Sondazhi i parë i IPR Marketing: Veliaj i sigurtë, Dako kryeson në Durrës, Voltana udhehëq, por 23 për qind janë ende të pavendosur

13 Maj 2015, 23:02Politika TEMA
Sondazhi i parë i IPR Marketing: Veliaj i sigurtë, Dako kryeson

IPR Marketing dhe Ora News ka publikuar në Tonight Ilva Tare sondazhet e para për zgjedhjet e 21 qershorit për qytetet e Tiranës, Durrësit dhe Shkodrës. Sondazhi është bazuar në shpërndarjen e popullsisë sipas censusit të vitit 2011. Në Bashkinë e Tiranës janë pyetur 1007 persona, në Durrës 1001 dhe në Shkodër janë pyetur 1003 persona. Ky sondazh është zhvilluar nga data 7 deri më 11 maj dhe marzhi i gabimit të tij është +/- 3.2%.

Tirana

Në Tiranë i përzgjedhuri i qytetarëve nëse zgjedhjet do të bëheshin sot, do të ishte Erion Veliaj me 45.5% të votave. Pas tij vjen Halim Kosova me 36.5 % të votave dhe surpriza është Gjergj Bojaxhi, i cili edhe pse është shumë larg qëllimit të tij për të fituar Tiranën, merr 12.5% të votave të qytetarëve të Tiranës. Pasojnë Sazan Guri me 4% dhe Arben Tafaj me 1.5%.

Partia Demokratike në Tiranë vazhdon të vuajë nivelet e humbjes së vitit 2013 dhe paraqitet në të njëjtën përqindje e ndërsa elektorati që i humbi në vitin 2013 rreth 10% më pak se në 2009, nuk i është kthyer por mund të thuhet se ka shkuar tek Gjergj Bojaxhi, I cili mund të ketë marrë vota edhe nga 15% I koalicionit të majtë

Erion Veliaj e sheh veten fitues sipas këtij sondazhi të parë ndërsa votat për të janë më pak se votat për koalicionin e majtë që e mbështët atë. Koalicioni i majtë kryeson bindshëm në Tiranë me 60% të votave, duke mos reflektuar kosto të qeverisjes 20 muajashe, ndërsa e djathta duhet të kurojë plagët e vitit 2013 pasi vijon të mbetet në kuotën e 35.5% të votave.

Interesante është se Halim Kosova merr sot 1% të votave më shumë se koalicioni që e mbështet. Mbase Partia Demokratike nuk duhet t’i bëhet pengesë për rrugëtimin e tij drejt karriges së kryetarit të bashkisë

Nuk mund të thuhet nëse Gjergj Bojaxhi e priste këtë rezultat nga ky sondazh por nëse do t’i ruajë këto vota, është në rrugë të mbarë. 12.5% të votave të Tiranë me bashkinë e re përkthehet në gati rreth 40 mijë vota dhe nëse do abstragojmë, përkthehet në 4 deputetë në qarkun e Tiranës, nëse grupi “Ne Tirana” do të hynte në zgjedhje të përgjithshme. Edhe ky ndoshta është një mesazh i qartë i votuesve kundrejt partive politike ose kundrejt gjithë kandidaturave të pavarura që aspirojnë të angazhohen në jetë publike.

Për t’u theksuar është fakti se 21.2% e votuesve nuk kanë vendosur ende se cilin kandidat të votojnë.  Kështu që edhe pas diferencës së thellë, jo vetëm Halim Kosova, por edhe Gjergj Bojaxhi ka shpresë që nëpërmjet fushatës së tij të kthejë garën për qytetin e Tiranës, e cila pas këtij fotografimi të votës duket si e mbytur.

Durrësi

Në Durrës ka garë deri në votën e fundit. Grida Duma edhe pas entuziazmit të kthimit në qytetin e lindjes nuk ka mundur dot që brenda kësaj kohe të kthejë votën në favor të saj. Vangjush Dako vazhdon të mbetet i preferuari në Durrës edhe pas 2 mandatesh qeverisje ku pritej të kishte më shumë kosto për qeverisjen e tij lokale dhe të problemeve të evidentuara. Megjithatë diferenca në favor të Vangjush Dakos është pothuajse e pakonsiderueshme. Ai merr vetëm 51% të votave kundrejt 49% të Grida Dumës, vota që nëse i ruan, i mjaftojnë për t’u shpallur kryetar i Durrësit. Por rruga që duhet të përshkruajë Dako për ta ruajtur këtë avantazh është tejmase e vështirë, ku i duhet të kalojë edhe nga 25.8% e elektoratit i cili nuk e ka vendosur akoma se cilin kandidat të votojë.

Kush është maniak i shifrave dhe strategjive zgjedhore, të ulet para televizorit me stilolaps në dorë dhe të shohë Durrësin. Nuk do të zhgënjeheni.

Vangjush Dako gjithashtu merr më pak vota se koalicioni i majtë që e mbështet atë. Aleanca për Shqipërinë Europiane merr 57% të votave ndërsa e djathta vetëm 41.5% të votave.

Shkodra

Shkodra duket se pas votës majtas në vitin 2013, do të vazhdojë të qeveriset nga e djathta. Voltana Ademi është në avantazh të thellë përballë kandidates së PS, Keti Bazhdari, respektivisht 60% për kandidaten e djathtë dhe 40% për kandidaten e majtë. Bie në sy që ndryshe nga qytetet e tjera PD ka rekuperuar ndjeshëm elektoratin e humbur në Shkodër. Mbetet për tu analizuar nëse ka ndikuar kandidatja në këtë rritje.

Ndërkohë elektorati që nuk ka vendosur akoma se cilin kandidat do të votojë, është i lartë, 23.6%., por gjërat mund të ndryshojnë gjatë fushatës. Kështu që në Shkodër ka akoma garë edhe për Keti Bazhdarin pavarësisht diferencës së thellë.

Votat për këshilltarë do të jenë sërish të djathta ku koalicioni i djtathtë merr 55% të votave dhe koalicioni i majtë, 43.5%. Vihet re që Keti Bazhdari si kandidate merr më pak vota se koalicioni që e mbështet dhe kjo mund të shpjegohet me votat e aleatëve si FRD dhe PDIU ku pavarësisht se janë në koalicionin e majtë, mund ta kenë të vështirë të bindin elektoratin e tyre, i cili është kryesisht i djathtë, që të votojnë një kandidat që vjen nga e majta.

Gjithsesi jemi akoma në fazën ku fushata elektorale nuk ka filluar ende zyrtarisht dhe efekti i saj mund ta ndryshojë votën e qytetarëve radikalisht. Tani kandidatët kanë një sondazh të kryer me profesionalizëm, nga IPR Marketing dhe Ora News nga e njëjta kompani që u dha rezultatet e sakta si në vitin 2009, ashtu dhe në vitin 2013 në zgjedhjet e përgjithshme.

53 komente në “Sondazhi i parë i IPR Marketing: Veliaj i sigurtë, Dako kryeson në Durrës, Voltana udhehëq, por 23 për qind janë ende të pavendosur”

  1. tolja says:

    Ja fusin pordhes kot. jane sondazhe te manipuluara dhe te mirpaguara. As zyres se Fuges ne katin e pare te PS nuk i dalin numrat per Veliajn.

    Spo flas per Dakon ne Durres qe esht muhabet i mbarum dhe qe Duma fiton me mbi 60% ?

    1. kosta says:

      Grigja Duma,fiton me mbi 120%,si puna e Kallashit te Maqedonis.Duma i rregjistron ato me kacavid kryq,prandaj e ka te sigurt ate mikun,sa per tu bere kryeqyqare e Bashkise,hajt se folim.He po me kalkulimet e shpellar Burishes nga ztra e shqupit ne katin e trete,fiton edhe ate mikun ne gjithe Shqiperin.Plako!Ska qyteterim me shpellar,katunar,lopcare.Besoj se kesaj kategorie i perkisni ju qe mbani shprese ke Grigja e co.Hajt te shkume shqupistave.Rrasin na nji tase trahana e me pas qe te dukeni pak qytetare na i gote uiski por kujdes,pa xhin se ktheheni prape ne origjine.Tung.

  2. Koko Bobo says:

    Si voltana udheheq? Voltana eshte 20 pike para…Aty ska gare. Veliaj eshte per ibret, po te mendosh se sa para jane investuar tek figura e tij. Te isha si ai do mbytesha diku…Dako do humbase me kete ritem…

    1. gerti says:

      Veliaj e ka te sigurt fitoren ne Tirane. Arsyeja e pare eshte se per keto kater vite Tirana u drejtua ne menyren me te keqe te mundeshme per te mos thene nuk u drejtua fare. (Mjaft te kujtojme premtimet per Tramin, hapsirat e gjelberta, hapjen e qendrave rinore, kartat e studentit etj, asnjera nga keto nuk u realizua). Nje tjeter arsye eshte fakti se koalicioni i Aleances per Shqiperine Europiane kurdohere ka qene dominues ne nje qytet si Tirana.

      1. lili says:

        Ne qofte se te mungojne hapesirat e gjelbera faj eshte i rames,se basha asgje nuk ka ,pra gjendja eshte ajo qe na e la Rama!

      2. goni says:

        ne mbledhjet e shtabeve socialiste kerkojne qe te identifikohen votuesit qe jane punonjes te administrates shteterore. ndoshta sepse ju dalin shume mire sondazhet!!!

  3. analisti Hajri Qili says:

    kush jane keta truthare qe do te votojne per kete fikun e Rames…?

    1. nje histori ne sondazh says:

      Ky sondazh verteton katerciperisht dy gjera;
      E para qe Luli dhe Berisha vazhdojne te humbin kur nuk vjedhin.
      Dhe e dyta, qe socialistet po rebelohen ndaj Rames, sepse Rama imponoi kandidate kunder vullnetit te PS. Sipas ketij sondazhi, 1 ne 4 socialiste refuzon te votoje Velian.


      Ne Tirane ASHE fiton 60% te votave, kurse Velia merr vetem 45.5% .
      Pra 25% e socialisteve refuzojne te votojne Velian.
      Ne Durres ASHE fiton 57% , kurse Dako merr vetem 51%.
      Ne Shkoder ASHE fiton 43.5%, kurse Bazhdari merr vetem 40%.

      Nuk eshte cudi rebelimi ndaj Erionit, pasi edhe sondazhet e PS treguan qe socialistet as nuk e donin te konsiderohej ne Tirane. Kurse te preferuarit Majko dhe Klosi u ekzekutuan nga Rama pa as me te voglin justifikim.

      Nje gje eshte e sigurt, qe socialistet qe nuk e votojne Erionin nuk u mungon njohja per Erionin, perkundrazi ata e njohin shume mire.

      Erioni u vu deputet i sigurt ne listen e PS menjehere pas deshtimit te g99. G99 garoi me miliona euro mbeshtetje qe kishte prej kohes se Mjaftit, por morri aq vota sac kishte anetare kryesie.

      Por Erioni thote qe eshte krenar sepse ju afrua 1 perqindshit te votave, por ne fakt as 1 perqindeshin nuk e fitoi, por e morri ne Berat duke kandiduar nje figure te PS. Pra Erioni beri fiks ato skemat qe denondonte 10 vite me rradhe kur ishte tek mjafti, dhe prapeseprape deshtoi.
      Pas 23 qershorit gjithe anetaret e kryesise se g99 u emeruan ne bllok drejtora te rendesishem nga Rama. Nderkohe socialistet e motshem u lane rrugeve sepse ata nuk e kishin share partine socialiste sic kishin bere keta te g99 per 10 vite me rradhe.
      Kur kryesia e g99 u bene drejtora, nuk mund te pranohej qe kryetari i ketij grupi drejtorash pa vota te behej me pak se minister. Prandaj Rama serish i vuri doren dhe e shtyu edhe me lart Erionin, pa marre parasysh partine, demokracine, nje anetar nje vote, transparencen, kontributet, e te tjera si keto qe Rama i reciton si bilbil kur flet ne televizor.

      Por prape dashuria per Erionin ishte e pashterrueshme. Si minister Erionit ju bene te gjitha sherbimet qe te dukej minister. Rama per dy vjet me rradhe morri pjese ne eventet e Erionit me shume se ne ministrite e tjera te marra se bashku. Erionit ju dha edhe ligji i dosjeve qe u quajt “ligji Velia” edhe pse ministria e Erionit nuk kishte kurrfare lidhjeje me kete ligj. Si shembull u morr Gjermania, por ministria e Erionit nuk kishte lidhje me shembullin e Gjermanise. Rendesi kishte qe ai te dukej minister por ja qe 1 ne 4 socialiste nuk e hengren as kete llokume.

      Nuk eshte aspak cudi qe PS te fitoje edhe te gjitha bashkite, sepse socialistet kane qene gjithmone shumica ne vend. E vetmja menyre sesi Berisha ka fituar ka qene duke vjedhur votat, ose duke blere LSI-ne. Para ca vitesh Berisha e bleu LSI-ne duke i ofruar 20% te pushtetit. Pastaj ne Lalez Rama i ofroi LSI-se dyfishin e Berishes, pra 40% te pushtetit, dhe s’do mend qe nje parti SHPK s’mund ti rezistonte nje oferte te tille.

      Tashme e vetmja shprese e vendit jane socialistet, por Rama po e shkaterron partine me velinat e tij. Prandaj socialistet jane per tu pergezuar per kete emancipim, qe nuk po e ndjekin qorrazi Ramen ne keto turpe qe po ben. Keto zgjedhje nuk i organizon Berisha prandaj fitorja eshte e sigurt. Fitorja e vertete eshte qe Rama te marri shuplakat mbrapsh sic i morri Berisha sepse keshtu nuk mund te vazhdohet me.

    2. Atdheu. says:

      JO JUVE DHE SHOKVE TUJ DO TU JAPIM CA GJETHE FIKU TE MBULONI TURPIN QE JU KA ZENE FETYREN.

    3. Hustler says:

      Te njejtet truthar qe votuan Lulin e Gites ne 2011

    4. anananananaanana says:

      Se sa te besueshme jane sondazhet e kuptuam nga zgjedhjet e fundit ne Britani.

    5. Dru me says:

      Gazeta Tema,,,po iken per lesh,,,,,vetem katunare komuniste komentojne ketu,,,,,,ika lale se nuk u rrika ktu

    6. Marko says:

      C’te duket vetja ty more karajfil qe gjykon keshtu. mos ke nevoje per ndonje gjethefiku ti meqe e paske mendjen tek fiqte. PO KATUNDAR JE, DUKESH.

  4. jon says:

    hahahahaha oj shqiperi e mjera shqipni kush te ka qyt me krye nhy

  5. Tirona says:

    Nuk jam dakort fare, po fare me kete sondazh. Sondazhi u be njehere dhe nuk ka nevoje te perseritet. U be ne gazeten “Panorama” dhe ne “Balkan Web”. Atje kemi fitore e te djathtes ne 100% te bashkive.

    1. Marko says:

      Po normal qe ne webfitoni se ju po rrini kot gjithe diten ne fcb si gjyshi…

  6. heli says:

    po qe ma mbushe mendjen ?

  7. rilindasi i vdekur says:

    Para shkodraaa. ec aty Grida! ca ma mbani kte legenin ne tirane si favorit mer?! eh ta dinit se kush jam une qe po komentoj ne kte menyre se di ca do thoshit. sjam naj politikan jo,as figure e shquar.. jam nga ato qe para 23 qershorit komentonin ktu nate e dite per te sjell driten ne shqiperi dhe sollem terrin! SALI BERISHA?? eshte LULE para ktyre! Uroj me gjithe zemer fitoren Pd-s sepse per momentin eshte e keqja me e vogel ne shqiperi! U knaqem dy vjet me propagande,pa pune,pa drita,pa uje,pa rruge,korrupsion etj etj. eh cpaske qene me fat mer BAC! vota ime dhe e gjithe gjakut tim do jete per ty! dhe kjo jo se te kam xhan por per te vazhduar shpresen se ndonje dite do dal ne drite PARTIA SOCIALISTE E SHQIPERISE qe tani eshte pushtuar nga nje grup kriminal i ashtuquajtur Rilindje!

    1. kosi says:

      Ke shum te drejte qe PS-ja eshte zhdukur dhe ajo qe ka ngel ka rene ne duar te klaneve sorisiste. Jam dakort qe jemi dhe ekonomikisht me keq dhe se kur qeveriste krimineli sali. Por duhet te kuptosh nje gje te vertete, as PS-ja as PD-ja nuk do te mund te qeverisin ne menyre sa me qytetare nese ne qeverine e tyre do te jete partia kriminelo-hajdute lsi. Kryebastardi like floriri, nuk mundvta kuptoje qeverisjen pa vjedhur dhe pa vrare njerez.

  8. eli says:

    erion veliaj drejtimi i duhur per tiranen

    1. sonila says:

      me ne fund edhe me sonazhe po e tregojm qe erion veliaj do e fitoje tiranen bindshem

      1. fiona says:

        fitore e thelle,uaaaaaaaaaaaa super erion veliaj me ne fund do drejtoje bashkine e tiranes

      2. Dru me says:

        Sa bukur i ktheke pergjigje vetes ! Sa ju jep ne ore Zogu i Rames ?

  9. kokoko says:

    bravo bojaxhi. edhe pse kam tendenca te majta, duhet nje njeri qe nuk ka lidhje me dy bandat kriminele.

    1. Marko says:

      Ke te drejte ke vella, me mire te behesh me nje kryetar bandash…

  10. besnik says:

    NUK KISHTE SI TE NDODHTE NDRYSHE PER TIRANEN. VELIAJ ESHTE FITUESI ABSOLUT.

  11. endri says:

    Erion Veliaj konfirmohet edhe nga sondazhet qe eshte fitues i ketyre zgjedhjeve. Prandaj ne shkojm te sigurt ne fitore. Alenaca e majte do fitoj edhe shumicen e keshillave. Sepse te gjithe do zgjedhin drejtimin e duhur

  12. nili says:

    Normale qe rezultojne fitues,ska sesi te ndodhe nryshe.qeverisja korruptive dhe rrubatare e pd eshte e mirenjohur dhe populli nk i beson me.sa per shkodren ,edhe shkodra do jete e majte pasi kryetari bashkise shkoder ka frik se e shohin te bashkepunoj me kryeministrin per te miren e shkodres

  13. Andi says:

    Veliaj eshte kandidati me super e meriton ka cilesi shume te mira komunikuese aftesi shume te mira per te bere pune te mira dhe te suksesshme thjesht eshte me I miri per Tiranen

  14. arjan says:

    Fitore per erion veliaj. tashme edhe sondazhet flasin. por populli flet me 21 qershor qe do e votoj masivisht per erion veliaj

  15. andrea says:

    tashme te gjithe e kane kuptuar drejtimin e duhur,per nje bashki per qytetaret, erioni eshte me 99 % kryetar bashkie,ndersa ne durres vanxhushi dovazhdoje te drejtoje bashkine,nuk mund ti lesh drejtimin nje llafazaneje si grida qe di vetem te llapekot me kot, por nuk thone keq qeni qe leh nuk kafshon

  16. dori says:

    Ne te gjithe vendin del fitues aleanca e majte. Erion veliaj fiton bindshem sepse po punon shume qe te rikthej tiranen ne drejtimin e duhur

  17. Bledi says:

    Tirana meriton nje kandidate te denje qe te marre seriozisht kryeqytetin per ta cuar perpara drejt modeleve perendimore kete mund ta beje shume mire vetem kandidati I majte

  18. franci says:

    Nuk besoj fare se ne shkoder do votojn pd pasi u be 25 vjet qe ata e kan bashkin dhe u desh rama qe te behej stadiumi. Mjafton ky fakt qe shkodra ta japi voten djathtas. Sa per tiranen kush mund ta votoj me pd me ate deshtim te kryetarit te saj. Ne durres te votosh griden eshte aq e thjeshte per tu kuptuar se i bie me votu saliun si mentor qe e ka

  19. Amaraldo Golemi says:

    Skema e projektuar nga komandanti, pastaj e ilustruar nga Zaloshnja dhe e provuar nga mafia italiane. Ne ditet ne vazhdim pritet qe ato 23% e te pavendosurve ne Shkoder te kalojne tek Keti dhe keshtu ajo fiton, pas dy javesh Dako barazohet me Dumen per ti bere presion qe te paguaj edhe nja 5 million euro te tjera,dhe kur te kete bere pagesen kalon prap ne avantazh me 53%, Bojaxhiut I ikin 8% nga te cilat %5 I shkojne Veliajt dhe 3% Kosoves.
    ere qenefi ridhindjeje

  20. caci says:

    Absolute,Veliaj fiton fale idiotit Basha qe e la Tiranen sic eshte vehte,qullac ,hajdut dhe mashtrues.Veliaj tani eshte ne fazen e gjelit ,vetem kendon kot pa inventar,vetem fitore duhet ,kush pyet per popullin gomar qe voton kot,Veliaj ka dhe supermenaxherin e ambientit dhe natyres P.HD.Dash Peza qe ka qene ne USA per nje master”si pastrohen nevojtoret ne amerike dhe si vidhet ne shqiperi’,biles Rama kur ishte Kryetar i Tiranes e vuri ne funksionin e Rakise dhe ujrave te zeza.I lumte Veliajt qe tani ka nje horizont shume te qarte per punet e tiranes sepse e krahason me Haitin ku pastronte ne frengjisht halet e te varferve,Mamaja e Veliajt ka vendosur qe pensionin patriotik qe merr,tja fali me te varfeve qe te mund te bejne nje dasem si Erionit te varfer.
    Te erdhi dita Erion,jepi perpara me bibel dhe kuran ne dore.

  21. Nazifi says:

    Po Hysni Milloshi kush eshte? Se kshu si po vikan punet me mire tja jap Halimit sa te me iki vota dem

  22. meckojati says:

    A’doni drejtus te afte per tirane? Ai eshte Erion Velia

  23. Z/Kallami says:

    Me vjen shume keq per shkodranet qe e mbajne veten intiligjenta dhe nuk dijne per ke duhet votuar.
    Jane po keta shkodrane qe kur ish qeveria e majte ne pushtet rrefuzonte buxhetin per bashkin e shkodres.Me pretekstin se nuk duam ndihma nga komunistet.Kjo tregon mjerimin e trunit.Shkodranet jane te rrevoltuem edhe me rreformen ne energjine.Koha e Berishes te gjithe vidhnin energji e askush nuk paguante.Papunesia ishte ne ekstrem.Berisha dy muaj mbas humbjes 23 qershorit 2013 boshatisi komplet buxhetin per te rrealizue parashikimin me intuit qe qeveria e re “Rilindje ” te kete sa ma shume veshtiresi per ta rimkembur vendin.Keto jane konstatime qe nuk duan aspak mend per ti kuptue.Sot rendi dhe qeteseia asht ma pozitivishte se ne kohen e Berishes.Njerzit i jane vue rregullit dhe pagesa e konsumit te eneregjise bahte normal.Mos harroni kontributin e permbytjeve qe Jozi tallesh me juve per fatkeqesine e permbytjeve.”Venecia shkodrane.Dhe pergjigjen nga vete juve “dy uje e nji oriz”.Ndersa kjo qeveri rilindje eleminoi fatkeqesine qe ndodhi ne juge te vendit.Qe per nga siperfaqja dhe numri i popullesise asht disa here ma i madh se i atyne ne Shkoder me rrethina bashk me Lezhen.Nuk u treguet intiligjent qe i kerkuat qeverise rilindja te ju plotesonte zhdamtimet e permbytjeve te qeverise Berisha.Ndaj kam dhe argumente te tjera qe ju nxjerrin zhblue me intelektin e trunit.Por po e lam me kaq.

  24. luis says:

    @Franci edhe une jam nga Shkodra por me keqardhje duhet te pohoj se Edi Rama edhe sikur te beje mrekullira per ate qytet ata pranojne me pare mutin e Saliut.Shkodranet jane shkerdhata dhe koke kara qe as plumbi nuk u deperton.

  25. Petro says:

    Si duket populli do ta ndeshkoje kete te majte sallate maqedonase te thartuar, do te ndeshkoje cdo perpjekje arrogance per te nxjerre nje Mussolin apo Hitler (mos o Zot nje Hoxhe tjeter).Politika e fasades ka deshtuar.Ne te shkuaren edhe tuneli i Kerrabes nuk i beri elbasanasit te votojne te djathten, jo me palmat anes rruges Kashar Tirane , Plazh apo idiotesite e nje injoranti si Dako qe e ka mendjen vetem te fitimi ditor.Populli do gje tjeter.Do vizion, perkushtim,harmoni, shtet per te gjithe, moral, do nivel arsimor, do sherbime me perkushtim, mbi te gjitha pune.Keta duan vetem xhepat e mbushura.Ndaj dhe ai hakmerret me te vetmin mjet qe ka ne dore.interesante ditet qe do te vijne.Besoj se Keti qe qesh si e c ekulibruar do te mundet, Dako po nuk vodhi me bandat e tij e po nuk bleu ca vota eshte i humbur ne Durres dhe gara e Tiranes do rri ndezur gjer ne voten e fundit.

  26. Hustler says:

    Yyyyt u shofshin keta morrat e Pd

  27. rigoni says:

    oTi “rilindasi I vdekur”,vdis dhe vafsh ne hale !

  28. basilius says:

    E keqja me e madhe per Shkodren eshte PD dhe Voltana Ademi, Uroj qe kete here Shkodranet te kene aq mend qe te bejne zgjedhjen e duhur dhe jo te rrijne si gjithmone ne hale.

  29. anananananaanana says:

    E cpaskemi per te pasur vjedhje te lira dhe te ndershme nga maxhoranca keto zgjedhje.

  30. gjethi says:

    Mos harroni se keta sondazhistat jo pa qellim i kane lene mbi 23% qe akoma nuk kan vendosur per ke do votojne!kur te “kercejne” x apo y mbi perqindjen e deklruar nga sondazhistet do thone e ndryshuan rezultatin te pavendosurit.Do kisha deshire te dija,si eshte rregulli kur asnje nga kandidatet e Tiranes(per shembull)nuk merr mbi 50%,duhet qe dy kandidatet me mè shume vota te votohen perseri?

  31. timi says:

    Erioni ka probleme serioze ne tirane. Vet baza e ps nuk e do. Punesimet jane nje nga problemet me te medha qe ks ps sot. Erioni do vuaj kostot. Per te mos thene qe fjalimet e erionit jane shume boshe. Duken haptaz

  32. Eleni says:

    Sondazh mese i perkryer, padiskutim qe do te votoje e majta ne Tirane me Erion Veliaj dhe ne Durres me me te mirin Vangjush Dakon.

  33. lili says:

    Krim i ditur?ky eshte programi?
    Shyqyr qe nuk ka politikan qe d’El e thot jam drejtimi i gabuar!
    Minimalist si program ky drejtim!

  34. hallexhiu says:

    Jane shume te lezetshem keta ripjellsat qe komentojne ne kete gazete. Lexova nje koment kalimthi te nje ripjellsi ku thoshte se; Veliaj e ka te sigurte fitoren sepse Basha nuk beri asgje ne keto kater vjet, dhe se nuk mbajti asnje premtim. Po pse harroni kaq shpejt mor ju ripjellsa qe Ai palla juaj i gjate, pra krye ripjellsi ne 11 vjet drejtimi te Bashkise se Tiranes, mbahet mend vetem per heqjen e kjoskave dhe betonizimin e Tirane, per te mos folur per shumat astronomike qe vodhi me lejet e ndertimit sa ju ngjit dhe nofka “mister 20 perqindshi”. Krejt pa pritur ju kujtoheni se Basha nuk paska mbajtur asnje premtim, dhe se nuk paska bere asgje ne kater vjet. Me dritshkurter si ju kurre nuk behet Shqiperia. Gjynah per ate vend qe zoti i ka dhene gjithçka per te qene i begate, por i mungojne njerezit e duhur.

  35. Anjelo says:

    Kam pa qe po shahen shkodranet ne keto komente.Turp te ju vije, qe ca langaraq jo inteligjent, per shkak te nji kandidature bloze, i kthehen shkodranve.A i lehet qyteti ne dore LSI-se mar njerez, a i lehet shkodra ne dore nji “inteligjentje” si Keti?A i lehet qyteti ne dore nji njeriu te pa shkollum, te pa provum etj etj etj Mbani gojen se nuk jua kan fajet shkodrant por perzgjedhjet e liderve te PS qe spo dijne me pra tuj ba zgjedhje te gabume.Duhet me e njoft shkodren e shkodrante per me fol per te.Mbani gojen e vejini gishtin krese

  36. Ardi says:

    Nuk eshte i besueshem sondazhi nuk spjegohet se si eshte bere apo si eshte marre kampionet per keto sondazhe.

  37. geri says:

    Se si mund te jete i vertete ky sondazh nuk e kuptoj??? Ku sot pakenaqesia e qytetareve eshte shume e madhe ndaj qeveris se piktorit dhe kete gje eshte duke e treguar me se miri emigrimi i qytetareve jashte shtetit per nje jete me te mire, rritja e numrit te pa puneve etj.
    E gjith shqiperia voton kandidatet dhe keshilltaret e djathte me 21 qershor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje