Mediat e huaja dhe serbe komentojnë vizitën e Vuçiç: Historike! Mundësi për paqen në rajon

27 Maj 2015, 17:11Rajoni TEMA

Media serbe pasqyroi sot gjerësisht vizitën e kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiç në Tiranë.

Agjencia zyrtare serbe e lajmeve, TANJUG, i kushtoi një hapësirë të madhe kësaj vizite, ku binte në sy numri i konsiderueshëm i titujve lidhur me këtë vizitë duke veçuar sidomos pritjen e bërë nga autoritetet shqiptare dhe masat e larta të sigurisë për mbarëvajtjen e vizitës.

”Takimi i dy kryeministrave në Pallatin e Brigadave është takimi i tyre i dytë dhe i pari i një kryeministri serb në kryeqytetin shqiptar”, shkruante TANJUG-u.

”Jashtë këtij pallati, ku u zhvilluan bisedimet, Vuçiç u mikprit në mënyrë ceremoniale, me roja nderi dhe me ekzekutimin e himneve kombëtare të të dy vendeve”, shtonte ai.

”Për këtë vizitë janë marrë masa të larta sigurie, me monitorim nga toka dhe ajri, përfshirë njësitë antiterroriste”, theksonte TANJUG-u.

Në ndërkohë, rrjeti informativ serb, B92 thekson se kryeministri serb Vuçiç falenderoi homologun shqiptar Rama për pritjen e ngrohtë.

”Dy popujt tanë janë fqinjë, një fakt që nuk do të ndryshojë kurrë, kështu që ata duhet të zgjidhin të gjitha problemet e tyre me anë të dialogut”, kishte veçuar B92 nga deklaratat e kryeministrit serb.

“Fakti është që ne nuk biem dakord për Kosovë. Serbia e trajton dhe do ta trajtojë atë si pjesë integrale të saj, ndërsa Shqipëria si një vend të pavarur. Megjithatë, besoj se këto mospërputhje mund të lehtësohen nëpërmjet dialogut”, theksoi Vuçiç.

Agjencia franceze e lajmeve, AFP shkruante se vizita e kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiç është një vizitë historike.

”Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç zhvillon sot një vizitë historike dyditore në Tiranë, e para e një shefi të qeverisë serbe në Tiranë, që ka për qëllim përmirësimin e marrëdhënieve delikate mes dy vendeve”, shkruan AFP.

”Kjo vizitë shoqërohet me masa të larta sigurie, me praninë e rreth 1 300 policëve dhe forcave të tjera të zbatimit të ligjit”, shto ajo.

Agjencia gjermane e lajmeve, DPA shkruan se vizita e kryeministrit serb është e një rëndësie të veçantë.

”Kryeministri serb, Vuçiç filloi sot një vizitë të një rëndësie të veçantë në Shqipëri duke shënuar kështu vizitën e parë të një shefi të qeverisë apo të shtetit serb në Tiranë. Kjo është vizita e kthimit e Vuçiçit pas asaj të Ramës në Beograd, nëntorin e kaluar”, shkruan DPA-ja.

Edhe agjencia zyrtare turke e lajmeve Anadolu Agency e konsideron historike vizitën e kryeministrit të Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiç në Shqipëri.

”Në kuadër të vizitës së tij historike dy ditore, Vuçiç dhe delegacioni që e shoqëron janë pritur me nderime të larta shtetërore në një ceremoni të organizuar në Pallatin e Brigadave në Tiranë”, njofton Anadolu Agency.

”Kryeministrit serb i ka uruar mirëseardhjen homologu i tij shqiptar, Edi Rama si dhe zyrtarë të tjerë të shtetit shqiptar. Kreu i qeverisë serbe shoqërohet edhe nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja serbe e Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës, Zorana Mihajloviç”, shkruan AA-ja

12 komente në “Mediat e huaja dhe serbe komentojnë vizitën e Vuçiç: Historike! Mundësi për paqen në rajon”

  1. mario says:

    Thiz iz ë mirakëll of fridom!

    1. sonela says:

      Duhet te hedhim pas historine e erret te se shkuares, nese duam nje te ardhme me te mire per brezat e ardhshme, per nje ballkan stabel, pa tensione, pa luftera, nuk mund te vazhdohet me rrugen e urrejtjes dhe te dhunes sepse nuk con asgjekundi.

      1. arjoni says:

        Pervecse eshte historike, eshte nje ogur i mbare per te ardhmen e shqiptareve kudo qe ndodhen dhe duke u bere promotor i paqes dhe stabilitetit ne bote. Krenar per kryeministrin, qe me diplomaci diti te gjeje dialogun me Serbine dhe qe mbron fort dinjitetin kombetar.

  2. tfgs says:

    pordhe me rigone,nuk mund te kete kurre paqe mes kristianeve dhe suniteve,do te ishte absurde te mendohej nje gje e tille……..!

    1. belina mujari says:

      Po,moj Mirela,po.

    2. antikamunisti says:

      Paqen e sjell ky i imi tek suma jote.Me qene se perfaqeson ,te lashten kulture helenoorthodhokse mban te kycyr brednda teje edhe vesin e vjeter grek (sipas latineve),pra shqip te ha suma si cdo greku.Nuk eshte faji jot ,eshte ceshtje gjenetike ,pederastohelenike.

      1. Haralombro korofillaku says:

        Hahahahahahahahahaaaa

        Tourkopsolifagos papa ! Ta futi prape allvanoi mullirin e kafese hahahhahaa

    3. Tironci says:

      ca thu mer plak, po une qe kam paqe me tet eme? ajo sunite une xristion. mos llap kot lale.

    4. amen says:

      Ne emer te atit te birit dhe te shpirtit te shenjte , ik pirdhu Rr. K….

    5. albani says:

      tfgs,
      nuk e dija qe ishe dhe xheloz.
      Apo te hyri frika se mos e gjejme muhabetin me Serbet,dhe mjere ju korrakopulot Greke pastaj

  3. Majmuni says:

    Anon mer se lam kokrren e nomit me nacionalizma ne kohen e internetit. Shyqyr qe kan ra dakord dhe do zoti per me mire u bofte. Hallall Rames, Bushatit dhe gjith atyre qe i mshtesin se dhis iz dhë uej tu gëu!!!

  4. lili says:

    Asgje nuk prodhon kjo,se problèmet nuk ishin me shqiperine po me kosoven,edhe déri sa problème e kosoves nuk trajtohen si duhet,paqja e brishte eshte!
    Nga Shqiperia nuk duhet te prite ma shume se kjo’krijimi i nje klime relaxuese,po sigurisht Jo zgdhja e problemeve te shqiptareve ne kosove,ne servi apo makedoni e mâle te zi. Kaq mundet me bâ shqiperia,edhe eshte mire qe e bene!po shqiperia nuk ka mundesi me u subsituar kosoves a kumanoves…Sicili ne vend te vete e bashke arrim ma shume.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje