sami Ukshinin, Beg Rizajn dhe Deme Shehun, të cilët akuzohen se drejtonin grupin e armatosur në Kumanovë. I pesti drejtues i këtij grupi akuzohet të jetë Mirsad Ndrecaj, por ai nuk rezulton mes personave të dorëzuar tek policia maqedonase.

Mes të arrestuarve është edhe një shqiptar i quajtur Genc Sefa. Sipas policisë maqedonase, shtetasi nga Shqipëria është rezident në Gjermani.

BIRN analizoi profilet e të akuzuarve për sulmin e armatosur në Kumanovë në rrjetet sociale, prej nga rezulton se të pestë drejtuesit e akuzuar janë të lidhur me UÇK-në dhe me grupime të tjera të armatosura përgjatë viteteve 2000 në Ballkan.

Muhamed Krasniqi, i cili njihej si komandant Malisheva ka marrë pjesë në luftën e UÇK-së në Kosovë dhe atë të Maqedonisë në vitin 2001.

Dy drejtuesit e tjerë të grupit, Sami Ukshini dhe Beg Rizaj rezultojnë gjithashtu të kenë qenë luftëtarë të UÇK-së.

Beg Rizaj ka qenë ushtar i UÇK-së në zonën e Dukagjinit dhe pas luftës ai ka shërbyer edhe si truprojë e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj. Ndërsa Sami Ukshini, i cili njihet si komandant Sokoli ka marrë pjesë në konfliktet e armatosura në Kosovë dhe në Maqedoni.

Emrat e tyre janë lakuar edhe në incidentin e Goshnicës, ku një postë policie u sulmua nga një grup i armatosur më 21 prill 2015. Sipas gazetës serbe Blic, ky sulm ishte inskenuar nga shërbimet sekrete maqedonase për të tërhequr vëmendjen nga afera e përgjimeve.

Blic shkruante gjithashtu se për incidentin ishin paguar rreth 2 milionë euro. Ndërsa Ukshini dhe Begaj ishin takuar para ngjarjes me Ali Ahmetin, i cili sipas gazetës serbe kishte qenë kundër.

Në faqen e tij në Facebook, Sami Ukshini i cilësoi këto akuza si “dizinformata”. I arrestuari i katërt nga policia maqedonase rezulton të jetë Dem Shehu nga Deçani. Ai ka qenë gjithashtu luftëtar i UÇK-së në Kosovë dhe në Maqedoni.

Mirsad Ndrecaj është i akuzuari i pestë i autoriteteve maqedonase për sulmin e përgjakshëm në Kumanovë. Por ndryshe nga katër të tjerët, Ndrecaj nuk është arrestuar ende nga policia.

Gjatë luftës në Kosovë, Mirsad Ndrecaj njihej me nofkën “komandant Nato”. Më vonë, ai ishte aktivist shumë i afërm me AAK-në e Ramush Haradinajt dhe në vitin 2009 u arrestua në Gjakovë me dyshimin se ishte përfshirë në një skemë të manipulimit të votave.

Pesë ish-komandantët e UÇK-së akuzohen nga autoritetet maqedonase se organizuan sulmin e përgjakshëm në lagjen e Trimave në Kumanovë gjatë së shtunës dhe të dielës.

Gjatë këtyre sulmeve mbetën të vrarë tetë punonjës të policisë, 14 pjestarë të grupit të armatosur dhe u plagosën mbi 37 persona.

 

27 komente në “FOTOT/ Luftimet e Kumanovës, kush janë 5 të akuzuarit si drejtues të grupit të armatosur”

  1. Enver Slobo says:

    Shteti shqiptar duhet urgjentish te distancohet nga keto monstra te ndyra. Keta jane terroriste qe kerkojne vetem lufte, pasi ate kane te vetmin biznes, sic duket nuk kane marre mjaftueshem placke ne luftrat ku kane marre pjese. Eshte turp per shetin shqiptar dhe te gjitha gazetat qe bene heroj nga keta islamike te ndyre. Urgjentisht distancim dhe denoncim keture monstrave. Prisni dhe pak dhe akome me shume lajme do dalin per keto mbetje islamike. Shikoni profilet e ture ne FB vetem me mjekra dhe xhami, adhurojne isis.
    Keta amerika i cliroi, por keta nuk kane bese, keta njohin vetem dhunen.
    per keta vetem Enveri dhe Sllobodani ishin ilac. Ahhhh….sikur vetem 1 ore te ishin gjalle.

    1. xxxx says:

      Ku e shikon islamikun ketu mor mik apo futja pordhes se keshtu na pelqen sa rrota kkkkkk ka kjo Shqipri thjeshte injorant pa piken e llogjikes o je o je o je

    2. Axhim says:

      Ta kishin lujt ty mire

    3. toni says:

      Tallet gruevski dhe merr hak ne shqipetaret se Shqipetaret e Maqedonise perfaqesohen nga dy plakusha pensioniste si ali ahmeti dhe menduh thaqi. I ka vene perpara gruevski se shikon dhe thaqin e kosoves dhe ed gjatoshin qe i bejne fresk.
      Populli shqipetare duhet te dale ne krah te djemeve trima qe dhane jeten per lirine per token Shqipetare
      Shqipetaret duhet te vleresone tani qarte se kush eshte hashim thaqi, edi rama e lideret e shqipetareve te maqedonise te cileve ju ka ikur zeri dhe figura per nje ngjarje qe duhet te ngrinin me force zerin e prostestes per ate sulm gjakatar qe ushtria maqedonase ndermori ndaj shqipetarve dhe jo vetem kaq por vec vrasjeve shkaterroi dhe rrenoi ekonomikisht shqipetaret qe banojne atje duke ju shkaterruar shtepite dhe cdo pasuri qe kishin. Kjo eshte jo zbatim ligji por hakmarrje.

    4. afrimi says:

      o enver slobobo kujdes dhe mos i ngatrro gjerat si islamin terrorizmin luften per barazi etj.ku me gjet at element te perbashket shqiptar ne ballkan si thua ti me hashim thaqin sali berishen ali ahmetin isa mustafen po te pyeten keta amerika duhet te terhiqet krejt jo nga hapsira shqiptare por edhe nga europa e pastaj dihet se kush do te na udheheqin edhe per 50 vite e meshume …si enveri i juaj dhe slloba qe e paske edhe mbiemer gjoja ….

  2. tfgs says:

    pune korrakesh,perpara se ti cojne ne qeli tu futin edhe nga nje hu ne bithe………….

    1. cupi says:

      Ku ka me korrak se ju qe jeni kthyer ne lypsa te Europes

    2. Axhim says:

      TFGS, se pari mun me te hy ty qaj hu

  3. sit. back..and relaks →→→ says:

    ky i fundit me xhakete GAP

    1. elona says:

      Ky eshte Beg Rizaj.E kam njohur personalisht.Ka qene luftetar i UCK dhe truproje i Ramushit.Thone qe ka qene lider i trafikut nderkombetar cocaine,arme,makina etj.Dyshoj qe te jete rekrutuar nga maqedonasit.Do kene ndo1 plan B.

      1. Reflection says:

        E si e njohe personalisht, apo edhe ti merreshe me droge etj??? “thone…thone”….. pffff

  4. une says:

    Ne lajm thuhet: mes te arrestuarve edhe nje shqiptar i quajtur Genc Sefa…Pse ata te tjeret cfare jane? Nuk jane shqiptare? Mos beni gafa te tilla se jane te renda. Te tjere keto dite thone ne lajme qyteti maqedonas i Kumanoves, nderkohe qe ai eshte qytet shqiptar ne Maqedoni ashtu sic eshte popullsia shqiptare ne Maqedoni

    1. xxxx says:

      o ti me pseudonimin une ne jemi shtet tjeter qe quhet shqiperi edhe zvicra flet gjermanisht por sdo thote qe jane gjerman edhe austria flet gjermanisht por sdo thote qe jane gjermane etj kshu dhe puna e ktyre maqedonsave shqipfoles flasin shqip por sdo thote qe jane shqiptar ata lind jetojne etj e shtetesi maqedonse. Po tjua shikosh pasaporten e kane maqedonse kshu pra gazeta e ka mire qe thote mes maqedonsve ishte dhe nje shqiptar e ka shume mire ska gafa ktu ju pelqen apo sju pelqen juve.ju cdo ngjarje doni te na perzjeni dhe ne te shqiperise por kete radhe jo.

      1. Republika e Bananeve says:

        o ti idioti xxxx

        Shqiptare quhen te gjithe shqipfolesit me kombesi shqiptare qofshin keta me shtetesi kosovare, maqedonase apo serbe.

        Percaktimi me i sakte eshte shqiptar i maqedonise i kosoves etj…

        ai me pseudonimin: “une” ka shume te drejte. nuk mund te veçosh njerin apo tjetrin si shqiptar! Tema duhet te redaktoje shkrimet para se ti publikoje ose te gjeje gazetare e jo idjote te ardhur nga fshati si puna jote qe marrin guximin e thone idiotesira!

        Fjalia e sakte duhet te ishte… mes te arrestuarve edhe nje shtetas shqiptar…

      2. tfgs says:

        Dhe perseri gazetari beri gabim qe e identifikoi personin ne fjale si ”shqiptar”,pasi flitet per nje sunit shqipfoles por kurrsesi shqiptar…………….jo te gjithe sa flasin shqip jane shqiptare,sidomos kur flitet per nje shtet me 80% muslims…

  5. Ajaxs says:

    Po te ishin trima nuk duheshin te dorezoheshin. Ata qe ishin trima r

  6. Jeronim de Rada says:

    Nje lufte e cila nuk na u desh fare!

  7. naleti says:

    krejt kjo lufte u ba per shkak se ju hargjuan paret AAkse.Humbja e Pejes dhe gjakoves moslejimi i haraqit ne Dukagjin, u dashte nje marreveshje ne mes Ramsh haradinajt dhe Menduh thaqit i cili ndermjetsoj ne mes Ramushit dhe sigurimit shtetror Maqedon ku Lideri i AAKse merr miliona e ky detyrohet te gjeje te rinje kosovar qe maqedonet ti vrajne, e Ramushi te merr miliona

  8. AK-47 says:

    Nuk do ti quaja luftime por Epopeja e Lagjes se Trimave!!

    Lavdi deshmoreve qe rane per Atdhe!!

  9. orakulli says:

    E bene me mend,se duan te shperngulen !

  10. arben says:

    E vetmja gje qe sot nuk eshte ne interes te kombit shqiptar eshte cdo lloj akt i dhunshem e kryer nga persona te ndryshem nen emrin e kombit shqiptar.Cdo akt i tille u sherben qarqeve te caktuara anti shqiptare dhe sidomos atyre fqinje qe kurre nuk jane pajtuar me statusin qe kombi shqiptar po konsolidon ne Ballkan.Interesat kombetare sot mbrohen vetem me nje politike te perbashket te te gjithe elementit shqiptar ne Ballkan si dhe duke patur perkrahjen e gjithanshme te aleatit tone te madh SHBA.Cdo akt tjeter do te quhej tradheti kombetare dhe koha ka per te na ndeshkuar.

  11. TM says:

    CFARE NDRYSHIMI KA NE ATE FOTO ? NJESOJ SI TERRORISTET ARABE ME ARME NE KRAH. TANI TERRORISTET PO I SHOHIM EDHE NEN FLAMURIN SHQIPTAR. NUK SHIKONI BOTEN QE PO ECEN PARA?!

  12. gjoni says:

    Me falni por une ketu nuk shoh asnje emer Shqiptar. Keta emra tingellojne si kur te ishin nga Pakistani apo Turqia.
    Plaga me e madhe e Europes sot jane te ashtuquajturit Shqiptare Islamike.
    Sa per qeveritaret ne Tirane dhe Prishtine???????????? Keto jane ma ANTI SHQIPTARE.
    Keta trima kure jane ne lufte me Serbet ulen ne gjunje the luten kah Amerika, kure i kane punet mire ikin ne Turqi e Arabi.

  13. Denissi says:

    Keta jane djemt me te mire shqiptare,,,,Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj i njof personalisht,,,dhe nuk dyshoj qe punojne per te miren e kombit,,,,e sa i perket islamisteve,,,keta besojne ne Zot se nuk jane ateiste por qe me se pari jane patriot te mirefillte,,,kane qene te gjithe luftetare te brigades se Ramush Haradinajt ne Rrafshin e Dukagjinit,,,keshtu qe matuni kur shkruani per keto djem se shqiptari e ka zakon qe tja fusi kott sa here e qel gojen ose i luan duart te shkruaje,,,,popull thashethemegji total,,,,

  14. UCK says:

    Moderator i dashur, cfare kallo te kam shkelur qe e ke futur UCK ne rreth te kuq?
    Nuk i ndjen fare kallot qe te shkel TFG dhe beqirat e tjere te Janulles, por kercen perpjete dhe i fshin replikat qe ju bejme fyrjeve dhe racizmit grekomadh ne mediat tona.
    Nuk e ke mire keshtu, mor bir.
    Nese duhej te ishte fshire ndonje nick nga bllogjet tons, duhej te ishte nicky i qelbur ‘tfg’.
    Nurse ti o moderator, e ke vene ne qoshe, ne krye te buxhakut.
    Aty mbaje, ti shohesh hajrin.

  15. kanan tafili says:

    Skenari i kesaj ngjarje eshte shum i qarte, sherbimi sekret maqedonas ka gjetur 5 ish ushtare te uqk,te cilet mbas lufte jane bere kontrabandist dhe trafikante droge u kane dhene 2 milion euro dhe keta kane genjyer njerte ndershem dhe patriote dhe i kane nxjerr ne prite ne kumanove , dhe per vete jane dorzuar, haram e paqin qumshtin e nanes,,,,,,,,,

  16. Mark Gjonaj says:

    Nga kjo gjitheperfshirje ne kete sulm, veshtire te dalish me nje konkluzion. Ku jane partite politike kryesore, qe te mos lihet prodominimi i vlersimit maqedonas; ata do ta manipulojne ceshtjen nga fillimi ne favor te tyre; aty shesh beteja ishte si ne Liban. Mendoj se do te ishte e justifikueshme qe ky grupim shqiptaresh te ishte i deklaruar terrorist, se sa te padeklaruar dhe me qellim te ndermerrnin sulm ndaj stacioneve policore te ketij shteti. Po, nuk e kuptojne keta se ne Maqedoni sherbejne dhe shqiptare, jane komunitet i perbashket me maqedonasit dhe me kombesi te tjera. Ketu ka shume komente e hamendesime per kete sulm terrorist, por nese vazhdojne keshtu pa kahje dhe shkaqe aty per aty(shikojne dhunen e maqedonasve), do t’i denojne rende dhe banoret shqiptare, aq me shume nese keta jane bishta te partive politike ne Kosove e Maqedoni! Kim Mehmeti ishte mjaft i revoltuar, por duhet te qetsohet dhe s’ka perse te denoje dhe fyje drejtuesit e Shqiperise! Une mund t’i them se akumulimi shtypes prej vitesh, nuk e justifikon kete sulm vetvrases!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje