Jo të gjithë në Kosovë e shohin pozitivisht vizitën e kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiç, në Tiranë.
Një prej tyre është Berat Buzhala.
Ai shkruan se në Samitin e Tiranës, Kosova u anashkalua me qëllim nga Rama.
Ja shkrimi i plotë i tij, botuar në Express
Përkundër llavës së pakontrolluar, unë pata refuzuar ta pranoj, si akt të lartë patriotik, spektaklin e dobët të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Beograd nëntorin e kaluar. Jo sepse nuk kishte tingëlluar mirë për veshët tanë ajo çfarë Rama kishte thënë në takim me Vuçiçin, por se isha i bindur se Kryeministri i Shqipërisë po aktronte. Ose thënë ndryshe, me gjuhën e Edi Ramës, ai kishte shkuar në Beograd për të peshkuar budallenj në Prishtinë.
Por të vërtetën, cullak, se çfarë vërtet mendon Edi Rama për Aleksander Vuçiçin, e kuptuam në të ashtuquajturin Samiti i Tiranës, ku dy kryeministrat po vetëpromovoheshin si liderët e ardhshëm të Ballkanit. Dhe në shërbim të kësaj qasjeje të re, ata u pajtuan që të deklaroheshin me njëri- tjetrin si “miq personalë”.
Pra, në një hark kohor prej 7-8 muajsh, dy aktorët kryesorë të Ballkanit, Rama dhe Vuçiç, shënuan dy momentet e tyre. Fillimisht zënka në Beograd, e pastaj, siç rëndom ndodh me dashuritë e reja, pasoi romanca e Tiranës. Dhe e gjithë kjo, në prapavijë, e kishte gjoja “çështjen e Kosovës”. Gjoja, zënka në Beograd ndodhi për çështjen e Kosovës dhe se tash, gjoja, romanca po ndodhte për hir të Kosovës dhe të Ballkanit.
Marrëzira.
Derisa Rama dhe Vuçiç po bënin plane për të ardhmen e tyre, plane të ndyta padyshim, raportet e Kosovës me Serbinë nuk kishin ndryshuar asgjë prej nëntorit të vitit të kaluar, kur Rama “lëshoi bombën në Beograd”, e deri në maj, kur ndodhi pajtimi i madh i dy Kryeministrave. Ndoshta, madje, mund të konstatojmë se vetëm janë përkeqësuar raportet tona.
Kosova, aktualisht është e mbërthyer me shpatulla për muri nga komuniteti ndërkombëtar në të gjitha rrafshet. Aktualisht si shoqëri jemi duke kaluar nëpër procesin më të rëndë moral dhe kushtetues, siç është ai i themelimit të Gjykatës Speciale, e cila na detyron që të heqim dorë në mënyrë vullnetare nga një pjesë e sovranitetit tonë. E tepërt dhe e panevojshme të thuhet se prapa kësaj qëndron Vuçiç, miku më i ri i Ramës, ish miku më i mirë i Sllobodan Millosheviçit dhe Vojisllav Sheshelit. Ish përgjegjësi i të gjitha shërbimeve inteligjente serbe, gjatë kohës së bombardimeve të NATO-s.
Sigurisht se ne në Kosovë nuk jemi në pozitë t’ia përcaktojmë agjendën Kryeministrit Rama. Madje nuk është korrekte as t’i kërkojmë që të përmbahet nga emocionet kur takohet me Aleksander Vuçiçin. Ai atë mund ta ftojë edhe në familje, sepse është çështje private e tij. Mirëpo mund dhe duhet t’i kërkojmë të mos flasë për Kosovën, në cilësinë e gardianit të shqiptarëve. Sepse, nëse për asgjë tjetër, ne në Kosovë nuk besojmë që raportet e ndera me Serbinë, deri më tash, kishin qenë peng i mungesës së një miqësie të Kryeministrit shqiptar dhe atij serb. Kjo ka qenë dhe mbetet një çështje shumë më komplekse. Me gjasë Edi Rama, në mes të tjerash, është edhe krejtësisht naiv që ta kuptojë raportin e Kosovës me Serbinë. Që është raporti i kasapit me prenë e tij. Dhe Vuçiç, fjalëpërfjalshëm, është kasapi ynë.
Nuk do të kërkonte njëri të kishte një përkrahje nga Rama, e as prej asnjë Kryeministri të Shqipërisë, sikur ky i fundit të mos e kishte gojën plot me “Kosovë”. Sigurisht as nuk do të lodhesha të shkruaj për të, sikur ky i fundit të mos na imponohej si Vëllai i Madh.
E tillë ishte edhe paraqitja e tij e fundit në Prishtinë, në ceremoninë e zbulimit të bustit të Ismail Qemajlit. Ai mori pjesë në ceremoninë e një subjekti politik- Vetëvendosja- duke mos respektuar kurrfarë protokolli shtetëror. Askund nuk shiheshin flamujt e Kosovës. Askund nuk shihej shteti i Kosovës dhe institucionet e Kosovës. Në një formë tjetër, me një arrogancë të njëjtë, shtetin e Kosovës e përbuz sa herë vjen në Kosovë, edhe miku më i ri i Edi Ramës, Aleksandër Vuçiç. Pra, në këtë rrafsh- atë të mos njohjes së Kosovës si subjekt- Rama dhe Vuçiç janë në një linjë perfekte.
Edi Rama duhet ta dijë, e ne duhet të lexojmë më shumë, se fatkeqësitë më të mëdha i kanë ndodhur vendit tonë, kur kryeministrat e Shqipërisë, ndër vite, duke tejkaluar Kosovën kishin ndërtuar “raporte të ngushta miqësie” me udhëheqësit serbë a jugosllavë. Të tilla raporte, sikur këto të Ramës me Vuçiçin, ishin edhe raportet e Ahmet Zogut me Nikolla Pashiqin, ato të Enver Hoxhës me Titon, si dhe Millosheviçit me Fatos Nanon. E tash së fundmi edhe këto të Ramës me Vuçiçin.
Në të tri këto raste, kur liderët shqiptarë dhe serbë putheshin me njëri- tjetrin, shqiptarët e Kosovës griheshin nga pala serbe. Rama duhet ta dijë se është e pakuptimtë ta konsiderojë veten mik me Vuçiçin, për sa kohë ky i fundit i urren dy milionë shqiptarë të tjerë. Kjo është veç një farsë. Është një shfaqje e dobët, e cila i shkon për shtat edhe Kryeministrit të Shqipërisë së vogël, i cili ka kohë që ndikimin e tij po e mat me hijen e mëngjesit. Më e pakta që mund të bënte Rama do të ishte që fatin e miqësisë së tij me Vuçiçin ta lidhte me raportet Kosovë- Serbi, progresin e tyre. Ose, nëse nuk mundet ta bëjë një gjë të tillë, të mos e zinte në gojë Kosovën. E posaçërisht të heqë dorë prej planeve për ndërtimin e autostradave Serbi- Shqipëri, duke mos e zënë fare në gojë territorin e Kosovës, ku supozohet të kalonte ajo rrugë. Apo ndoshta tash ai është pajtuar me qasjen e kamotshme serbe që për fatin e Kosovës duhet të bisedojnë me zyrtarët e Shqipërisë?
Me pak fjalë, ose me fjalët e Edi Ramës, ai aktualisht është duke peshkuar budallenj në Kosovë. Në njërën anë vjen në Prishtinë dhe e tund me sa fuqi që ka flamurin kombëtar, e në anën tjetër, duke anashkaluar Prishtinën, shpall miqësi të reja dhe të ngushta me Kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Per cfare mund ti hyjne ne pune Rames budallenjte e Prishtines o Berat?
Budallenjte gjithnje jane te dobishem per nje politikan sidomos kur i perfiton pa mund. Megjithate, une nuk ndaj mendimin me Buzhalen se Edi i punon prapa shpine Kosoves. Mendoj se homologu i tij Isa ne Kosove eshte i padenje, pa ide dhe pa energji qe te kyqet ne vizionin e Edit per fuqizimin e faktorit shqiptar ne rajon.
Perse Berati nuk e permend Sali Berishen kur rreshton udheheqesit e Shqiperise ?!-Vetem ky fakt e hedh poshte gjithe shkrimin e Buzhales.Sa per anashkalimin e Kosoves prej dy kryeministrave kjo eshte e vertete,POR ka dhe nje te vertete tjeter qe lexohet lehtesisht pas kesaj:-A eshte Kosova Serbi sipas serbeve ?-Atehere perderisa segmenti i vetem per t’u ndertuar ne te ashtuquajturen autostrade Beograd -Durres eshte nga Nishi ne Merdare,pra ne ate qe serbet e konsiderojne Serbi,PERSE pranojne te negociojne me shqiptaret(Ramen)per nje gje qe eshte ne “territorin e tyre”?!!!-Nuk ka kuptim te negociohet per rrugen Durres-Morine,e as per ate tash te ndertuar ne Kosove por marreveshja behet per ate qe do te ndertohet.E pra per mua ata KANE BERE NJE HAP TE MADH(por pak te fshehte) drejt njohjes se shqiptareve si zoter te ketyre trojeve,duke anashkaluar autoritetet e Kosoves sepse do te dilnin shume zbuluar.Dua te kujtoj edhe deklaratat e meparshme te Vuçiç se, duhet ta kemi mire me shqiptaret sepse jane nje komb ne zgjerim.E pra ata po e njohin dhe po E PRANOJNE realitetin dhe fuqine e shqiptareve duke na pare jo si te ndare veç Kosova e veç Shqiperia,JO ,ata e dijne mire si do jete e ardhmja ne Ballkan,e dijne me mire se Berati.
Nje here thote qe si besova showit te Rames ne Beograd e nga ana tjeter donte qe te perseritej ky show .
O Bukeshkal buzhal nuk do u bonte bloz puna e Kosoves . E tha ne Beograd Edi ate cka mendon per Kosoven dhe e perseriti edhe ne Tirane kur tha eshte ne te miren e serbise qe ta njohe
Kosoven si shtet.
Ti do salen qe t’arreston Adem Jasharin ne mes Tiranes po svje ma sal TRADHTARI ..tash e pret vec vdekja.
Jam plotesisht ne nje mendje me komentuesin Eno , Kur pyet :Perse Ky kalemxhiu Berati nuk zuri ne goje dhe lakoi , Anti shqiptarin me te mbrapesht te te gjitha koherave Sahli Berishen kete gjaper e faqezi te ketij vendi , besoj se nuk ka me nevoje per koment , ky s’eshte gje tjeter, vecese nje Berishist i pa ndreqeshem , te cili ose i kane zene syte perde , ose as do te shikoje , as te gjkoje por te percjelle percarje , konflikte , dhune e gjakderdhje e pa pranueshme nga asnje njeri me mend ne koke.qartasi duket qe eshte keq dashes e Negativ , as djallit nuk i hyn ne pune ky shejtan
Miqesise te shqiperise me serbine I hynte si pyke e keqe kosova ,,shyqyr qe EDI RAMA e kuptoi kete dhe e anashkaloi kosoven,beri nje rruge e dy pune na lidh ne shqiperine me nje shtet serioz ne ballkan nga ana ekonomike,qe do behet ure lidhese per shqiperine ne maredheniet me rusine dhe ish-vendet lindore.Per maredhenie ekonomike nuk vihen kushte ,rruge dhe pune do c’do shtet pavarsisht gjuhes….
Zhapik. Shqiperia dhe gjdo kryeminister i shqiperis do fitoje peshe dhe rrespekte nga shtetet e ballkani dhe evropes vetem ather kur te kete ndikim dhe rrespekte nga shqiptaret jasht shqiperis prej te cilve mvaret stabiliteti i rajonit dhe i kater shteteve ne ballkan. Kosoves, serbis, maqedonis dhe malitezi.
