Mijëra njerëz festojnë ditëlindjen e Titos në fshatin e tij të lindjes

25 Maj 2015, 16:53Dossier TEMA

Ditën e shtunë, me mijëra njerëz iu bashkuan festimit në fshatin e vogël të Kumrovecit, pranë kufirit të Kroacisë me Slloveninë, për të shënuar ditëlindjen e Titos, i cili vdiq në vitin 1980.

Autobusët sollën admirues të Titos nga Sllovenia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia dhe nga e gjithë Kroacia për eventin e përvitshëm, duke mbushur fshatin që ndodhet pranë shtëpisë ku lindi Titoja, pavarësisht shiut të madh.

Ish-presidenti kroat Stjepan Mesic mori shumë duartrokitje kur u ngjit në skenë dhe përshëndeti turmën duke i quajtur ata “shokë”.

“Ne nuk jemi nostalgjikë të Jugosllavisë, siç pretendojnë disa, të cilët, me anë të këtij eventi, shprehin kundërshtimin e tyre ndaj realitetit në të cilën jetojmë,” tha Mesic në fjalën e tij.

“Ne jemi shumë të vetëdijshëm për këtë realitet. Jemi të vetëdijshëm për agresionin e revizionistëve historike, të cilët po e zvarritin në baltë luftën kombëtare çlirimtare (emri i përdorur për luftën antifashiste gjatë Luftës së Dytë Botërore) dhe njeriun që e udhëhoqi atë, marshallin Josip Broz Tito,” shtoi ai.

Mesic tha se disa politikanë të lartë kroatë janë përpjekur t’i portretizojnë forcat partizane të Titos të Luftës së Dytë Botërore si të barabartë me ata që luftuan për regjimin pro nazist të Kroacisë gjatë kohës së luftës, dhe të barazojnë vrasjet e fashistëve jugosllavë në Bleiburg në Austri me vdekjet në kampin e përqëndrimit në Jasenovac në Kroaci, ku u ekzekutuan serbë, çifutë, romë dhe kundërshtarët e tjerë Shtetit të Pavarur të Kroacisë pro nazist.

“Në këtë mënyrë, ata që u vranë, të cilët ishin të gjithë të pafajshëm (në Jasenovac) janë vendosur në të njëjtin nivel si ata midis të cilëve kishte një numër të konsiderueshëm njerëzish që meritonin dënim me vdekje pas ‘orgjive gjakatare” katër vjeçare,” tha ai.

Mesic këmbënguli se Titoja, pavarësisht dobësisë së tij, meritonte vendin e tij në histori. Kur mikrofoni i tij u shkëput gjatë fjalimit të tij, ai bërtiti “Vdekje fashizmit! Liri popullit!”, një slogan shumë i njohur partizan, i cili mori shumë duartrokitje nga publiku.

Ky aktivitet u organizua nga Aleanca e Luftëtarëve Antifashist dhe Antifashistët e Kroacisë dhe Aleanca e Shoqatave të Josip Titos, si edhe administrata e fshatit dhe qarkut.

Presidenti i Aleancës së Luftëtarëve antifashist dhe Antifashistët e Kroacisë, Franjo Habulin, tha se ky ishte festimi “i ditëlindjes së njërit prej bijve më të mëdhej të rajonit tonë”.

Ndërsa në skenën qendrore u kënduan këngë partizane, vizitorët u strehuan nga moti i keq në restorantet aty pranë, baret dhe muzeun e shtëpisë ku ka lindur Titoja.

Muzeu përshkruan jetën e Titos dhe rolin e tij në Luftën e Parë Botërore. Së fundmi një bust i ish-liderit u vendos atje pasi u hoq një muaj më parë nga zyra e presidentes së re të qendrës së djathtë kroate.

Fshati u rindërtua në kohën e Jugosllavisë si një muze etnografik, duke stimuluar jetën rurale në fund të shekullit të 19-të, kur lindi Titoja, por në vitet 1990, pas rënies së Jugosllavisë, ai filloi të shkatërrohej.

Josip Broz Tito lindi në vitin 1892. Pseudonimi i tij Tito erdhi nga emri i koduar i tij në luftën civile spanjolle në vitet 1930.

16 komente në “Mijëra njerëz festojnë ditëlindjen e Titos në fshatin e tij të lindjes”

  1. paul says:

    kam degjuar shume kosovar te flasin mire per titon

    1. ganiu says:

      Kan qënë spiunë të tij, ma merr mëndja.
      Bile të njëjtit e shajnë Enverin. Njëlloj si e shante vetë Titua.

  2. Partizani says:

    Kosovaret kane te “drejte” te mburrin Titon dhe te shajne Enverin se kur ENVERI luftonte kunder nazisteve per Clirimin e Shqiperise,kosovaret i sherbenin Hitlerit duke krijuar Divizionin Nazist “Scanderbeg”!!
    Me pas,sic e pranojne vete UDB-ashet,1/3 e spiuneve te UDB-se ne ish Jugosllavi ishin shqiptare!!!
    Shikoni se cfare i beri spiuni i UDB-se Sali Berisha Shqiperise keto 25 vjet dhe mos flisni me per te tjeret!!!

  3. E verteta says:

    Fakt eshte qe Kosova ne kohen e Titos ka jetuar me mire se Shqiperia dhe ne ate periudhe kosovaret Kane pas jete shume te mire qe nuk krahasohet as me periudhen e Slobodanit e as me pavaresine e Hashimit e co.

    1. anticensurë 89456 says:

      RROFTË TITUA RROFTË RANKOVIÇI!!
      lavdi veprave të tyre për vrasjen e shqiptarëve të kosovës malit të zi e maqedonisë!!
      idiotë stomakxhinj!!
      ju për një copë bukë vrisni nënë tuaj!
      ndyrësira pa një fije truri në kokë!!

  4. Korabi says:

    E gezofshi lirine qe u pruni Titoja se bashku me stalinin dhe Enver Pederin ju shqiptar injorant . Mos harroni se nazizmi I boni tokat shqiptare bashke dhe sikur mos te kishte bombardu amerika per arsye te frikes se hitlerit do te kishin fitu partizant ruso-sllav majen e ” rrushit,” por nejse dihet kjo;;;

    1. anticensurë 89456 says:

      or ti koqe e injorantit!
      u ulç mbi majën e korabit dhe të daltë për fyti!!
      të jetë tjetri akoma gomar dhe pas 70 vjetësh!!
      ty vetëm gomar mund të të thuash,bile do të ishte ofendim për gomarin,por për fatë të mirë gomari as di të lexojë as të shkruaj!!
      ndryshe do të më kishte hedhur mua në gjyq!

      1. Pelasgian says:

        ktej e shan e ktej shan edhe titon …. ku do me dal lale ???

        ai 1 te vertet po thote …ne kohe te nazizmit trojet shqiptare u bashkuan .

        Nuk eshte rastesi qe edhe nje shtet made in russia si bullgaria u bo aleat me aksin sepse bq e anglise , frances e rusise donin te rrembenin gjithcka ne ballkan .

        1. anticensurë 89456 says:

          pelle
          tashti po e lexoj këtë gomarllëk tëndin!!
          më vjen keq por akoma nuk e ke kuptuar,dhe pas 75 vjetësh se U PUSHTOVE dhe nuk u çlirove or derdimen??
          u bashkove nën pushtim or karabush!!i pushtuar ishe dhe nga turqia,përse nuk luftove të mbetesh i baahskuar nën pushtim!të luftoje për turku!!
          mos vallë je ndonjë trashëgimtar i xhike qamilit or karabush!!ai donte babën!!
          ysh qënje injorante!!
          u bashkua shqipëria thotë debili!thonë debilat!por harrojnë se as gjermani dhe as italiani nuk erdhën deri në fund të botës për të “çliruar”/”bashkuar” shqiptarët!!ata i pushtuan njëlloj si sërbi,njëlloj si greku!!
          or INJORANTË,HAPNI SYTË!!MËSONI PAK PAS TËRË KËSAJ KOHE!!
          KE QËNË I PUSHTUAR NJËLLOJ SI MË PARË!!
          ASGJË MË TEPËR!!
          OR GOMAR!!
          OR GOMERË!!!!!!

  5. anticensurë 89456 says:

    është e pamundur që të mos përkujtohet dhe në shqipëri tito!!
    është e çuditëshme!!
    mun ka qënë përne veçse një armik ,bile dhe në kohët më të mira kur është shitur për mik!!ka vrarë e prerë shqiptarët në maltë zi,kosovë, maqedoni dhe në luginë,megjithatë në një farë ënyre,me një farë preteksi ai përkujtohet!!përkujtohet pa thënë asnjë fjalë për krimet që ai ka bërë mbi popullin shqiptar të mbetur nën jugosllavi!!përkujtohet me një ndjenjë nostalgjije për kohën e tij!përkujtohet sikur të kishte qënë një nga miçt më të mëdhenj të shqipërisë dhe jo armiku nr.1!!
    kush është ai që i ther zëmra për këtë mynxyrë të ballkanit!!
    është ndonjë shqipo që ka qarë kohën që ai nuk mundi të gllabëronte dhe shqipërinë nën diktatin e tij??është ndonjë shqipo që ka kënduar sa herë ai ka vrarë shqiptarë atje??
    ësht ndonjë shqiptar i ish jugosllavisë që e ka ndjerë veten “mbret” duke spiunuar,torturuar dhe vrarë shqiptarë??është ndonjë shqiptar që ndjen nostalgji për kohën kur i shërbente kriminelit më të madh të ballkanit??
    TURP O MERO BAZE!!
    nëse ti je qor, e shumica e lexusve të tu janë indiferet,mos harro se ka plot të tjerë që shohin dhe kujtojnë këto shkrime nostalgjie!

  6. shemteria e tij asnaplasi anullatos says:

    Kosovaret dhe jugosllavia jetuan mire ne kohen e titos.
    Titua u financua nga perndimi pas prishjes me bs.
    Teknoligjia ne jugosllavi ishte e nje standarti te mire.
    Perendimi e krijoi jugosllavine, perendimi e shkaterroi edhe si shtet edhe ekonomine.
    E krijuan dhe shkaterruan sipas interesave politike te kohes.

  7. Pelasgian says:

    i mire apo i keq per shqiptaret ky tipi ktu i bone ciganet te jen te rrespektuar ne europe dhe i krijoi nje mireqenie sociale qe ja kalonte te gjithe vendeve te lindjes dhe madje edhe disa evgjiterve “perendimor” si gerrku .

    Dulla jone preferoj izolimin , ne vend se te hapte kufijte e ta bonte shqiperine shtet EUROPIAN .

    Ishte si puna e kohes se kolonializmit ku japonia dhe kina u mbyllen si breshka se kujtonin se ishin qendra e botes , kur pane qe bardhoshet perendimor ia u kalonin ne cdo aspekt nuk e pranuan realitetin e hidhur dhe u mbyllen .

    Japonia e hapi sumen mas kercenimit amerikan dhe e pa zoti ,,,kina vujti prap deri sa e hapi sumen dhe ajo .

    1. anticensurë 89456 says:

      pelle më kanë pëlqyer shkrimet e tua,në shumicën e rasteve!
      ky komnet më tregon vetëm një fakt!!
      ti je patriot me stomak,vllajo!!
      po e mushe barkun i var hallatin lirisë!!
      je si puna e atij derdimenit që kishte shkruar artikullin para pak kohësh dhe thoshte se kur na pushtoi italia na u rrit mirqënja!!
      ose si artan shkrel pretendent për kolaboracionist!!
      mjafton të hamë pa vari hajdarin të tjerave!!
      hajt pelle rroftë tito,rroftë masakra e tivarit,rroftë rankoviçi,rroftë deportimi i gati 1 milion shqiptarëve në turqi,bile mund të themi dhe rroftë millosheviçi që nai shtoi dyfishoi shqipërinë brënda javës!!

  8. A says:

    Faktet jane fakte. Me pushtimin e trojeve etnike shqiptare jashte kufirit te Shqiperise gjate luftes se 2-te boterore nga fashistet italian dhe nazistet gjermane krahinat shqiptare ne Mal te Zi, Serbi, Kosova, shqiptaret e Maqedonise dhe Cameria u bashkuan me shtetin ame, SHQIPERINE.
    Me humbjen e kesaj lufte nga boshti Berlin – Rome – Tokio, gjithcka ndryshoj, ku Shqiperia shkoj ne kufijt e para kesaj lufte.
    Ne lidhje me TITON dhe JUGOSLLAVINE, ne fillim si para dhe pas dates 29 NENTOR 1944 deri ne vitin 1948 ishim popuj miq, parti komuniste motra dhe udheheqesi i tyre JOSIF BROZ TITO, i dashur, i dashur pergjithmone per mbare popullin shqiptar, vella i madh per komunistet shqiptar dhe per ENVER HOXHEN idhull. Kjo eshte e verteta.
    Meqenese u preken interesat e ENVER HOXHES dhe filloj perkrahja nga jugosllavet per KOCI XOXEN, ketu ndryshoj edhe filli i politikes shqiptare. Nga MIQ u beme ARMIQ.
    Faktikisht TITO ndertoj nje filozofi politike ne teori dhe praktike te zhdervjellte qe nga ne shqiptaret dhe ENVER HOXHA u quaj SOCIALIZMI SPECIFIK dhe kaloj me zgjuarsine dhe shkathtesine udheheqes me rendesi boterore, evropiane dhe rajonale sepse arriti te jete nje nder tre udheheqesit e vendeve te pa angazhuara, ne zhvillim e siper dhe te botes se trete.
    Si i ka i trajtuar shqiptaret e Kosoves, si krahine autonome, une nuk deshiroj te jap asnje mendim, sepse kemi fatin e mire qe per kete mund flasin vete shqiptaret e Kosoves.
    A kane qene me mire nga ana ekonomike, nga begatija ne ate kohe a po sot dhe a kane qene me mire se populli shqiptar i SHQIPERISE.
    Ne nje kohe qe shoqeria shqiptare ishte e mbyllur ndaj botes se jashtme dhe nuk shkonte njeri jashte shteti, gjendja e Shqiperise per vete izolim eshte e njellojte si eshte sot KOREA e VERIUT KOMUNISTE.
    Me PASAPORTEN = PASOSHIN JUGOSLLAV, udhetoje kudo pa viza. Kurse ne Shqiptaret filluam levizjen e lire pas vitit 1990, kuptohet duke marre viza neper ambasada gjersa u vendos rregjimi i vizave SHENGEN.
    Jo me larg se sot duke qene se ne shqiptaret “kemi bere hapa perpara pervers”, u lajmerua qe GJERMANIA per aresye sigurie deri ne gjysmen e QERSHORIT 2015 do te kemi kufizim levizje ne GJERMANI.
    Kjo “”ARRITJE”” e “”MADHE” u arrit nen “”DREJTIMIN”” e degjeruar te qeverive shqiptare te drejtuar kryesisht nga BERISHA, NANO, META dhe RAMA.
    JOZIF BROZ TITO, per popujt e Jugosllavise ka qene pozitiv dhe zhvillues ne ekonomi dhe ne mireqenie.
    Teoria e tij ka qene: “Ekonomia ne plan te pare”. Kurse per ENVER HOXHEN ka qene: “Politika ne plan te pare”.
    Duhet thene kjo kur je i forte ekonomikisht je i forte edhe politikisht. Sepse ekonomia te ben te fuqishem dhe jo llafet blla-blla. Tung.

    1. Burim says:

      po budalla qe koke a po menon qe ka kohe dikush me ta lexy tone kete koment .

    2. anticensurë 89456 says:

      o A
      o derdimen,o njerëz legena që për një vizë,për një copë bukë shisni dhe dinjitetin tuaj!!nder asqë keni një thërrime të vetme!!
      or legen që qan ditën që enveri paska prishur punët me titon!qan ditën që shqipëria nuk ka mundur të bëhet republikë e shtatë e jugosllavisë!!qake ditën që nuk na kanë pushtuar!
      eh mor ndyrësira që vetëm dinjitet nuk keni!!
      ju jeni ata që festoni ditlindjen e armikut më të madh të shqiptarëve dhe nuk lini gjë pa thënë për atë që ishte arkiketi i lirisë së pa diskutushme 50 vjeçare!!
      sot po e shesh që ska shtet që nuk na pshurr në qafë!nuk ke pikën e dinjitetit si njeri!por ty të leverdis,ke vizë,barkun e ke plot dhe atë miku që të bllokon zbrazjen e barkut brënda!!
      kjo është e leverdishme për ty!!
      për mua është komplet e kundërta!!
      për mua tito është masakrusi më i madh i shqiptarëve,shtypësi i pashëmbullt i pakicave kombëtare,armiku nr1 kundër shqiptarëve dhe shtetit shqiptar!sabotuesi dhe trampolina e të gjitha bandave vrastare diversioniste të hyra në shqipëri!!
      e gëzofshi ditlinjen e titos!
      i dhënçi ditë nga tuajat!!
      për mua është e kundërta!urrej atë si antishqiptarin më të madh,juve gjithashtu si kolaboracionistët e tij!!
      haj në të somës shokfshi të gjithë ju shqiptarët antishqiptarë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje