MASHTRIMI/ Ja si Lulzim Basha privatizoi tarracën e pallatit (FAKSIMILE)

4 Qershor 2015, 19:22Politika TEMA
MASHTRIMI/ Ja si Lulzim Basha privatizoi tarracën e pallatit (FAKSIMILE)

 

Lulzim Basha ka privatizuar katin e 13 të pallatit të tij, përmes një skeme mashtruese, duke u investuar në blerjen e një apartment sipër katit të tij. Dokumentat provojnë se ai ka blerë një apartament në katin e 12, duke blerë pjesën tjetër të taracës nën cilësimin “verandë”.

Nga një hetim i gazetës TemA pranë Hipotekës së Tiranës, rezulton se Lulzim Basha  ka blerë apartamentin e një fqinje sipër tij dhe pjesën tjetër të taracës e ka konsideruar si verandë, duke e hipotekuar.

Nga dosja e Hipotekës shikohet se të njëjtit banor,  Basha i ka blerë dhe një apartment 57 metra katror po në këtë kullë në katin e 9-të.

Privatizimi i “taracës

Lulzim Basha dhe Aurela Isufi, gruaja e tij, kanë blerë nga shetasja Vilma Kulla, apartamentin në katin e 12 me sipërfaqe ndërtimi rreth 157 metra katror dhe një sipërfaqe e taracës 203 metra katror. Çmimi i blerjes është deklaruar 200 milion lekë të vjetra, çmim natyrisht i manipuluar për zonën, ku një metër katror është afërsisht 2 milion lekë. Ky çmim është rreth katër herë më i ulët, në varësi të sipërfaqes që kanë marrë.

I gjithë operacioni ka synuar privatizimin e taracës dhe krijimin e një tarace të re sipër tyre, që quhet shesh ndërtimi në lejen që Basha i ka dhënë vetes.

Pasi ka blerë apartamentin, Basha ka nisur punimet për ta bashkuar me apartamentin e tij një kat më poshtë,  duke e kthyer në dupleks. Punimet janë kryer pa leje dhe privatizimi i taracës dhe marrja  e lejes për ndërtim, duhen më shumë për të mbyllur një histori ndërtimi, e cila në fakt është kryer.

Dëshmitarë, të cilët dhe kanë punuar në ndërtimin e këtyre apartamenteve, i thanë gazetës TemA se Basha ka përfunduar punimet, duke lidhur katin e 11 me katin e 12 dhe tani po synon një leje për katin e 13, pasi ka mundur ta privatizojë taracën.

Ashensori privat

Në po të njëjtën kullë, Basha ka ndërtuar një ashensor privat, që shërben vetëm për atë dhe familjen e tij, që nga kati i parë deri në katin e 11, ku fillon perandoria e Bashës. Dy katet e tij të kthyera në dupleks dhe të rindërtuara nga e para, plus ashensori privat, kanë qenë problemi më i madh i gjithë banorëve për disa vite dhe një pasuri që shkon deri në dy milion euro. Leja për katin e 13 që Basha i ka dhënë vetes, dhe mënyra se si ka hipotekuar taracën e pallatit, janë po ashtu një skandal që përbën jo vetëm konflikt interesi, por dhe një babëzi vulgare e një politikani, që duket se ka si zakon kryesor të rrëmbejë çdo gjë që e rrethon. Në këtë rast dhe taracën.

Hipotekimi i Tarraces si verand 203 metra katror

Akti i blerjes se apartamentit dhe taraces si verande

Plani i venedsjes se Perandorise Basha

20 komente në “MASHTRIMI/ Ja si Lulzim Basha privatizoi tarracën e pallatit (FAKSIMILE)”

  1. ali says:

    e vetmja gje qe beri basha ne keto 4 vite esht es ei dha leje vetvetes per te bere shtese allati kaq

    1. lola says:

      basha eshte hajdut dhe mashtrues,ai ne keto 4 vite vetem u dha leje vetes dh klienteve t evet turpi i madh ky

      1. gimi says:

        per te shkuar ne drejtimin e duhur per nje qytet kur mer leje i ndershmi dhe ligjori duhet te votohet erion veliaj

        1. xha Barka says:

          Me mire Gjergj Bojaxhiu. Ec drejt e mos kshesa se nuk i dihet.

        2. uc pertika says:

          po ca shkruni mer jahu ?
          po kush pjerdh per ju.

          po harrut ju se s,jeni gje tjeter por vetem qelbesira?!

          1 meleon qelbesira….mos harroni…

    2. anonim says:

      Nuk ka ku te shkoje me keq. Qyteti i Tiranes ka kater vite pa kryebashkiak. Lul pertaci do mbahet mend si pertaci qe i dha leje te jashteligjshme vetvetes. Turp.

      1. komunalja says:

        Nuk eshte rastesi qe nje person i tille eshte edhe ne krye te Partise se Delinkuentëve. S’të mban afër kot kalifi. I uroj këtyre bastardëve sa me shpejt në litar!

  2. icardi says:

    turpi i radhes i lulit, te vjedhe e ka ne gjak, po edhe katet e pallatit eshte krim

    1. andrea says:

      se kuptoj se si mund te ekzistojne njerez te tille, qe mendojne vetem per interesa personale, duke u bere hajdute dhe inxhiniere njekohesisht, te pakten hajdut e ka ne gjak po te mundohesh te zevendesosh dhe inxhinieret dhe arkitektet qe kane ndertu pallatin duke rrezikuar edhe jeten e banoreve cne, po te ishte per tu ndertu kat tjeter do e kishin ndertu qe ne fillim mo luli

      1. dario says:

        Po aq sa leje ndertimi dha per te ndertuar ai dhe klientet e tij kate shtese, pallate e vila, si nuk dha nje leje ndertimi per qytetaret per te ndertuar nje strehe per te futur koken? Shperdorimi i pushtetit paskerkesh kaluar kufinjte e imagjinates.

  3. artiles says:

    A e ka Basha “lejen e mjedisit” per ndertimin qe ka bere?? Mbikalimin tek Zogu i Zi e prishi se s’kishte leje mjedisi, ne nje kohe kur dihet se mbikalimi vec e ulte ndotjen e makinave. Po nuk ja prishen ndertimin ta gezoje me kuc e me mac, e mos te na thone me qe ka bere kete apo ate, se na cane veshet me pandeshkueshmerine.

    1. Bravo per komentin …jo vetem prishja por edhe burgosja se per fukarenjte qe vrane veten per 30 mije lek energji te papagume u coi policine dhe ushtrine te dera pushti i rradhes.

      Ktu eshte mos me pagu asnje cent takse ..nese shqiptart skan bole me bo revolucione te dhunshme ateher te perdorin revolucione pasive alla Gandi.

      Askush mos te paguje kur vet b..qirat e ndyre qe jan te krimb ne pare pa punu asnje dite vjedhin e grabisin pa ju hy gjemb ne kembe.

  4. stivi says:

    Babezia e ketij njeriu s’paska pasur fund, a thua se ketij i duhej ky apartament kur jetonte gjithe kohes jashte, po e ka bere per te sfiduar publikun e drejtesine, por ketyre funderrinave shyqyr i erdhi fundi.

  5. Un nuk e di se pse i jepni me kto skandale?????

    Cili eshte qellimi??????

    Sherbim ndaj qytetarit apo sherbim ndaj pushtit te rradhes qe eshte ne pushtet dhe per ti lehtsu sa me shume fushaten e blerjes se bagetise si te tregu i Milotit ne dem te kundershtarit????

    Si nuk e pashe nje here nje shkrim tendin qe te kritikoje kte qeveri per MOS VENJEN E DREJTSISE per skandalet e meparshme dhe per te rejat qe vijojne????

    Para 23 qershorit i binte fyellit ne nje vrime DREJTSIA DREJTSIA DREJTSIA edhe ti bashk me ta …..

    tani u harru drejtsia …

    1. sit... back..and relaks → says:

      DHE SERISH DO HARROHET DREJTESIA DERI SA TE VIJE RRADHE PER TI RENE FYELLIT TE RRADHES

  6. ilirjan says:

    Duke pire kafe me nje shok, inxh.ndertimi, afrohet nje person me documenta ne dore. Me fal inxhinjer, ju drejtua, mundet qe mbi tarrace te hedh nje cati, ne rast se po te lutem firm’s mbi projektin tend. Pergjigja ishte befasuese per mua:
    Jo, ta kerkova para se te hidhja ne leter projektin, dhe me the jo, dua tarace. Keshtu u be dhe projekti I viles tende. Llogaritjet e viles jane bere me tarace. Tani cdo kerkese nuk ka vlere. Vila ka perfunduar se ndertuari. Nuk mund te vendosen mbingarkese mbi tarace, eshte kerkese e vonuar.
    Mikut “hallexhi” I ngeli shume qefi, u largua me inat….. .

    Atehere si ka mundesi teknike te vendosen jo cati por disa apartamente mbi tarace, sic beri Lulua I Berishes tek pallati i vet?

    1. sit... back..and relaks → says:

      SIPAS TEJE LULUA NUK E DO KOKEN E VETE DHE TE FEMILJES SE TIJ, LULES NUK I KA SHKUAR MENDJA TEK MBINGARKESA APO MBISHKRARKESA?!!!

  7. leci says:

    Gazetare leshi. Shkelja me e madhe eshte privatizimi i taraces. Ajo nuk ka se si te privatizohet. Ne kete rast eshte grabitje. Ne Kodin Civil taraca percaktohet si prone e perbashket e te gjithe banoreve te pallatit

  8. guri says:

    shume mire ka bere,i takon.

  9. astrit says:

    Shkelje ligji.Organet kopetente te bejne veprimet e duhura ligjore per shkelesin e ligjit ashtu siç do benin per mua po te ndertoja te taraca e mjere e pallatit tim nje kolibe per qenin.Shume zhurme e reprezalje per shkelesit e ligjit qe jane te pa mbrojtura nga pushteti dhe asgje per shkelesit e ligjit qe kane imunitete politike ,parash etj.Per çfar vlen ky shkrim po nuk u shoqeruar me penalitetet ligjore? Fatkeqesisht mbas 21 qershorit te gjitha do kalojne sikur nuk kane ndodhur.Kete bindje kam dhe eshte per te ardhur keq

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje