Australia duket se ka gjetur zgjidhjen më të shpejtë për të frenuar mbipopullimin nga koalat duke i vrarë ato.
Shteti australian ka marrë masa të tilla drastike për të ndalur shtimin e tyre, por edhe për ato koala që janë në gjendje të keqe shëndetsore për shkak të mosushqyerjes.
Por vrasja e kësaj kafshe është dënuar nga “The Australian Koala Foundation (AKF)”, e cila e ka quajtur këtë një zgjidhje jo vetëm jo efikase, por ka fajësuar qeverinë për mosmenaxhim të saj.
Deborah Tabart, shefe e The Australian Koala Foundation thotë se nuk mund edhe të mbrosh kafshën që është simbol turistik i vendit dhe habitatin e saj, e në të njëjtën kohë të dëmtosh imazhin e vendit duke përdorur këtë mizori duke vrarë koalat.
Ajo thotë se në vend të vrasjes mund të mbillen më shumë pemë, kështu që koalat nuk do të jenë problem dhe as të vuajnë një gjendje të keqe shëndetsore.
Dy vitet e fundit janë vrarë rreth 700 koala fshehurazi në zonën e Cape Otway.