Kote munde te egzaltohet dikush ne shqiperi per mardhenje te mira me serbin pasi kjo nuk i sjelle asnje favor shqiperis ne qofte se ky nuk esht edhe vullneti i shqiptarve jasht shqiperis, Aqe me teper te anashkalohet kosova e cila esht faktori kyq dhe garanti kryesore per paqen ne rajon me ndikimin e saje te shqiptaret ne, Serbi , maqedoni dhe maletezi. Edhe rasti i fundit ne kumanove tregon se kosova esht faktori kyq shqiptare ne ballkan qe garanton paqen ose luften.
Edhe lufta e kosoves, Maqedonis dhe Lugines se Presheves te cilen e ben kosovaret tregon se kosova nuk munde te anashkalohet dhe se mardhenjet e mira te shqiperis me serbin nuk garantojn paqen dhe stabilitetin ne ballkan ne raste se dikush mendon se munde te anashkalohet kosova.
Miqesi me shkaun nuk ka ore lum miku. Kosovaret po te kishin mundesi Shqiperine do ta kishin bere superfuqi prandaj ja ke fut kot. Kjo “miqesi” e papandehur nga Vucici vjen pasi SHBA e ngordhi projektin rus per furnizim me gaz. Merkeli gjithashtu i shkuli veshet mire. Klyshi i Rusise mbeti lakuriq, i rrethuar nga NATO, pa pasur nga tia mbaje. Mos harro se para pak muajsh gjithe stadioni ne Beograd buqiste “mbyte, mbyte shqiptarin” dhe nuk luante Kosova por Shqiperia. Vucici asnjehere nuk i denoi keto thirrje per fakti e thjeshte se edhe ai ashtu mendon pu nuk ka fuqi ta realizoj.
Une uroj qe Shqiperia kete “miqesi” ta kapitalizoi nga ana ekonomike ne maksimum. Mirepo mos te ngaterroi miqte e vertete me perfitimet ekonomike te castit.
ia ke fut kot plako. Kosova eshte republike bananesh dhe keshtu do te mbetet edhe per nja 50 vjet. Vend pa dinjitet, pa identitet, pa kulture, pa inteligjence dhe per me keq fole terrostesh. Shqiperia duhet te distancohet nga ky komb gjoja shqiptar sepse kosovaret jane turq shqipfoles te sjelle nga perandoria osmane per tu perdorur kunder rebeleve ne Ballkan perfshi edhe vete shqiptaret
Ky eshte mendimi yt. Plotesisht i gabuar, por ke te drejte ta kesh. Megjithate po te citoj nje thenie popullore “Peshtyej lart e bjer syve”. Cdo fjale e keqe per gjysmen e kombit, eshte peshtyme ne fetyren e gjithe kombit.
Iliridistan dhe Alba prishtine jini 1lloj….. Vetem qe jini pak larg realitetit dhe konceptoni si Qorra pa mend ne. Kokë
Sa mir po na shkon miqesia me turkun
serbi ska ba ma shum se turku kunder shqiptarve,
Dhe me turkoarabet po bahemi dhe vllezer
Zogu-Pashiqi, Hoxha-Tito, Miloshevic-Nano? . O Berat po ti qenke kelyshi i Berishoviqit o analist. Si i tille te x me zero.
Problemi i buzhales eshte Berisha. Si mbeshtetes i flakte i tije, arriti deri aty sa i beri foto votes dhe e postoje me pas ne FB, po ashtu nuk e kaperdin lehte dhe heqjen nga Edi Rama, te vellait te tije si ambasadore ne Bosnje. Bene nje shkrim Berisha dhe ky i ve emrin poshte. Cfare pret nga nje funderin
Kosova u anashkalua nga Rama, se Rama nuk ka interes qi te prishet me “mikun” per shkak te Kosoves. Ashtu si edhe baba i vet shpirtnor, hoxha Enver, edhe ky gjatoshi po ja len ne dore Serbise Kosoven.
Me ça t’i dalin perpara serbit? Me 40 tanke te ndryshkuna e 15 helikopterre?
Rrofte NATO, se t’ishte per “fuqine e ushtrise shqiptare”,i kishe serbet prep kojshi ne Qafe Morine!
Po Enveri me ca ti dilte perpara serbit ne 45?
Me ushtrine e shpellarve ?
Pastro puseten(gojen) kur flet per Enverin se edhe UCK me arme tij luftoji.
Z Bush…, Dua tju pyes: Kujt i sherben ky mikro shkrim? I sherben cdo antishqiptari. Turp te kesh!!
“si dhe Millosheviçit me Fatos Nanon. ”
o buzhalë
si të paska shpëtuar sali berisha a i vrarë??
si more e paske harruar mor tyj??
të ket qënë rastësi apo thjeshtë je në grupin e tij të familjes së grus??
nje pyetje kam per kete analist pseudonacional. ne cilin takim jashte BE ka patur nje shtrengim duarsh( kjo ja vetem fizikisht) ndermjet perfaqesuesit me te larte te kosoves dhe serbise. Kur te mendoje si arrihet nje gje e tille, sa mundim dioplomatik eshte pas ketij akti, le te flase per emocionet nacionaliste.
Xhelozia eshte vetem pjelle e injorances ,mendoj se rregullimi i mardhenieve Shqiperi _Serbi do ti sherbeje dhe Kosoves . Diplomacia keto mardhenie kerkon ,por ju si duket nuk doni te dilni nga mesjeta .Jeni betuar armiq te perjetshem dhe pike,por Europa nuk na afron ne gjirin e saj pa lene mbrapa te kaluaren e hidhur .
Duhet te ndertojme ura dhe jo mure !!!!!
buzhala,por dhe shumë të tjerë duhet të kuptojnë një gjë të thjeshtë!!nuk flitet për miqsi ndërmjet shteteve!!kush flet për to e ka thjesht për propagandë!bile propagandë katunareske!!ndërmjet shteteve ka bashkpunim!!bashkpunimi është mbi përfitimin reciprok!!nuk është e thënë të vihet kandari i farmacisë se kush përfiton më shumë,por bazë duhet të jetë ky përfitim!!
shqipëria tregëton në sërbi dhe ajo po ashtu!!qeveritë e të dy vëndeve mbrojnë prodimet e tyre vëndase!!ne kemi mallra që si ka sërbia dhe e kundërta!!prodho më shumë e shit më shumë!prodho më pastër dhe ji më konkurues!!kohët e pashiçve kanë hikur!!as sërbi nuk ka prurë ramën në pushtet as rama atë,kështu që për favore për kolltukun nuk ka!!
që kosova u la në hije nuk është e vërtetë!!ajo mori pjesë me k/ministrin e saj në takim!!
pastaj po ta kapim kështu si thot buzhal berisha atëherë le ti drejtohet qeverisë së tij për të mos pranuar bashkpunim për autostradën!?por më duket se se ka hallin aty!!e ka hallin të ndihmoj propagandën nacionaliste sërbe!!po përpiqet ti bindë shqiptarët se “boro e ramiz”po rikthehet!!pa harruar se ai ka qënë që ka përfituar prej tij!!
Mos u beni te gjithe politikane se edhe politika eshte profesion qe nuk mund t’a kene te gjithe!
Berat ke shkruar sikur jeton para 200 viteve.Zoteri kur nuk e njeh politiken eshte mire te mos flasesh idiotlleqe.Neqoftese ti mendon se vetem me urrejtje ndertohet perparimi dhe e ardhmja atehere cfare te te them sepse ato qe dua te them nuk i meriton as edhe nje femi naiv.Edi Rama po tregohet strateg dhe largpames per te ardhmen e te gjithe shqiptareve dhe nuk duhet te jeni xheloz se vellai juaj i madh po projekton me maturi dhe urtesi perparimin dhe bashkimin ne europe te te gjithe shqiptareve kudo qe jane.Vella i dashur nuk na ka munguar urrejtja kurre si komb si ndaj te huajt dhe me shume ndaj vellait por asnjehere nuk kemi qene aty ku duhet si nga ana e forces per tu treguar burra as nga ana e intelektit per tu treguar te zgjuar prandaj mos hidhni zjarrit benzine kot kur nuk ia keni haberin sepse pa vellane e madh Shqiperi nuk do ta kishit kete pavaresi qe keni sot se pikerisht politikanet tane qe meritojne te vihen ne piedestal per marreveshjen e Rambujese te cilen dikur ju e quanit tradheti dhe qe me ane te asaj narreveshje u be i mundur clirimi i juaj se perndryshe per ju as nuk do pjerdhte njeri mesa per Palestinen qe po lufton per dekada ate qe ju e arritet per pak vite.
N’fakt thash me vetvete qa asht gjith ky inat qe po qarkullon n’Prishtine kto dit. Tash e kuptova arsyen. Shumica prej nesh as qe e din kur u mbajt ky takim, jo per gja po na ka interesu shum -.-Perputhne titullin me shkrimin: “Berat Buzhala behet xheloz per miqsin e re Rama-Vucic”. Gjithsesi, shpresoj t’ken bisedu edhe per kembimin “vajza vllehogreke per ni mushk serbe”. Masi kan shetit tan semaforat e Evropes ju kan ra hise shkavellave t’shkret, po m’dhimen kta t’fundit boll tybe.
Oj Alba oj zemer
Mos u bej armike e vetvetes per hir te disa shkrimeve dhe komentuesve xheloze dhe armiq.
Bota eshte e madhe dhe po kerkon te behet dhe ma e madhe.
Ne jemi te vegjel dhe po kemi frike me u be te medhenj.
Megjithate era ka vite qe fryn ne drejtim te mbare,per Shqiperine,Kosoven dhe tere kombin Shqipetar,bashkimi natyral Shqipetar po ndodh,dita e finalizimit eshte e afert.
Nuk eshte problem do te kemi ne familjen tone te madhe dhe tradhetare,dhe budallenj,dhe xheloze,dhe vllehogreke,dhe greke safi,dhe shkavella,dhe mushka,por kurresesi keto nuk duhet ti shikojme si pengese dhe aresye qe te pengojme apo jemi kunder asaj qe po ndodh me kombin Shqipetar,BASHKIMIN NATYRAL VELLAZEROR.
RROFTE KOSOVA ZEMRA E KOMBIT SHQIPETAR.
Ik or gomar ,po sqaron alba bishen ti me lloqet e tua ,ajo ashtu ka komentuar gjithmone si buce rrugesh dhe ka share e ofenduar cdo femer te shqiperise ,ti shkon e do sqarosh ate ,ne gop te semes le te shkoje ajo dhe soji i tyre ,hajde ate nenen ku ta keni i legena dhe buce qe shani femrat e shqiperise
Pikerisht pse ka gomare dhe bij gomaresh si ty ketej nga Shqiperia komenton ne kete menyre Alba bisha.
Ti je nje gomar dhe bir gomari i cili kujton se je me i ditur dhe i zgjuar se shoket e tu pertej kufinjve.
Sado te jesh me i zgjuar,nuk e shmang dot te qenit gomar.
Femrat e Shqiperise nuk kane nevoje qe te kene tutor apo avokat nje njeri vulgar,idiot dhe qe e shpreh mendjetrashesine e tij qe sa fillon e shkruan.
Analize mediokre….. “MIQESIA” SHqiptaro_Serbe, po cfar thua o Berat….”MIQ” por qe per Kosoven nuk bien DAKORT, e cMiqesi eshte do te pyesni ju? po jua them une, miqesi me gishtin mbrapa. kupton????? ca gjera duhen zbutur, te pakten keshtu duhet, keshtu na INTERESON Ne momentalish perderisa Kosova eshte ne ane e duhur ate Shqiptare dhe jo Serbe si para 100vitesh. ditet e sotshe jane DEEJYA e viteve 1913 por me kah te kundert. Pas NORMALIZIMIT te situates vjen edhe njohja serbe e Kosoves, tamam ai bashkim_vllazerim i Titos por qe ua nguli Shqiptarve kurse tani ndodh e kunderta
SIPAS TEJE I RRK I BIE QE TE SHPALLIN LUFTE. HAJDE PALL ANALIST HAJDE.
O Berat, Kosova duhet te rrije urt niher per niher derisa te thellohen marredheniet shqiperi-serbi. kryesorja ktu esht te zhvillohen bisedime qe te zbuten pak serbet se nuk keni leverdi me i be gjanat me force as ju as shqiperia. Edi e din mire kte prandaj po mundohet te zbuse gjerat me serbine – nuk ju len pas dore Rama, jo. ne me zor po mundohemi me i rregullu gjanat, ju po mundoheni me i prish… mos bani za shum se per te miren tuj e tonen esht.
Ngushellime Berat, nuk eshte hera e pare qe te iken mendja.
Kosovaret nuk mund te vendosin per problemet e Shqiperise, pastaj ata kane shtetin e tyre qe nuk njihet nga OKB dhe vete fqinjet qe kane afer. Kosovaret mund te analizojne vetem kryeministrin e tyre per qe i dha doren Vuvicit.
O buzhalle kerma. Pse nuk permende padronin tend te qelbur berishoviq. Rama po ben ate qe as sorollopi juaj dhjeramanesh nuk po bejn. Vazhdoni bejuni gojore te huajve siq u mesoi rugoviqi.
Berat Buzhala,Halil Matoshi,nuk perfaqsojne opinionin e shqiptarve te Kosoves.ne fakte lexusit dhe komentusit,te indinjuar me shkrimet e tyre shajne dhe mallkojne edhe ne muret e tyre ne fb!.Gati harrova te “pershendes” zagarin e Janulles-tfgs,qe ka shitur bithen per 100dollar.
Nuk e kuptoje, se perse keto lloje gazetaresh “Atdhetare”,nuk hapin gojen per vizitat e ” vella ” Erdogani ,si ne Kosove ashtu dhe ne Shqiperi,dhe aqe me keqe kur le dhe “detyra” per te mbaruar.Deri kure marrdhenjet me Serbine ,do ngelen peng i turqelive si ky Berati?.
Per ceromonin e zbulimit te bustit te Ismal Qemalit per mose vendosjen e flamurit te Kosoves fajtore jane kita serrbet e VV qe nuke e duane shtetin e Kosoves ,kurse ne shqiptaret e Kosoves gjithmone na kane keqperdore politikanet e shqipris per interesat e veta personale e shesin Kosoven pore kesaj radhe smunden se e kemi Ameriken .Politikanet e shqipris jane patriota me bataria .
Cani,shko futja gjume shokit.nuk ke lidhje me tru.Edi Rama,po ngrit shqiptaret ne ballkane ne maje te kodres-kupton?!.Flamuri i Kosoves,eshte flamur i protektoratit e jo i shqiptarve!.
Mendoj se autori i ketij shkrimi eshte fatkeqesisht shume driteshkurter dhe ky shkrim nuk meriton te botohet ne Gazeta Tema.
Berati shume mire i ka than gjanat ne ket shkrim.
Por Berati harron qe Kosova nuk ka qeveri nuk ka president nuk ka parlament nuk ja parti politike.
Ne Kosove vetem OJQ e qe nuk pjerdh kush per ta.
Edhe pse Edi eshte nje kryeminister i shtetit ame nuk duhet aq let me e ban mik nje serb .
Ne ne kosove ua kemi pa sherrin njerzve qe jan ber miq me serb po ashtu po ja shohim sherrin miqsis me turk dhe arab.
Shqiptarve u duhet miqsia vetem me gjerman.
Qofte Rama qofte Vucic duan qe te gjejne nje vend ne Europe qe te shpetojne nga pislliku Ballkanas. Ashtu sic beri ish muìinistri i jashtem Serb qe tani eshte ne OKB 30 mije dollar ne muaj. Keshtu qe Rama parate qe ka bere keto kohe me lejet e ndertimit i han me qetesi ne ndonje istitut Europian per studime te BallLeshit. Atij as qe i rruhet per Kosovaret ndersa ka alergji per Shqiptaret e vecanerisht te ardhurit ne Tirane. Per kete ka rregjistrime.
Mos ki merak se skan nevoje per institute euroatlantike ..politikuajt ballkanas rrojne si krajla ne mes te ballkanit e si gje gjo.
OR KATUNDARI BUZHALA, A PO PIDHESH DHE MOS FUSESH HUNDET NE PUNET TONA NE JEMI SHTET SOVRAN DHE KRYEMINISTRI JON KA POLITIKEN E VET, JU PO JU PELQEU MIR PO NUK TE PELQEU SHIF PUNET E TUA NE KOSOV DHE MOS BEJ SI GORE ME KRYEMINISTRIN E VOTUAR NGA MAZHORANCA E KTI VENDI DHE QE VETEN DHE VOTEN PO E JUSTIFIKON 100 PER 100 NDE,TI DO SALI QENIN QE SHET TROJET SHQIPTARE BOLL QE ESHT NGA VERIU DHE TI I PRANON TE TERA,PO IK O ANALIST ORDINER MJAFT NA çAVE TRAPIN ME ATE LLOGJIKEN TENDE PREJ GOMARI NJERI KOMPLET INJORANT, E GENJEN VETJA SE ESHT SUPERJOR KARSHI NESH IDJOTIN, PO IK O KOKRRA MALOKUT SE KUR BENIM POLITIK NE SHQIPTARET JU NUK JU LLOGARISNIN AS NE NUMER POPULLSIE NGA DOLE TI SOT KAQ INTELIGJENT QE KE DIFEKTE DHE NE GJUHEN QE FLET SE TER JETEN KE MSUAR SERBISHTEN, PO IK O IDJOT E MOS U NGATERRO ME KRYEMINISTRIN TON SE ESHT TRE BREZA QYTETAR TJETRI NUK VJEN NGA MUSHKA SI TY TE BEJ POLITIK,mbyll halen njeri i peshtir qe te pelqen vetem vetja dhe nuk ke kurrfar vlere po nuk te pelqeu politika shqiptare shko pirdhu shif punen tende se si ti si ai deputeti grek nuk keni ndryshim nga njeri tjetri legen malok injorant.
Rama eshte i pari politikan shqiptar qe komunikon hapur me opinionin publik ne Kosove dhe Shqiperi.
Kete se ka bere kurre as Enveri dhe as Saliu.
Kosov lirohu nga kompleksi dhe shiko me lart se fotografia e xhaxhit ose e Sales ne guzhine.
Pershendetje
Ky Berati eshte nje shkerdhate njeri qe e kam degjuar ne shume emisione dhe me detyroi tani te shkruaj dhe fjale te ndyra. Po nuk durohen me jo Sali berisha por dhe Berat Buzhdala e nje far Nexhmedin Spahiu a ku ta di une truthari qe me hiqet profesor. Mero, pse botoni shkrime te ketyre njezeve te cfilatur nga trute e kokes. Apo shoqeria pranon ne tavoline sot e mutin edhe pipeqin? Palaço njerez!
,,Dioni,,ti shume lidhje paske me tru Rama po prete mi ngrite shqiptaret po lere more mose ja fute kote ,mose u nxeni me nje deklarate ditore duhete te ket strategji pere qeshtjen shqiptare e jo deklarata patriotike .
berat rrota
Duke e lexuar artikullin e Berat Buzhales (Qkales) smund njeriu pa e then spaku nje mendim.Berati me te Tilla gjera merret te tillë ka sa te duesh ne kosoven e shkret qe ka mbet hallet tja qajn Matoshat(Kodoshat)Buzhalat (Qkalat) Nexhmedina ca stervina ca Migjena mjer qei kena ca Surroja qeu ka dal boja.E pra meqe esht fjala per kryeministrin aktual Edi Rama gjer me tani ska verejtje lidhjet ne qdo koh dhe periudh duhen te respektohen ashtu siq po veprohet dialogun Prishtinë – Beograd prandaj ben mir qe mos te rraset llugave qe si perket as Buzhales as kushdo nqoftë.
Hiqe ate emer qe ke more Buzhal Bukshkala
Buzhala…. I mjerë. Analizë … Si ato të Saliut.
Buzhala, miku i Damir…gjykata speciale… Peshqesh nga Argita, Basha dhe CO
Berati eshte nje katundar qe ka ble nje diplome dhe mbahet gazetar.Berat Lutza te mesoje shqipen ,pastaj te dale ne media,injorant ,gjysemanalfabet…..
Berat Buzhala!
Je i vorfen ne mend per te mos thane se neper te njomin tru ke dhe shterpezime.
Nuk i lexova gjithe komentet.Po per ate qe lexova di ta keshilloj Beratin e Buzhales.Meso nga komenti i komentatorit Eno — 2 qershor,ne 2015 6:37 pm.
Ore budalla analist.mos shkruaj më nga kto shkrime perçarese.shqiperia kosova Jan një se Jane një komb.Ti paske rrohit or ti analistuc.do bësh Mir të kerkosh falje publike dhe ta terheqesh kte shkrim idjot.
Po na turpurove Beratin o peshqir i Berishes!
O beograd bukshkalla kush je ti qe te komentosh Edi Ramen dhe ti japesh keshilla.? e keqa e jote eshte se nuk e kupton se kush je( pra nuk e njeh veten) T i vetem te verteten nuk ke permendur kryetradhetarin sali berisha kjo eshte e qellimshme se ashtu je dhe vete nje vegel e serbeve shoke i ngushte i “.matosh palloshit” T para se te shkruash duhej te kishe pyetur udheheqsit e kosoves. Nje flamur ka shqiptari o beograd. per ate qe kerkon ti nje pjese i perket edhe serbise.
Ky e quan veten Berat, por ka harruar te kaloje Uren Vajgurore. Kur te arrishe te kalosh Uren Vajgurore atehere do ta kuptosh situaten.
O Berat burrac na qènke dhe buzhalè bukèshkale na dilke,gazetar pa moralprej cilès shkollè na ke dalè,sa trushkulur dhe mendjelehte nè tv kur na flet.Nuk na mèson dot ti more i mjere shko nè hale o i permjerè.
Lexus te nderuar,nga komentet me larte kuptova qe Buzhala ja paska arrit qellimin qe ka pasur me kete koment.po kush se njef B.ju perse i jepni kaq jehone te madhe,e futni perqarje nder vete,a kaq naiv jeni a.un vetem nje e di,qe sa i perket qeshtjes mbarshqiptare,asnjeher nuk i kemi pasur punt me mir.sikur te dime ta shfrytezojm kete, dhe te punojme se bashku, ateher nuk ka kush qe na ndal dhe na ndane me si nje komb i vetem.ndersa disa komentus qe trumbetojn ketu se gjoja shqiperia na qenka shtete dhe nuk na intereson kosova apo maqedonia,i themi vetem nje mbyllne se ju ka afru ora edhe juve,jeni aq te paket sa nje pike uj ne dete.vetem te bashkuar do te arrij qellimin shekullor.
Ti je vetem. Nje maskara..antikombetare qe ben kto shkrime,edi eshte nje nga politikanet qe Po dridh te gjith ballkanin politika qe ben edi eshte sbor pert te gjith rajonin perfshi ktu dhe serbin..mbas Pak kohesh te vjen Merkel ne tiran..boll te vesh ne krahasim peshen politiken shqiptare kur ishte saliu..dhe kupton,,nje sbutje e fjales kosova e pavarur. Nga edi dhe mosreagimi i vucicit si heren e pare..tregon se ku rref politika edi rames, eshte fat per ne qe erdhi me ne fund nje nje lider i vertet, sepse per kte ka vuajtur shum dhe shqipria Po ashtu dhe kosova…
Z.Berar Buzhala eshte i panjohur nga une dhe ky s,eshte faji i tij,por me qe po prezantohet me kete shkrim me krijon ndjesine se eshte nje analist i ceket per ceshtjet politike,me teper se dashakeqes,i xhelozuar per cfare ke bere e di te beje mire Rama ne interes te shqiptareve dhe ceshtjes kombetare e ne vecanti per shqetesimet qe mbeten per njohjen e Kosoves nga shtete qe s,e kane njohur ende she ne vecanti qendrimi kokefort i Serbise per te mos e njohur dhe kembengulja e Rames per nje njohje te Kosoves nga Serbia,sepse eshte ne te mire te vete Serbise dhe te rajonit dhe une nuk shikoj asgje te keqe dhe s,e kuptoj se pse eshte i shqetesuar Bushala pas nje qendrimi te tille te rames apo shqetesohet per faktin se ne takimin e Tiranes dy kryeministrat nuk paten perplasje te tille si ne Beograd,pra sic duket z.Bushala do te ishte i kenaqur qe dy kryeministrat te perplaseshin,te grindeshin,te mos hanin nje darke se bashku,te villnin vrer e te vazhdonin te thellonin ndaret dhe vetem keshtu ky analist do te kenaqej ,duke mbetur nje analist i vogel qe i ka mbetur ora ne vitet kur sundonte Milloshevici.Mendimet e vleresimet e ketij gazetari lene per te deshiruar,jane cinike qe s,mund te pranojne nje qendrim te ri qe do te coje ne bashkepunim te rajonit e qe do te sjelle patjeter dhe normalizim te marredhenieve me Kosoven,per te cilen po lufton BE dhe SHBA,por qe Bushala s,ka sy ta shohe e s,ka mendje ta kuptoje,por sic duket ky njeri po ecen ne drejtim te pa ditur,kunder asaj qe kerkohet e qe po vleresohet nga BE.Ne vend qe t,u terheqi vemendjen krereve te Kosoves qe nuk qene prezent ne respektimin e figures se Ismail Qemalit ,merret me flamujt.Je i vogel shume ,o Bushal ,per te mos thene se je bukeshkale,njeri i lig qe kerkon te nxish ate qe eshte gjeja me e mire qe po behet nga kjo qeveri e kryeminister i Shqiperise per Kosoven e kombin,por sic duket ketij zoterie i pelqen Berisha qe furnizonte Milloshevicin me nafte per te shtypur Kosoven dhe qe arrestoi disa nga kreret e UCK-se qe nga heroi legjendar i Kosoves,deri tek Thaci etj luftetare nepermjet Gazidedes se keshtu i merrte urdhrat nga miku i tij Miloshevic,por keto s,i permend ky zoteri i peshtire qe vetem te miren Kosoves e Shqiperise nuk ua do.
Ky shkrim i ketij bukeshkelesi eshte i denje per nga ligesija dhe vreri te botohet nga “gazeta” 55. Mero! Mos e ndot gazeten me te pegera te tilla antiShqiptare.
O koqe
ju jeni nga ata qe kur kaloni lumin thoni q….kalin
Mjaft energji ka harxhuar Shqiperia per ju dhe ju perseri beni gam gam
Mjafton te kujtoni vetem vitin 1999 dhe ky trapi te mbyllte gojen
Tani ju fituat pavaresine,ju prifte e mbara,bota nuk na lejon te bashkohemi ,gjithashtu dhe ju nuk e deshironi
Tani secili ne punen e tij dhe mjaft nderhyte ne punet e shqiperise
kur ju do b… thoni shteti ame,kur nuk ju do beni ham ham dhe eshtrat e Isa Buletinit nuk pranuat te prehen Vloren e flamurit,pra ju prifte e mbara ne rrugen tuaj dhe shikoni nga brukseli dhe jo nga ankaraja
Ramsa,është pjellë sllavokomunisti (internacionalis)kshtu Jan gjithë socialistet,krijes e komunistve sllav,ata(sllavokomunistet shqiptar:Nanoo e Klossi)I ndihmuan analfabetet Enverist te kosoves qe te vijn ne pushtet,kta faqezinjë shkatrruan gjithçka :traditen shqiptare,arsomin,ekonomin duke NA len pa Identite,pa dije e pa pasuri,.Rroft e djathta shqiptare me Faik Konicen,Gjergj Fishten,Ernest Koliqin,Martin camajn e Rugoven që paraardhës kan:Barletin,Buzukin,Bardhin,Bogdanin(qe e nxorri ne drit Rugova).
Rama,duhet bej diçka per shqiptaret ne lugin,e ne maqedoni Urgjentisht sepse at po e ndrroj identitetin shqiptar me at musliman,kulturen shqiptare me ate Arabe.Rama duhet ndihmoj ne ngritjen e mediave kombetare ne kto treva,arsim cilsor sepse ne po humbimm pjes te poullit tonë.Ne ne kosovë me ndihmen e elites intelektuale te shqipris ,do te daliim nga kjo katrahur.Intuita ma thotë se Rama ska fryum(shpirt)kombtar,uroj tjam gabim
Je komplet gabim i dashur Gjoc ,dikur kam qene partizane e se djathtes (komuniste) por pashe qe Berisha e beri Shqiperine nje han te vertete . Socialistet te cilet nuk i kam votur ,jane ne krahasim me Berishen,
si dita me naten .Persa sa i perket problemit te Kosoves ,,deshira e Rames ka qene dhe mbetet e madhe ,
mendoj ,por nuk eshte momenti,koha e duhur per te ngritur njekohesisht tek Europs dy ceshtje paralel .
Europa dirigjon per te gjitha problemet ne Ballkan .Rama eshte i vogel para tyre .
Per aq sa ka folur per Kosoven ja terhoqen veshin te BE dhe kete here eshte distancuar nga deklaratat e tij .
@ Shkrimi i Berat Buzhales eshte per tu Repektuar, dhe lexuar mire,thjeshte se Miqesite e medha Serbo-Shqipetare jane paguar Shtrenjte po nga Shqipetaret..
1-Nuk munde te fajesojme Edi Ramen se ne Prishtine na behet dikush Xheloz,por ne nje Drejtim nuk jame Dakord me Beratin Kur permend Institucjone te “Shtetit” Kosovare??
2-Kosova eshte thjeshte nje Shtet “Eksperimental” qe Europa e Krijoj si dhe Amerika,por po kjo Europe dhe Amnerike Neser munde tja “Dhuroj” perseri Serbeve , apo ta Ndaje ate midise Serbeve dhe Shqipetzareve, sido qe te behet perseri Shqipetaret dalin te Humbur.
3-Ne Ngritjen e Bustit te themelusit te Shtetit Shqipetare Ismail Qemali, mungonin Kreret e Qeverise Kosovare???Pse ??Ishte Rastesi??Kurressi jo, ishin Vete Qeveritaret Kosovare qe “Braktisen” Ismailin e madhe, Edi Ramen,dhe perseri pse??Udheheqja Kosvare po Perpiqet qe te “Krijoj” nje Shtet “Kosovare”,dhe per kete jane Kunder VETEVENDOSJA,qe eshte per Bashkimin KOMBETARE…Pra @Berat jane Isa Mustafa,Hashim THaci, dhe Presidentja Afijete-Ollsun(Te befte mire-Nga Turqishtja) qe Nuk Respektojne Flamurin Kombetare KUq-ZI,por kerkojne te Perulen perpara nje “Pacavureje” me Ngjyre Blu te ashtuquajtur Flamuri i Kosoves…..
@@Megjithe kete Edi Rama, duhet patjeter te marre ne KOnsiderate edhe Faktorin Kosovare ne Marredhenjet me Serbine..p.sh -eshte shume shpejte qe Shqiperia te Nenshkruaj Kontarata Strategjike me Serbine sikurese eshte Hekurudha sikurese Pretendohet dhe bene te mundur Daljen e Serbeve ne Detin Adriatik..
Mardhenjet Serbo-Shqipetare, kane qene Gjhithmone te nje Niveli te percaktuara si Shtete “Armike”, dhe nuk munde ti beje keto Marredhenje “MIke”-miqesore dhe te Buta,nje apo dy takime Kryeministrash, kur po te shohim , Presidenti Serbe Parakalon para TRUPAVE uSHTARAKE SERBE;NE KUFI ME KOSOVEN DHE KERCENON SE JANE GATI PER C´DO NDERHYRJE::::
Pra gjithe Schow POlitike qe po na Luajne Rama-Vucic ,vihet ne nje Pikepyetje te madhe???
@ Nese Serbet do te kerkonin vertet Paqe me Shqipetaret ato duhet ti shohim me Vepra Konkrete dhe pa u Entuzjazmuar, por kur Vucic Deklaron ne Tirane se Kosova eshte Serbi, athere prapa Buzeqeshjeve gjoja Miredashese para Kamerave ,fshihet Cinizmi, Armiqesia dhe Arroganca Serbe .
Eshte FAKT se Serbet kane Politikane me te “Holle” se ne Shqipetaret,pa Fyer askende, kane Objektiva dhe Strategji-Afategjata,qe per Realizimin e tyre kerkohet po nje KOhe e gjate,prandaj ne Shqipetaret duhet te kemi Shume kujdes.
Keshtu i [email protected] Buzhala, eshte me mire qe Qeveria e Kosoves te kerkoje Hapur Mbeshjtetjen e Vellait te madhe(Shqiperise),dhe te unifikojne shume Gjera, dhe jo vetem Fjale,qe pastaj te kete te “Drejten” ti kerkoje edhe “Vellait” te Madhe Shpjegime pa rene ne Nostalgji apo pa u bere Xheloze..lol
O zot pse jeni kaq te trashe !!!!
Qe te shkruash nuk don ndonje filozofi te madhe.Por rendesi ka se cfar mund te shkruani..Konkretisht,Berat Buzhala po mundohet
me ate budallallekun e tij qe e karakterizon,po mundohet te shkepus, copeza te ngjarjeve tragjike qe kan ndodhur gjate sundimit te diktatures kriminale,te drejtuar nga kryekrimineli Hoxha ne Shqiperi,dhe Tito ne Jugosllavi.Dhe sot Z Buzhala me pa fytyresine e tij,kerkon te beje nje paralelizem,te se djeshmes se erret,me te sotmen, ku e gjith shqiptaria,po e presin kete te ardhme si me endritura ne historine e tyre..
-Zoteri;mjaft I keni shtire zjarrit benzin;perse kerkoni te shperbeni unitetin e gjith popujve te shqiptarizmit/???
Vini re…miqesite personale thote Berati i mjere . Nder te tjera ajo midis Milloshevicit me Nanon . Ketu duket sa i ndyre eshte ky gazetar , sepse genjen poshtersisht . Perse genjen poshtersisht te na e thote vete Berati , perse e ben . E verteta e paster dhe e qeruar eshte Milloshevic- Berish , apo jo o Berati i mjere !
Ky gazetar duhet te kishte qene i tille para viteve 90-te,tani ne shekullin e 21 dhe ne vitin 2015 stonon shume.Edi Rama nuk eshte aq si mendon ky Berati nga kosava.Per te kuptuare Ramen duhet kohe dhe vizion.