Rrugëtimi i dytë problematik i Isa Boletinit drejt Vlorës

19 Maj 2015, 16:53Dossier TEMA

Agim Bahtiri ka bërë shumë premtime gjatë fushatës zgjedhore për kryetar të komunës së Mitrovicës e një ndër to është edhe punësimi i 15 mijë mitrovicasve brenda mandatit katërvjeçar në krye të njërës nga komunat më të varfra në Kosovë.

Por pavarësisht a do të mund t’i përmbushë ato premtime apo jo, kjo nuk e bën mitrovicasin Fazli Deliu ta çajë kokën.

Me banerin në ‘trend’ të shqiptarëve që paraqet imazhet e Ismail Qemalit e Isa Boletinit të vendosur në anash hartës së trojeve të dikurshme shqiptare dhe me mbishkrimin në fund të banerit “AUTOCHTONOUS”, Deliu përpiqej t’i dilte krah kundërshtuesve të largimit të eshtrave të Isa Boletinit nga vendlindja.

Baneri që bëri jehonë në tetor të vitit të kaluar, kur u lëshua përmes një fluturakeje në mes të stadiumit në Beograd gjatë ndeshjes së futbollit Serbi- Shqipëri, përmban dy ndër figurat kryesore të Shqipërisë të kohës së shpalljes së pavarësisë të vitit 1912.

“Qe dy net jam pa gjumë prej se kam dëgjuar që eshtrat e Isa Boletinit po i dërgojnë në Vlorë…Kryetari i Mitrovicës ka ba veprën më të madhe që nuk ka leju t’i çojnë eshtrat e Isa Boletinit në Vlorë”, thoshte Deliu, një 75 vjeçar nga Çabra e Mitrovicës, i cili ka përjetuar burgjet e ish Jugosllavisë për 2 vjet dhe ato të Shqipërisë komuniste për 27 vjet tjera.

Rivarrimi i mbetjeve mortore të Isa Boletinit në Vlorë po kërkohet nga politika.

Fshati Boletin, vendlindja e heroit, shtrihet në pjesën veriore të Mitrovicës, prandaj sado që nuk është thënë zyrtarisht, supozohet se çështjet e sigurisë mund të jenë ato që kanë bërë që të ketë shmangie nga planet që Isa Boletini t’i kthehet vendlindjes në arkivol.

Përcjellja e eshtrave të një heroi si Isa Boletini do të kërkonte që ceremonia të bëhej me nderime ushtarake, dhe kjo paraqet problem për institucionet shtetërore.

Kryeministri Mustafa e ka pranuar para dy muajve se Forca e Sigurisë së Kosovës nuk është e lirë të shkojë në pjesën veriore të vendit, për shkak të detyrimeve ndërkombëtare që ka marrë Kosova.

“Është një pajtueshmëri me Aleancën Veri-Atlantike (NATO-n) që në veri të vendit të mos shkohet pa marrëveshje me ta”, thoshte Mustafa në prill të këtij viti.

Por kryeministri Mustafa deri më tani ka qëndruar tërësisht anash në çështjen e gjetjes së një vendi të përshtatshëm për rivarrimin e luftëtarit me nam shqiptar të fillim-shekullit 20.

Ndërsa një deputete e Kuvendit të Kosovës, Melihate Tërmkolli, e cila muaj më parë qe rikthyer në LDK-në e drejtuar nga Isa Mustafa- pas disa viteve të qëndrimit në AAK- ishte e ashpër ndaj idesë së zhvendosjes së eshtrave të Isa Boletinit drejt Vlorës.

“Isa Boletini duhet të varroset në kullën e Boletinit, përveç nëse qeveria ka heqë dorë nga veriu dhe nëse atë nuk e konsideron si pjesë të saj”, tha Tërmkolli.

Të gjendur në një situatë të vështirë për të vendosur, politika kosovare është munduar të gërmojë në opcione tjera me të cilat mund ta varrosnin heroin dhe bashkë me të edhe debatin për pafuqishmërinë e shtetit.

Takimi “i gabuar” te Edi Rama

Dhe kur Mitrovica po vlonte nga këto debate, më 14 maj, zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, tërhoqi nga ky qytet një pjesë të madhe të pasardhësve të familjes Boletini për t’i dërguar në Tiranë në një audiencë te kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Të ulur në të ashtuquajturën ‘Salla e Hartave’, në objektin e Kryeministrisë, familjarët duket se nuk patën si të mos entuziazmohen nga atmosfera kuqezi e sallës së dekoruar me hartat e moçme të vendbanimeve të shqiptarëve.

Vendimi i befasishëm qe marrë brenda takimit; eshtrave të Isa Boletinit i qe bërë vend krah varrit të Ismail Qemalit në Kaninë të Vlorës, si simbolikë e bashkimit në botën tjetër të dy figurave ndër të njohurat për pavarësinë e Shqipërisë- i pari me anë të përpjekjeve diplomatike dhe i dyti për nga rezistenca e armatosur në Kosovë në periudhën para dhe pas pavarësisë së Shqipërisë.

Për ta bërë këtë vendim më të “përtypshëm” për opinionin kosovar, Hashim Thaçi e vlerësoi Isa Boletinin si “njëri nga bashkëthemeluesit e shtetit shqiptar”.

Edhe data e rivarrimit, 10 qershori,  duket të jetë zgjedhur jo pa takt.

Në këtë ditë të vitit 1878, përfaqësues të shqiptarëve kishin themeluar Lidhjen Shqiptare të Prizrenit për të kërkuar të drejta të avancuara të shqiptarëve që po i afroheshin shekullit të pestë të jetës nën Perandorinë Osmane.

“Jemi të bindur që jo vetëm së bashku po bëjmë gjënë e duhur për të nderuar këtë figurë të madhe, por edhe për t’i përcjellë gjeneratave të reja mesazhin e fortë dhe të kthjellët të ëndrrës dhe të betejës së përbashkët të këtyre dy baballarëve të kombit dhe padyshim, edhe të shtetit tonë”, tha Edi Rama në një fjalim pas këtij takimi të cilin ditë më vonë, analisti shqiptar Armand Shkullaku e cilësoi si “shou patriotik” i kryeministrit shqiptar.

“I plotfuqishëm në këtë botën tonë, kryeministri po sistemon tashmë edhe botën tjetër”, ironizoi Shkullaku në një editorial të publikuar tri ditë më vonë.

As kryetari i komunës së Mitrovicës nuk u entuziazmua nga ‘ambalazhimi patriotik’ i vendimit të marrë në Tiranë.

Të njëjtën ditë në mbrëmje, në studion e televizionit Klan Kosova, ai e quajti “palidhje” vendimin për rivarrimin e eshtrave të Isa Boletinit në Vlorë.

“Isa Boletini identifikohet me Mitrovicën dhe Mitrovica identifikohet me Isa Boletinin”, tha Bahtiri.

Tashmë politika e kishte bërë të veten duke hyrë në mes të dëshirës së familjarëve për t’ia sjellë mbetjet mortore në oborrin e kullës së tij në fshatin Boletin të Mitrovicës për t’i dhënë fund qëndrimit tash e katër vjet të këtyre eshtrave në mjediset e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Muhamet Mala, profesor i Historisë në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, thotë që çështja e varrimit të eshtrave të Isa Boletinit ka marrë “një konotacion  të pastër politik”.

Mala tha për Gazetën Jeta në Kosovë se shikuar jashtë kontekstit politik, ekziston një e drejtë e pashkruar morale, humane apo civilizuese sipas të cilës konsiderohet si  “vlerë dhe nder i madh” për secilin njeri  që ka  kontribuar për vendlindjen  e vete të varroset aty dhe “nga aty të respektohet nga  i tërë kombi”.

“Sikur të mos te ekzistonte politizimi i këtij procesi , kjo çështje që tani debatohet as që do te ishte shtruar për diskutim sepse ishte nënkuptuar natyrshëm që eshtrat e tij duhet te prehen përjetësisht ne Boletin”, tha Mala.

Ai thotë se është e mundu që edhe vetë familjarët që fillimisht u pajtuan për ta rivarrosur heroin e tyre në Vlorë kanë dhënë pëlqimin“pa dëshirën e tyre”, për shkak të situatës së krijuar.

Kësisoj, Mala mendon se është politika ajo që ia vështirëson dhe ia ndërron kahjen rrugëtimit të fundit të Isa Boletinit.

“Mungesës e sovranitetit të plotë mbi tërë hapësirën e vendit tone  e vështirëson dhe e pamundëson një akt të drejtë dhe të padiskutueshëm ne secilin shtet ku respektohen normat ligjore dhe ekziston respekti historik për heronjtë”, thotë ai.

Odisejada e eshtrave të Isa Boletinit

Eshtrat e Isa Boletinit kanë një odisejadë të pazakontë për një hero kombëtar.

I vrarë brenda territorit të Malit të Zi në vitin 1916 bashkë me disa meshkuj të familjes, ai ishte varrosur në Podgoricë.

Trupi i tij ishte prerë në varrezat e kryeqytetit malazez deri në vitin 1998 kur disa shqiptarë i tërhoqën nga varri dhe i sollën në Mitrovicë.

Pjesë e ekspeditës për t’i marrë eshtrat e Boletinëve ishte edhe imami Asllan Murati nga Mitrovica.

Për gjashtë vjet ai i mbajti këto eshtra në një xhami në Mitrovicë por në vitin 2004 i tërhoqi nga aty për shkak të situatës së sigurisë në qytet dhe u gjeti vend brenda oborrit të shtëpisë. Më në fund, në vitin 2011, aii dorëzoi eshtrat te Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për t’ua bërë analizat e ADN-së. Sot e asaj dite, eshtrat e Isa Boletinit janë duke ndenjur në këtë Institut.

“Jam indinjuar se si dikush mund të mendojë që rivarrimi i heroit tonë mund të bëhet në Vlorë”, tha imam Murati për Gazetën Jeta në Kosovë.

Ai tregon se në vitin 2004 ishte përgatitur një Këshill për rivarrimin e Isa Boletinit i cili sado që nuk kishte mundur ta përfundojë punën, të paktën një vendim e kishte marrë: që Isa Boletini të rivarroset në vendlindjen e tij.

Kushtrim Boletini, anëtar i familjes Boletini, thotë se familja e heroit nuk pajtohet me dërgimin e eshtrave në Vlorë.

Ndërsa Gazmend Boletini që ishte pjesë e ekspeditës boletinase në takim me Ramën e Thaçin tha në një deklaratë për Kosovapress, një ditë pas takimit kontrovers, se tërhiqet nga vendimi “pas reagimeve të qytetarëve”.

“Familja (Boletini) do të jetë gjithmonë pranë qytetarëve dhe me qytetarët. Është edhe kërkesë e tyre unanime që Isa Boletini të rivarroset në Boletin, pavarësisht se edhe Vlora është vendi ku është shpallur pavarësia më 1912”, tha Gazmend Boletini.

103 vjet më parë, Isa Boletini kishte ndërmarrë një udhëtim të vështirë drejt Vlorës në përpjekje për të marrë pjesë si përfaqësues nga Kosova në mbledhjen ku u shpall pavarësia e Shqipërisë.

Rrethanat e kohës bënë që ai ta humbë këtë ngjarje për shkak të vështirësive me të cilat hasi gjatë rrugës.

Por 99 vjet pas vdekjes, politika i ka futur në lojë eshtrat e tij.

Kjo për imamin Asllan Murati nuk ka kuptim.

“Isa Boletini ka jetuar 52 vjet dhe tërë jetën e ka kaluar në Boletin”, thotë rojtari i eshtrave të Isa Boletinit.

12 komente në “Rrugëtimi i dytë problematik i Isa Boletinit drejt Vlorës”

  1. analisti Hajri Qili says:

    C’po na vjen nji vark me Veliajn,
    Thone se ka manifaktur,
    Qenka mbush o me dylbera,
    Jalla Zot shkarkofshin ktu.

  2. TAni says:

    Ne nje artiku te para disa ditesh shkruhej per eshtrat e heroit te madhe dhe falsitetin e Rames per te bere fushate !Nuk mund te ngreshe te vdekurit dhe lavdine e tryre dhe ti veshesh kostumin e PS! Mesazhi pe rbashkim dhe mesazhi per fushate eshte nje gabim I madh nga qeveria RAMA_Meta!

  3. adrian limja says:

    artikull shume i dobet dhe pa lidhje fare na doli dhe nje imam ne fund edhe ku ishte qellimi i ketij shkrimi shume te dobet qe duhet te jesh trap si vet gazetari qe ta kuptosh ca do indinjohen ca do kenaqen me vendimin edhe cfar pastak kshu ka qene dhe do jete gjithmon per cdo pune mjafton qe ai te jete ne trojet shqiptare dhe jo ne mal te zi dhe serbi e greqi mos u beni kaq krahinon pse ketu pse atje plus ku shkrim koti sikur od t fusi percarje kot se koti mjaft me kto budallalleqe dhe mjaft me antishqiptarizem jo pse ketu e jo pse atje nuk shikoj asgje te keqe dhe ne qytetin (vlore)ku u krijua ky shtet modern qe eshte dhe sot biles shume ide e bukur.

  4. Dylqınja e Tobozes says:

    Gabım Rama qe humbet kohen me budallalleqe te tılla. Famıljaret e te ndjerıt le te bejne cfare te duan me eshtrat e te afermıt te tyre. Tı cojne ne Mıtrovıce dhe matane Mıtrovıces po te duan.

  5. taqo says:

    KUR ISHTE GJALLE ISA NUK PO DESHTE ME SHKU NE VLORE PER NGRITJEN E FLAMURIT NGA SMAIL QEMALI ……..si roja personale e sulltanit merte nje pension te majme nga administrata turke per te cilen dhe luftonte ……NUK E DESHIRONTE NJE SHQIPERI TE PO VARUR NGA SULLTANI……ndoshta e ka kuptuar gabimin eshte gati te shkoje te takoje ismail qemalin,ME VONESE POR SKA PROBLEM

  6. anticensurë 98456 says:

    artikull rrëmujë për rrëmujën shqiptare!!
    ndyrësirat politike po bëjnë gafën,fajin e radhës!!
    nën shkaqe të shpifur, të ndyra, të trasha ata po bëjnë fajin e radhës!!
    arsyetime debilash,injorantësh dhe shkrimtarësh vizionar thashethemesh!
    isa boletini duhet të varroset në vëndin e tij të familjes së tij!!nëse kosova ka nënshkruar marrveshje për mos pasje prezence ushtarake në veriun e kosovës,atëherë fare mirë mund të bëhet pa prezencë ushtarakë!!nuk është e thënë o paradë o asgjë!!
    e dyta vënd varrimi i tij duhet të këthehet në një vënd pelegrinazhi për shqiptarët!!të pakën dy herë në vit!dit lindje e vdekje!!
    dikush thotë se nuk do të pranojnë sërbët!!kujt i plasi!!ka marrveshje dy palëshe!!ti vjen për të përkujtuar betejën e fush kosovës unë për isën!!ti më lejon të vij,unë gjithashtu!ti jo e unë jo!!
    fare thjeshtë!!ne e kemi vëndin tonë njerzit tanë dhe i degdisim në fund të botës!!gërku nuk ka asnjë në teritorin shqiptar dhe të merr e bën grek eshtrat e shqiptarëve!!për këtë arsye të vijnë në shqipëri sikur të ishin në greqi!!
    të jenë budallenj politikanët tanë??
    apo janë shumë të mënçur për këtë popull idiot që kanë nën këmbë??
    politikanët tanë janë të NDYRË!
    JANË DISA KUKULLA TË NDYRA HAJDUTE KRIMINELE DHE TËRËSISHT ANTISHQIPARE!!

    ISA BOLETINI DUHE TË VARROSET NË BOLETIN DHE ASKUND TJETËR!!
    AS ISA DHE AS VLORA NUK KANË NEVOJË PËR NJËRITJETRIN!!
    isa i duhet vlorës në boletin,dhe isës i duhet vlora në vlorë!
    shqipria është shqipëri me shqiptarët nëpër shtëpitë e varret e tyre!!

    POLITIKË MASHTRUESE E NDYRË!!
    POPULL INJORANT QË GËNJEHET ME CA COPA PASQYRE TË THYERA!!
    nuk e thoshte kot jankullovska!
    INDIANË!!
    k pasur të drejtë!!një pritje në “në të ashtuquajturën ‘Salla e Hartave’”(copëza pasqyre të thyer)dhe ne japim flori në këmbim,pranojmë që veriu i kosovës është sërb!!
    Ndyyyyyrëëëëësiiiii

  7. Alan Smajli says:

    Ca ka tema qe tre jave mban dy shkrime per Isën. Dhe te të dy titulli eshte disi me pikpyrtje.
    Te i ky ktu permendet fjala “problematik” tek titulli tjeter përdoret fjala “i sikletshem”
    Ca ke Mero me Isën??? Shpjegohu!

    1. anticensurë 89456 says:

      mero nuk ka gjë me isën or smajl!!
      shiko sa komnete ke!?
      7 me tëndin dhe 8 me replikën që po të shkruaj unë ty!
      a e di pse??sepse askush nuk e kupton rëndësinë e kësaj teme që mero ka paraqitur!!
      askush nuk e ka kuptuar këtë që kërkon mero dhe askujt nuk i intereson!!
      kjo që po bëhet me is boletinin është e kundërta e asaj që bënë grekët me varret e boboshticës dhe të ushtarëve grek të luftës së II botërore!!
      shqipua do pak që ta kapi,brënda disa vjetëve,por po e kapi!?
      fillon e bën gam gam në të thatë!!atëherë kur nuk mud të ndryshosh gjë!!
      pastaj i themi europës kurvë,në vënd që të kapim për fyti kurvat thaç e ramë sot!!

      1. Alan Smajli says:

        I nderuar Anticensure,
        Te falenderoj për repliken.
        Ca faji ka Isa për situaten ke gjendemi ne sot?!!
        Asnje faj, përkundrazi pa kontributin e tij as këto që kemi sdo t’i kishim.
        Pra pse duhet ai të quhet hero i sikletshem?!! Ai eshte hero i mrekullueshem. I bëri edhe 200 km shtese për të plotësu “tekën” e Ismail Qemalit për ta ngrit flamurin ne Vlore. Vetëm e vetëm për te bëre nje unifikim të kombit nën nje flamur sic e meritonim.
        Prandaj le te hiqen te gjitha konotacionet negative nga titulli dhe te thuhet ajo që është e vërteta. Qe ai ishte trim dhe burre shteti ndersa klasa jone udheheqese jane nje grup legenash.

        Ai te varroset aty ku e ka vendin dhe me gjithe respektin maksimal ne adresen: Boletin, Kosove, Shqipëri!

        1. anticensurë 89456 says:

          or smaili
          vetë e ke thënë në fund:”Ai te varroset aty ku e ka vendin dhe me gjithe respektin maksimal ne adresen: Boletin, Kosove, Shqipëri!”
          këtë kërkon dhe mero bazja!!për këtë arsye ka shkruar “Isa Boletini, një hero “i sikletshëm” ballkanik” këtë titull!!
          prandaj është në thonjëza “i sikletshëm”!!nuk ofendohet isa por këta injorjantë që kemi në politikë,këta njerëz butakë pa shtyllë kurizore janë në siklet për varrosjen e isës!!ata nuk kanë bythë që ti thonë sërbit dhe ndërkombëtarëve që janë në kosovë që:isa boleini është djal i kosovës,luftëtar i kosovës,ka lindur në boletin dhe atje do të varroset në bashk me të parët e tij!!
          ky është sikleti or smajl!!
          vëre trurin pak në punë dhe mos fol kuturu!!

  8. sefer ziu says:

    Ne kontekstin kombtar dhe per kohen e soteme, mendimi i varrimit te Isa Boletinit ne Vlore eshte nje ide jashtezakonisht e mire sepse vulos edhe nje here ate qe u be atehere. Ndersa per te afermit e Boletinit dhe ata qe jane mesuar te tallen me kryeqeveritaret dhe njerezit e shquar te ketij kombi si gazetari kokemadh Armand Shkullaku, njeri teper negative dhe i papergjegjshem per ato qe shkruan dhe nxjerre nga goja, le te varroset atje ku e duan. Nje gje eshte: per figurat historike te kombit nuk vendosin gazetaret dhe te afermit, por politikanet dhe perfaqesuesit e shtetit.

    1. anticensurë 89456 says:

      sefer
      nuk e di në je i zi,punën e ngjyrës së lëkurës apo figurativisht,me shumë probleme!?
      është puna tënde,për mua ishte një kureshtje e thejshtë!!
      ti e ke parasysh atë që bënë grekët me varrezat e boboshticës??
      e ke parasysh atë që kanë aritur të vendosin me ligj të detyrushëm për kosovën sërbët??kishat dhe fushkosovën,festojnë çdo vit betejën kundër turqve?
      të gjitha këto janë lejuar nga pala shqiptare!
      po ndodh e kundërta!!
      nuk po lejohet nga sërbët varrimi i isa boletinit në boletin!fshat që është në pjesën veriore të kosovës në atë që zotërohet nga sërbët(në mënyrë të kundraligjëshme)!!
      atëherë mor njeri i qut,mund të më thuash se kush është kok lopë??
      shkullaku apo këta politikanë të kosovës dhe shqipërisë!!politikanë të ndyrë,frikacak dhe mashtrues!!
      -të ndyrë
      sepse uk ju intereson asgjë përveç mbajtjes së pushtetit dhe vjedhjes së paskrupullt!!
      -frikacak
      sepse nuk kanë burrërinë trimërinë të kërkojnë të drejtën tonë në radhë të parë të vendosin sovranitetin në atë pjes të kosovës që është e pushtuar akoma nga sërbia dhe në radhë te¨dytë të çojnë heroin tonë kombëtar në shtëpinë e tij!!
      -mashtrues
      sepse me fjalë të bukura,me gili vili duan të fshehin pazotësinë e tyre duke na thënë se po i bëjnë nder si isës si kombit!!
      sefer mavria,isa duhet të varroset në boletin!kjo është e para dhe e padiskutueshme!!
      e dyta dhe ajo që thua ti “kryeqeveritarët e mënçur” duhet të organizojnë për çdo vit përkujtime në rang kombëtar për të!!çdo vit shqiptarët duhet të shkojnë ta përkujtojnë tek varri i tij në boletin!!
      kjo është ideja e drejtë dhe jo ajo ide mavri e pordhitikanëve tanë të ndyrë!!
      ti o safet ziu duhet të mbështetësh shqipërinë dhe jo politikanët e tredhur!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje