Kryeministri Edi Rama prezantoi kandidatin e Aleancës për Shqipërinë Europiane për Bashkinë e Librazhdit, Kastriot Gurra.
Rama vlerësoi kandidatin Gurra dhe theksoi se zgjedhjet e 21 qershorit nuk janë për të zgjedhur mes kandidatëve, por për të çuar projektin e ASHE-së para.
“Vendi kishte nevojë për reformën territoriale, ku më në fund i dhamë fund një copëzimi të territorit dhe shërbimesh. Dua ta them shumë qartë ne jemi aleancë e madhe.
Një koalicion që shtrihet në një spektër të gjerë, por në bosht ka partneritetin strategjik PS- LSI, dy parti por një forcë e vetme udhëheqje.
Kjo është arsyeja që ne në të gjithë Shqipërinë kemi kandidatë që janë kandidatët tanë pa dallim pavarësisht se janë propozuar nga LSI apo PS”, tha Rama.
Në vijim ai theksoi se opozita nuk u ofron asgjë shqiptarëve.
“Çfarë pune? Çfarë mirëqënie pret nga një parti që ka dalë në zgjedhjet vendore dhe nuk thotë asgjë për kandidatët, se çfarë do të bëjnë ata?! Që nuk flet për ujitjen, transportin, plehrat, e kështu me radhë?! Thonë vetëm një gjë, na votoni ne që të kthehemi aty ku ishim se nuk shtyhet më duke paguar drita, duke ndërtuar me leje…”– tha Rama.
Sipas Ramës, ASHEE ka njerëzit që janë të gatshëm të çojnë përpara punët e qytetit, ndërkohë që opozita nuk kanë as njerëzit dhe as modelin.
Rama kërkoi votën e gjithë simpatizantëve të Partisë Socialiste dhe partive të tjera të koalicionit të gjerë për kandidatin e majtë, por edhe për këshillat bashkiakë.
“Nga ana tjetër këto zgjedhje janë edhe për kuvendin vendor. Që këshillat bashkiak të kthehen në forume përfaqësuese. Për këtë arsye nëse vota për kandidatin është një votë e bashkuar, ajo për këshillin është për partinë. Zgjedhjet e 21 qershorit nuk janë zgjedhje mes Kastriotit dhe kush është tjetër përballë se as nuk e di as më intereson, por zgjedhje për të çuar para projektin tonë”, u shpreh Rama.
Eshte gjithmone drejtimi i duhur me Ramen kryeminister.
Kryeopozitarin e pame ne Tirane se cfare politke ka ndjekur ate te pertacesise dhe te fjeleve boshe ndaj dhe ne e dime se opozita nuk i ofron asgje qytetareve te thjesht te ketij vendi por kerkon pushtet vetem per interesat e veta.
Nje gje qe eshte per tu vleresuar nga puna e kesaj qeverie, eshte se nuk jane bere dallime te majte e te djathte, veriore apo jugore per te ofruar sherbime e te mira publike, por eshte investuar ne te gjithe Shqiperine. Po ndryshohet njehere e mire koncepti i politikeberjes, nga nje qeveri qe punon per te forcuar pushtetin, ne nje qeveri qe punon per te miren e qytetareve.
Ne Librazhd e ne cdo qytet tjeter ku ka pas drejtues te djathte, nuk eshte bere asnje pune, se jane vene njerez te babezitur, qe e duan postin per tu fshehur nen tutelen e pushtetit, jo per te punuar e per te ndryshuar njerezit. PDja ka mbledh barktharet qe duan pushtet per tu pasuruar ne kurriz te qytetareve, e jo njerez idealiste qe realisht duan te ndryshojne vendin dhe te ardhmen.
opozita nuk i ka kapacitetet per te ofruar asgje, por i ka te gjitha kapacitetet per te plackitur cdo gje nga pasuria kombetare, dhe kete e ka treguar kur ishte ne qeveri.
Opozita nuk ka nje kauze, e jo me te beje nje program e te sjelle nje alternative qeverisese. Ne gjirin e saj ka njerez te inkriminuar, njerez me precedente, njerez injorante me nje karton gjasme diplome, dhe bejne si intelektuale dhe shtypin njerezit me kembe, vetem per te ruajtur pushtetin. Ne nuk i duam keta njerez te na drejtojne, te na rrenojne te ardhmen, ne duam drejtues qe te punojne per mireqenie dhe te ardhme me te mire.
se sa mbeshtetje ka pd ne librazhd u pa para 2 javesh kur shkoj prazantoj kandidatin! ishin apo nuk ishin 20 veta! eshte fare e qarte qe librazhdi si shume qytete do votojne per aleancen per shqiperine europiane qe te shkoj ne drejtimin e duhur!
Per ramen skam cfare them eshte kryeministri me taman qe ka pas najher ky ven dhe hallal qe po ben ai pune se te tjeret as ja kane haberin punes. Vazhdo Rame se ne na ke gjithmoe pas vetes, jemi me ty se ti menon per ne.
Librazhdi gjithmone Ka bere zgjedhjen e duhur sa here I eshte dashur te zgjedhe drejtuesin e qytetit. Librazhdiotet do votebesojne kandidatin e majte z. Kastriot Gurra.
Kastriot Gurra eshte i duhuri per Librazhdin. Ne vetem nje vit e gjysem qeverisje te se majtes qyteti i Librazhdit eshte transformuar totalisht. Invesitmet e kryera jane te shumta, edhe kesaj radhe do votojme Z. Gurra per te vazhduar me tej reformat e nisura
gjithmon ky qytet eshte para nga PD si nje qytet socjaliste edhe kurre nuk eshte ven dore ne te 8 vjet edhe pse 4 vitet e fundit bashkia e ktij qyteti eshte qeverisur nga ato. kurr nuk i eshte dhen as edhe nje investim edhe pse si i vogel ne siperfaqe ka pas shume nevoj per to. as rruugen e spitalit nuk e shtruan. prandaj cdo qytetar i ktij qyteti me 21 qershor e di shume mire qe zgjedhja e duhur per ta cuar ne drejtimin e duhur eshte kastriot gurra!
18 muaj u shtruan rruge u rregullua qendra e qytetit u hapen fabrika, u vune ne pune miniarat ne kte qytet, u be aq pune sa ne 8 vjet te pd nuk ishin pare!
Bravo Edush, keshtu rindertohet Shqiperia, me pune.