Idrizi në Sarandë: Nëse dikujt i dhembin sytë që një shqiptar i Çamërisë është nënkryetar Kuvendi, kjo është cështja e tij

4 Qershor 2015, 10:27Politika TEMA

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet zhvilloi një takim elektoral në Sarandë, përpara qindra mbështetësve të mbledhur në sallën e kinoteatrit të qytetit.

Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi, u bëri thirrje sarandiotëve të votojnë për nr. 34, për PDIU-në, si një parti që mbron dhe promovon identitetin dhe krenarinë kombëtare shqiptare.

Nëqoftë se dikujt i dhemb syri kur një shqiptar i Çamërisë është nënkryetar i Parlamentit, është problem i tyre. Nëqoftë se dikush mendon se mund të urdhërojë se çfarë do të bëhet në Shqipëri, është prapë problem i tyre. Ne na duhet të jemi bashkë.

Ne na duhet një Sarandë që të jetë e mbështetur me investime, sepse Sarandën e ka bekuar Zoti. Të votojnë për dinjitetin e tyre, të votojnë për gjakun e tyre, të votojnë për prosperitetin e tyre.

Të votojnë për numrin 34, që do ti bëje të ndihen krenare për pronat, për familjen, për besimin në Zot dhe për dinjitetin e shqiptarëve”, tha Idrizi.

Ai theksoi se Saranda i ka të gjitha mundësitë për t’u zhvilluar në një atraksion turistik jo vetëm për Shqipërinë dhe rajonin, por edhe në mbarë Evropën.

Idrizi theksoi se, PDIU do të mbështesë politikisht Sarandën, për të zgjidhur problemet më emergjente të qytetit. Prandaj, ai kërkoi votën e të gjithë sarandiotëve, e veçanërisht të komunitetit të shqiptarëve të Çamërisë.

Bashkia e Sarandës, që unë mendoj se duhet të ishte më e madhe, duhet të marri vendin që meriton, t’i kthehet dinjiteti, të bëhet një vend turistik, arkeologjik, historik, ashtu siç i  takon Sarandës.

Por, që ta bëjmë këtë gjë, unë dua të ftoj të gjithë ata që ndjejnë kauzën e kësaj partie, por edhe të gjithë sarandiotët që të bëhen pjesë e PDIU, një parti që do të mbështesë të gjithë qytetarët e Sarandës. Por, unë dua t’ju bëj ftesë veçanërisht të gjithë patriotëve të mi, shqiptarëve të Çamërisë: ja ku e kanë shtëpinë e tyre, një shtëpi e hapur për çdo shqiptar.

Do të shihni rezultatet e PDIU në të gjithë Shqipërinë, nga Dibra, nga Kukësi, nga Vermoshi e deri në Konispol, sepse ne jemi një parti e madhe dhe do të dyfishojmë votat. Ne na duhet fuqi, në mënyrë që të adresojmë problemet që ju keni”, theksoi Idrizi.

 

2 komente në “Idrizi në Sarandë: Nëse dikujt i dhembin sytë që një shqiptar i Çamërisë është nënkryetar Kuvendi, kjo është cështja e tij”

  1. vizioni i Bashes says:

    Po,po, tani Saranda, do të bëhet edhe “vënd turistik” edhe “vënd historik”, me betonizimin dhe pallatet, si “lesh arapi”…! Kush e ka parë Sarandën, është betonizuar dhe ngjan si Normandia (Francë) në kohën e Luftës së Dytë Botërore, me fortifikimin nazist…,për t’i bërë ballë sulmit të aleatëve… Një qytet tipik i “rrumpallës” urbanistike (dhe jo vetëm), në Shqipëri…!

  2. Lisi says:

    Shqiptaret duhet t’a kene per turp t’a kene ne krye te nje institucioni nje grek,numri i te cileve nuk eshte i vogel,i cili hane ne pjaten shqiptare dhe punon per politikat e “Agimit te Zi” dhe jo nje shqiptar te Camerise,Kosoves,Malit te Zi ose Maqedonise.Ne France,p.sh.kryeministri Vales eshte me origjine nga Katalanja e Spanjes dhe askush nuk ka verejtje per kete perveç,politikave te mira ose te liga ne ekonomi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje