Tom Doshi: Akuzat ndaj meje, politike. Ka politikanë shumë më të pasur se unë, por i kanë paratë në emër tjetër

15 Maj 2015, 21:01Politika TEMA

Tom Doshi deklaron për Ora News, se asnjë nga akuzat ndaj tij për pastrim parash nuk qëndron dhe se ai është i vetmi deputet qe ka deklaruar pasuritë në emër të tij.

Doshi: “Të gjitha këton janë shpifje dhe sajesa. Unë që në 2005 që kam hyrë në politikë i kam deklaruar të gjitha dhe i kam të gjitha në emër tim. Këto shifra nuk bëhet fjalë jo me 23 milion euro, por nuk bëhet fjalë as me 1 mijë euro që unë kam transferta apo pastrim parash të padeklaruara”.

Gazetarja: Sa i pasur jeni?

Doshi: “Të verteta nuk ka pas asnjëherë, të pavërteta ka pas gjithmonë. Unë jam kotrolluar për këtë çështje dhe asnjëherë nuk kanë gjetur asgjë dhe nuk kanë shans me gjet”.

Gazetarja: Jeni vërtet njëri nga politikanët më të pasur në Shqipëri?

Doshi: “Të deklaruan po, kurse ata që i kanë të padeklaruara janë shumë më të pasur se unë”.

Gazetarja: Po thoni që ka politikanë të pasur dhe që fshehin pasuritë?

Doshi: “Të gjithë ata që kanë qenë ministra dhe që janë sot. Të gjithë janë më të pasur se unë, por nuk mund t’i deklarojnë. Qetësia ime është se çdo gjë është në emrin tim, ndërsa ata e kanë në emrin e të tjerëve. Dhe kanë pasur probleme disa ministra që i kanë vënë në emër të tjerëve dhe për fat të keq ka qëlluar ndonjëri bixhozxhi dhe i ka lënë në bizhoz dhe nuk munden as t’i kërkojnë”.

Doshi i cilëson këto akuza si politike dhe se nuk ka frikë të përballet me to në Prokurori.

Doshi: “Unë jam i vetmi në ato biznesmenë dhe politikanë që në 2008 kur kam shitur aktivitetin e kompanisë gjermane, 18 mln  euro, unë i kam paguar shtetit 1 milion e 800 mijë dollarë taksa. Për 10 vjet, kjo është e pesta herë që kontrollohem”.

16 komente në “Tom Doshi: Akuzat ndaj meje, politike. Ka politikanë shumë më të pasur se unë, por i kanë paratë në emër tjetër”

  1. Artur says:

    tregoji Tomi kush jane mjaft fole, di kete e di ate, asgje nuk po thua. Perves Metes dhe Rames nuk ka me te pasur, ndoshta edhe ka, por e veshtire qe ti te jesh me poshte se i treti.

    1. ILDKP says:

      10 politikanet me te pasur ne Shqiperi:

      1. ILIR META ~ € 650 MILION
      2. EDI RAMA ~ € 500 MILION
      3. SALI BERISHA ~ € 400 MILION
      4. FATOS NANO ~ € 350 MILION
      5. KOCO KOKEDHIMA ~ € 300 MILION
      6. LULZIM BASHA ~ € 250 MILION
      7. LEFTER KOKA ~ € 170 MILION
      8. RIDVAN BODE ~ € 150 MILION
      9. BASHKIM FINO ~ € 120 MILION
      10. SHKELQIM CANI ~ € 100 MILION

      Pasurite te llogaritura duke mbledhur llogari bankare, prona, biznese, te politikaneve, familjareve imediate (femije, bashkeshorte, vellezer/motra, prinder), shofereve, dhe badigardeve te tyre (formula qeveritare e fshehjes se pasurive)

      PS1: Te gjithe bashke kane rreth 3 Miliard Euro pasuri ose sa gjithe buxheti i shtetit Shqiptar ose sa 20% e GDP te Shqiperise ose sa gjysma e Tiranes e marre bashke!

      PS2: 3 Demokrate dhe 7 Socialiste…

      1. sefer ziu says:

        Po ti kush je qe i di kaq mire dhe fshihesh me pseudonime apo je mafja, por Llalla trimi do te zbuloje se duhet te jeshe njeri i brendshem i mafjes se Fullanit

    2. 007 says:

      toma i ka ne emer te mafiozit Paulin Marku Gjergji i cili eshte pronar i kazino Vegas te Tirana e re.

  2. Toni says:

    Sa leke ke ti e pak se 3000 euro se rama aq ka

  3. Katunari says:

    Emra e fakte jo fjalë në erë.
    ps. sikur the se do dridhen themelet apo e kam gabim?

  4. leka says:

    Tom e verteta do dale nga hetimet, dhe ne rast se je i rregullt ,do vazhdosh aktivitetin por ajo qe the per politikan ministra qe jane me te pasur se ty, meqe je burre thuaja me emra dhe te zhduken nga politika si majtas dhe djathtas dhe ti konfiskohet pasuria . Fjalet i merr era Tom ,dhe ata po te padisin me fakte prandaj dhe ti perplasja ne ftyre pislleqet qe kane ba ne qofte se ke fakte . Si u nis, o coje deri ne fund ose ata do te nxjerrin nudo .

  5. edi palla says:

    eh mer tom partia ta fut, partia ta qit nuk e llogarite mire tutorin meta ,u rrejte prej zullapit rama,ishalla po dalin bythe per zgjedhje

  6. Treviso says:

    Tom Doshi thote nje tevertete per ish ministrat dhe per ministrat sot.Ka dhe nga ato qe luajne bixhos dhe dhe nuk i denoncojne dot ne prokurori. Eshete nje thenje 100% e vertete. Per ate qe don te thote Tom Doshi e imagjinoj, por rrofte Fatos Nano per pasurine qe vuri ai minister. Pyetja ime eshte, si u pasurua Tom Doshi per nje perjudhe shume te shkurter. Tregoja dhe te tjereve qe te pasurohen
    si Ju.

  7. polisi says:

    ne qoftese ne shqiperi shteti dote kapte te gjith keta hajdut ehu ku do ishim sot

  8. mynyr says:

    Se ti je budalla dhe si ve ne emer tjeter sta ka fajin njeri!!!
    Idiot.

  9. Majmuni says:

    Po ne parlament ishe o zdroms, pse nuk i denoncove!!?

  10. sherifi says:

    Ne akuzen qe i behet Tomes,thuhet; jane 23 milion Euro te pa deklaruara,lind pyetja po te deklaruara sa ka,se besoi se shifra e te deklaruarave eshte disa here me e madhe.
    Pyetja eshte: keto qindra milion Euro,si u bekan ne nje kohe kaq te shkurter me cfaredo lloji biznesi te meresh?

  11. Toni says:

    Plherat jane te gjithe politikanet Shqiptare, burgu eshte shume pake per ta.
    Me e keqja eshte se te gjithe keta politikanet jane shume te adhurushem ne shoqerin Shqiptare!
    Keta pasurohen dhe gjysma e kombit ikin te kerkojne azil.

  12. semanjaku says:

    Ne Shqiperi te gjithe parallinjte e medhenje miliardere majtas apo djathtas nuk mund te quhen biznesmen por mafioz. Me gjeni nje te pasur ne europen perendimore qe te kete vene kaq pasuri per 20 vjet.Keta flasin me shume per varferin ne Shqiperi se vete te varferit dhe u lumte kur drejtesia e kalbur eshte ne nje rresht me keta mafioz,kur politika bene vetem zhurme,dhe ne populli rrime e i veshtrojme , i duartrokasim , i veme pase, ithurim lajka,enderrojme se nje dite do punojne per ne,,,,pika qe sna bie. PRANE SOFRES I PA NGRENE,,,PRANE DIJES I PA NXENE PRANE LUMIT I PA LARE ARRATISUR,,,,,,,,,,,,PO NJE ZE KU ESHTE ZERI?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje