Rama: Më 21 Qershor votoni Veliaj si kryebashkiak, Dr.Kosova vijon kontributin si gjinekolog

1 Qershor 2015, 11:55Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama i ka drejtuar një apel qytetarëve të Tiranës që në zgjedhjet vendore të 21 Qershorit të mos e cojnë votën e tyre dëm por të votojnë Erjon Veliaj, kandidat i ASHE për bashkinë e kryeqytetit.

Gjatë prezantimit të projektit për Parkun Olimpik të Tiranës, Rama tha se është gjynah që qytetarët të humbin shansin në 21 Qershor dhe të mos zgjedhin kryebashkiakun që i mungon Tiranës.

“Më 21 Qershor votoni kryebashkiakun që ju mungon, votoni Erjon Veliajn.

Në këtë mënyrë qyteti do të ketë kryebashkiakun që i duhet, ndërsa Tirana do të ketë edhe një mjek gjinekolog që i shërben grave dhe nënave të qytetit prej shumë vitesh.

Dr. Halim Kosova ka vendin që i takon, në profesionin që ushtron prej vitesh, ndaj mos e coni votën dëm“, theksoi Rama.

Kryeministri tha se pas 21 Qershorit Tirana ka nevojë për të gjithë, por secili në punën dhe profesionin e tij.

Referuar premtimeve të bëra nga Lulzim Basha para se të merrej detyrën e kryebashkiakut, Kreu i Qeverisë tha se ai premtoi se do të bënte atë që po bëjmë ne sot, por e vetmja gjë që bëri në këtë zonë ishte gropa.

27 komente në “Rama: Më 21 Qershor votoni Veliaj si kryebashkiak, Dr.Kosova vijon kontributin si gjinekolog”

  1. Janaqi says:

    Tirana ka kater vite qe eshte lene ne meshire te fatit. Ne kryeqtytet mungojne edhe gjerat me minimale, mungojne kazanet e plehrave, kapaket e pusetave, trotuaret jane zaptuar nga shitesit ambulante nuk ke ku kalon. Afer Lanes nuk kalohet pasi kundermon ere te padurueshme. Nuk eshte kjo Tirana qe duam. Kreqyteti ka nevoje urgjente qe te shkoje ne drejtimin e duhur.

    1. gjyshi says:

      Ne krye te qytetit prej kater vitesh kemi nje pertac si Lulzim Basha i cili premtoi shume mirpo nuk realizoi thuajse asgje, asgje. Premtoi: – kartat e studentit
      -krijimin e hapsirave te gjelberta
      -Tramin
      -Hapjen e qendrave rinore
      -Hipotekat per mjaft apartamente etj. Asnje nga keto nuk eshte realizuar. E djathta ka deshtuar ne drejtimin e Tiranes. Te mos harrojme qe z. Kosova eshte zgjatim i Lulzim Bashes .

      1. Imajte says:

        Me mire svotojme fare se sa te votojme per te djathte apo tradhetare te se majtes si puna juaj!!!! Nuk eshte erioni as edi as te majte e as te ps. Keta e kane luftuar gjithmon ps dhe te majten dhe tani po vazhdojne ta bejne nga brenda dhe vetem sa po e shfrytezojne

        1. urimi says:

          Edhe sikur e majta te mos beje fushate fare, aq qesharak eshte bere halimi dhe aq precedente ka, sa askush nuk i beson dot me, as atij apo lulit, tashme po humbet besueshmerine edhe si profesionist, duke cenuar privatesite e pacienteve duke i treguar si perralla lart e poshte.

          1. penda e arte says:

            Po normale qe do te votojme Veliajn sepse nuk kemi se ke te votojme tjeter, nuk do e cojme voten kot me Halimin qe rri dhe na tregon historira se si kane lindur grate e botes.

            1. soni says:

              Epo z. Kryeminister as si gjinekolog nuk ben pune ai, se kot i ka dale grada doktor, eshte bere si doktor sala ka vite qe ka dale nga udha e zotit.

      2. Sara says:

        S’ka si te ndodhe ndryshe, me daten 21 qershor qytetaret e tiranes do te bejne zgjedhjen e duhur, do te votojne per Z. Erion Veliaj ?

      3. arda says:

        Tirana gjate ketyre katrer viteve ka humbur zoti Rama , seshte kujtuar te veje dore njeri , Basha e la ne meshire te fatit e braktisi si nje lecke qe flaket tutje duke e vjedhur e shkaterruar

        1. eldorida says:

          Basha premtoi se do bente Tramin , karten e studentit , do ulte taksat , do shtonte vendet e punes e do largonte lypsat nga rruga por ne krye te kater vjeteve nuk pame as gje vecse ne endrra… ne 21 qershor Tirana do beje zgjedhjen e duhur , Erioni do i rikthej dinjitetin kryeqytetit tone

      4. velina says:

        Politikat qendrore me ato lokale duhet te jene ne sinkron dhe te kete bashkepunim mes kryetarit te bashkise dhe kreut te qeverise, nese ne krye te Tiranes do te ishte nje i djathte, do te behej pengese per te perfituar politikisht, ashtu sic ka bere opozita deri me sot, qe ka refuzuar cdo ftese publike nga qeveria per te bashkepunuar per reformat jetike te vendit.

    2. Ranheim says:

      Kreativiteti, energjia, aftesite drejtuese e menaxhuese jane elemente qe karakterizojne kandidatin Veliaj. Puna e mire e bere ne ministrine qe drejtoi deshmon me se miri aftesite e z. Veliaj. Ka te gjitha mundesite qe te riktheje ne normalitet e ne rrugen e investimeve Tiranen e lene ne harrese.

    3. Lagunari says:

      Erion Veliaj eshte personi adapt per te drejtuar Tiranen. Besimplote se do drejtoje me pergjegjesi Tiranen ashtu sikurse beri ne MMSR. Reforma ne pensione, kthimi ne trend i arsimit profesional, hapja e zyrave te punes dhe kthimi i atyre ekzistuese ne funksionale, demshperblimi i ish te burgosurve politike, hartimi i ligjit per hapjen e dosjeve etj, jane disa nga gjerat qe Veliaj ka kryer ne ministri. Shpresoj shume se do punoje po me aq zell edhe per Tiranen.

    4. plutoni says:

      ne 4 vite tirana nuk ka pare asnje forme investime dhe asnje forme pune dhe asnje minut perkushtim per qytetaribne e tiranes.pra eshte e sigurt fitorja e veliajt,sespe i duhet eq e te punoje per 2 mandate ne nje pra 8 vite opune ne nje mnandat(4vite e asgjese se lulit dhe 4 vite te mandatit te vet)pra me gjith ket forc ka projekte plane dhe programe,kurse kosova vazhdon me politikene e vjeter te fjaleve qe i merr era.

    5. denis says:

      po do ishim shume te lumtur nese halimi do bente mire dhe rolin e gjinekologut,rolin e mjekut ne pergjithesi.
      se ndoshta mund ti kete disa njohuri per mjeksine por si mund te quash mjek dike qe nuk di te rrespektoje urdherin e mjekut qe del e flet per te gjitha grate e botes sesi linden dhe cfare komplikacionesh paten…

      vajmedet se ckandidat ka vene Pd-ja per bashkine..

    6. bledi says:

      e dime tashme se kush person i duhet Tiranes.
      Veliaj e ka treguar per sa kohe ishte ne krye te ministrise se eshte personi ideal per bashkine e qytetit tone.
      vec nje njeri punetor,plot energji dhe ide te reja tregoi edhe se mund te ishte administrator i shkelqyer i nje institucioni aq te madh.. ndaj mendoj se eshte Veliaj ai qe i duhet bashkise tone qe tani eshte me e madhe se kurre

  2. Bardhi says:

    Rama na thote te votojme per Erjon Veliaj, por nuk na thote perse…? Do harroje dhe do premtoje serish shendetesi falas, legalizime falas, 300 000 vende pune, etj.

  3. erti says:

    erjonit io duhet shume pune per te bere dhe ka per te bere shume pune ne te ardhmen.ne 4 vjecarin e pare atij i duhet te punoje dyfsih dhe per 4 vitet e shkuara te humbjes se qytetit te tiranes.

  4. roni says:

    erjoni do fitoje dhe do fitoje bindshem ne tirane se eshte nje kryetare bashkie qe doi jetoje ne tirane dhe jo ne hollande si ky dembeli

  5. jori says:

    erjoni nje nga kandidaet me profilin me te larte ne ps dhe nje nga ministrat e qeverise qe punoi me shume sec kishte premtuar.e verteta eshte se ai do beje shume per tiranen dhe jam i bindur qe do i ktheje buzqeshjen e mkunguar tiranes.

  6. loni says:

    bravo erjoni.ti je kandiodati perfekt per kryetare bashkie ndryshe nga te tjeret ti po ecen me projekte dhe me plane.nje njeri i pergatitur dhe me aftesi menaxcheriale.

  7. Ervini says:

    Pikerisht per kte duhet ta votojm zoti kryeminister sepse esht nje njeri punetor e mbi te gjitha nje njeri fjale pak e pune shume. Eshte e vertet qe cdo kush ka vendin e tij dhe vendi i zotit kosova esht ne krye te drejtimit te tiranes per tna sherbyer neve. Ju jeni ato qe sjeni ne vendin e duhur, madje do thoja ne ate te gabuar sepse pasi ne mashtruat me rilindjen tuaj skeni ber gje tjeter vetem sa keni rilindur xhepat tuaj.

  8. Kujtim says:

    Ky eshte njeriu me i degjenerum qe ka pasur ndonjeher politika Shqiptare. E tha mire ai miku vet i pabese dhe bukeshkale. Ky eshte per meshire por sduhet te rrije asnje minut me Kryeminister.

  9. ema says:

    Me then te drejten kam besuar se Rama do bej dicka ndryshe jo si politikan por si skicofren qe eshte, por keto qe po ndodhin si kam besuar kurre. Ketij u duhet hequr pushteti more se ne shqiperi do plase prap.

  10. Adela says:

    Mese normale per ket qeveri edhe pse ne fakt nuk eshte normale fare. Skan cfare ofrojne dhe gjith kohes merren me opoziten. Qeveri medioker. Suksese z. Kosova

  11. kleidi says:

    Tashme me kete qeveri cdo gje na duket mese normale. Nuk na ben me pershtypje asgje se u mesuam me idiotlliqet e kesaj qeverie.Suksese zoti Kosova dhe na ndero me fitoren.

  12. Anna says:

    Tirana do energji ,nje enertgji qe e ka vetem Erion Veliaj. #RilindjePerTiranen

  13. rista says:

    Tirana do perkushtim dhe pergjegjesi dhe jo menefrigizem sic keni bere ju zoti Rama. Kemi nevoje per nje njeri qe te na perkushtohet dhe jo nje njeri qe e ka mendjen se si mund te shpenzoje disa leke me teper per gjera “te domosdoshme”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje