Kryeministri Edi Rama është ndalur në Rashbull të Durrësit, ku ka shpërndarë 1200 leje legalizimi. Duke u shprehur se ky proces është falas, pa kosto për qytetarët, Rama tha se Qeveria e mëparshme në 8 vite ka dhënë vetëm 59 leje legalizimi, e kryesisht për biznese.
Ndërsa tani, tha Kryeministri Rama, për banorët e Rashbullit do të shpërndahen 1200 leje legalizimi për banesa.
“Në një vit kemi çuar përpara procesin e legalizimeve. Ne duam t’i japim fund zvarritjeve në këtë proces. Me këtë takim ne kalojmë në 7 mijë legalizime vetëm në Bashkinë e re të Durrësit. Sigurisht që ka ende shumë për të bërë”, u shpreh Kryeministri Rama.
“Nëse shohim se ç’duhet bërë, jemi ende larg destinacionit, por nëse krahasojmë me ç’ishte bërë në 8 vite, është e dukshme se sa është bërë në 18 muaj”. “Dhe kjo tregon se jemi në drejtimin e duhur”, tha kryeministri Rama.
Kryeministri Rama tha se qeveria që ai drejton do të vijojë investimet në qendrat e banuara, për t’u krijuar atyre sa më shumë mundësi dhe shërbime të ofruara.
“Ne do të vazhdojmë të bëjmë investime te ai që ne e quajmë Durrësi i ri, ndërsa ata të PD-së e quajnë këneta. Ne duam të transformojmë jetën e qendrave të banuara. Vangjush Dako është një shembull, një model, një arsye për të besuar se është fjala te një vizion dhe te një projekt. Do të bëjmë investime në të gjithë Bashkinë e re të Durrësit”, tha Kryeministri Rama.
“Këto janë zgjedhjet e 21 qershorit. Ne kemi programin dhe planet për këto zgjedhje. Ata nuk flasin për këto projekte, se nuk dinë t’i bëjnë. Nuk dinë të japin shembuj”, tha Kryeministri Rama, ndërsa takimi me banorët e Rashbullit vazhdoi me shpërndarjen e lejeve të legalizimit për banesat.
Ky eshte premtimi i mbajtur i Rames. Asnje nuk besonte qe Rama do te shperndante kaq shume legalizime. Por vetem me pune ju mbullet goja njerezeve qe jane dyshues. Te gjithe besojme tek Rama sepse ka bere nje super pune.
Bravo qeverise Rama sepse me keto tapi qe ka sherndare ka fituar besimin e qyetareve. Vazhdo ne kete rruge qe ta zgjidhesh njehere e mire kete plage te hapur te ekonomise dhe te shoqerise.
Tapite po ndahen per te gjithe pa asnje dallim. Nuk po behet asnje vones per ndarjen e tapive. Serioziteti i kesaj qeveri eshte per tu lavderuar.
Kisha 15 vjet qe prisja per te marre tapine dhe me dukej sikur nuk do ta merrja kurre. Kjo me kishte bllokuar sepse doja te beja nje investim ne biznes, por nuk merrja kredi. Tani qe legalizmin e mora do te mund ta marr kredine dhe te provoj qe te filloj nje biznes.
Duket se kjo plage dhjetera vjecare e shqiptareve te varfer, qe punuan gjithe jeten ne emigrim e ne te zeze per te ndertuar nje strehe per te futur koken, po merr fund. Cdo gje ne Shqiperi ishte bere si firmat piramidale ne qeverine e saliut, vetem u merrte leket per te bere legalizimet e asgje nuk benin, asnjehere nuk ua dhane tapite.
Se preferuan qe te jepnin tapi per motelet e hotelet ne mes te detit, ndertime krejt pa kriter, per qoka elektorale qe t’i sherbente interesave te partise. Cfare u duheshin qe tu jepte tapite qytetareve te thjeshte, u duhej qe t’i mbante peng per tua premtuar cdo pale zgjedhje.
Po behen legalizime ne 2 vjet me shume se cfare eshte bere ne 8 vite,, kjo eshte pune.
Legalizimit ishin mbajtur peng nga te gjitha qeverite e meparshme per arsye elektorale dhe per te mbajtur peng voten e Shqiptareve,, por tani ka ndryshuar gjerat dhe premtimet po mbahen dhe ky eshte nje tregues shume i mire per ne.
bravo, vazhdojn premtime te mbajtura nga kryeministri rama
Qe po i ndan, Bravo, por jo postier se i humb puna qe ben. Shteti ka strukturat e veta.
E vertete. Legalizimet jane premtim i mbajtur i kesaj qeverie. Procesi po ecen me hapa galopante. Legalizimet jane nje proces teper i rendesishem, duhet vazhduar me kete ritem.
Ne nje vite e gjysme qeverisje te se majtes u bene me shume legalizime se ne tete vite qeverisje te se djathtes, per kete jemi te gjithe koshiente. Procesi i legalizimeve duhet te cohet deri ne fund. Besimplote se nje gje e tille do realizohet.