Pagat mesatare në Ballkanin Perëndimor/ Sllovenia kryeson listën, në Maqedoni më të ulëta

5 Qershor 2015, 18:29Rajoni TEMA

Pagat më të ulëta mes vendeve të Ballkani Perëndimor vazhdojnë ti marrin qytetarët e Maqedonisë, ndërsa pagat më të larta i marrin qytetarët e Sllovenisë.

Sipas të dhënave që Anadolu Agency ka marrë nga institucionet e statistikave të këtyre vendeve, që nga muaji mars paga mesatare në Maqedoni është 350.99 euro, në Kosovë, aktualisht është 360 euro, në Serbi 376.15, në Shqipëri, 425.1, në Bonje dhe Hercegovinë 425.40, në Malin e Zi 478, në Kroaci 754.83, ndërsa në Slloveni është 1008.10 euro.

Paga mesatare në Serbi që nga muaji janar 2015 është rritur me 49.73 euro, ndërsa po në të njëjtën periudhë në Kroaci paga mesatare është rritur me 28.52 euro, ndërsa në Slloveni 5.25 euro dhe në Bosnje Hercegovinë 2.05 euro.

Ndërsa për periudhën janar-mars në Malin e Zi dhe në Maqedoni është vërejtur ulje në pagat mesatare. Ku paga mesatare në Maqedoni ka pësuar një rënie me 6.83 euro, ndërsa në Malin e Zi ka pësuar një rënie me 4 euro.

Paga mesatare mujore në Kosovë, aktualisht është 360 euro. Kjo është një rritje prej 14 eurove apo 4% në krahasim me vitin 2014 kur paga mesatare në Kosovë ishte 346 euro.

Ndërkohë paga mesatare në Shqipëri duke iu referuar vendimit të këtij viti të Këshillit të Ministriave “Për kontributet e detyrueshme dhe përfitimet nga sistemi i sigurimeve  shoqërore dhe sigurimi i kujdesit shëndetësor”, për caktimin e paga bruto mujore, për efekt të llogaritjes së kontributit të sigurimeve shoqërore, rezulton të jetë 425.1 euro.

Ndërkohë ka një rritje në krahasim me tremujorin e tretë të vitit 2014, pasi sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Statistikave të Shqipërisë, paga mesatare mujore në sektorin shtetëror ishte 384 euro.

18 komente në “Pagat mesatare në Ballkanin Perëndimor/ Sllovenia kryeson listën, në Maqedoni më të ulëta”

  1. Lym Veliaj says:

    Kot qahen per paga shqipot.

    Shikoni ministrin e mireqenies – Lym Veline-

    me pensionin e nenes ben dasme ne keshtjelle.

    Cfare duan me shume shqipot?

  2. Era says:

    Ne pagen mesatare hyjne rrogat e kryeminstrit,ministrave,deputeteve,drejtoreve dhe bankiereve bashke me pagat e punetoreve,i pjestojne dhe dalin 475 euro.nuk kam degjuar njeri te marrin kete page kendej nga jugu,mos kane future gje edhe rrushfetet e spitaleve,policeve apo punonjeseve civile te gjithe te korruptuar deri ne palce.kendej nga saranda po ju bien breket njerezve te shkrete per 7-10-apo me fat 15 mije leke ne dite ne mes te diellit dhe nuk po gjejne as per pune krahu.sigurisht edi rama lexon keto lajme dhe shton taksat dhe fut njerezit ne burg per nje llambe.dje i vriste saliu sot i burgos edi.shqiptaret e shkrete nuk po gjejne fatin e tyre keto 25 vite demokracie buono per albania.

  3. Basha i Gjetajve says:

    Pordhë me rigon !
    Shqipëria eshte e fundit në Europë dhe paga mesatare nuk i kalon 250 Euro në muaj. Gjithë te tjerat janë mashtrime. Po është e vërtetë që pagat e ministrave deputetëve e lart janë më shumë se 2000 Euro/muaj (perveç korupsionit skandaloz në këtë vënd). Krimineli Berisha e instaloi këtë superkorupsion, por edhe frikacaku Edi Rama ka frikë ta ç’instalojë këtë. Ose mund te jete edhe vetë i korrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrruptuar! Po të paktën mos thote se jemi me mire se Serbia apo Maqedonia. Me Berishën ishim të dytët në Europë pas Gjermanisë dhe haheshim dhamb për dhamb me Gjermaninë, por në finish me një sprint të fuqishëm Merkel e kaloi Berishën!

  4. ufot says:

    Se ku i gjejne keto statistika te çuditshme nuk merret vesh. Ore ju doni ti beni qejfin vetes apo si?? 425 euro bejne 600 mije leke o shoku, me trego ti zoti gazetar sa jane ata qe marrin 600 mije leke ne albanistan, gjoja page mesatare….meqe ra fjala ty qe ke cituar kete sondazh sa e ke rrogen ti? Ato institucionet gjoja te statistikave jane te mbushur me injorante qe nuk ngurojne te manipulojne te dhenat per hir te interesave te ndryshme dhe nuk jane te besueshme. Si dolem ne papritmas me page me te larte se te Maqedonise nderkohe qe po ne kete gazete para nje muaji apo pak me shume Albanistani rezultonte vendi me i varfer ne Ballkan, ndoshta pas Kosoves. Keni degjuar ndonjehere se ndonje maqedonsa vjen te punoje ne Albanistan ne ndertim apo ne bujqesi, kurre, e pra dijeni se ka plot shqiptare qe bejne rrugen per ne Maqedoni per te punuar. Ec e merre vesh kete palo sondazh, bobo tani e pashe, kjo agjencia qenka Anadolu agjenci, vari lesht, dava turqish, no koment, edhe ketu na kane mbajtur me hater, nuk e kane treguar varferine tone se na kane vellezer hahahahah bobo tmerr…..

  5. al asad says:

    satista gazetaresh partiak,na nxoren sikur ne shqiperi marrim paga te larta kur te gjithe e dim realitetin cili eshte,,

  6. reter says:

    une nuk kuptoj pse egersohen njerezit kur dalin keto statistika. kjo nuk eshte agjenci shqiptare qe i nxjerr.

    mbase problemi eshte qe lexojne dite per dite idiotlleqe dhe nuk e konceptojne dot qe ne shqiperi ka plot njerez qe kane rroga te mira.

    1. alo1 says:

      Acarohen njerezit se kjo agjensia jo shqiptare shifrat i ka marr nga shteti jone jo nga tregu shqiptar

  7. Ardiani kosove says:

    Rroga mesatare ne kosove osht 300 euro

  8. Z/Kallami says:

    Nga kjo statistike qe tregon per te bindur,po ma shume asht per ti ba propogand popullit.Populli duhet te krijoje bindjen se cdo pushtet luan e tallet me Te.
    Cdo njeri e din se sa merr page nga puna qe ban.Papunesia asht ne maje te grafikut.Atehere si ka mundesi qe te dalin kjo mesatare edhe pse aty perllogariten edhe funksionaret e larte te shtetit bashke me politikanet.Kur papunesia i zhdjerge ne zero mesataren.
    Pse nuk japin sa asht rraporti i te punesuemve me te papunesuemit.Sa jane funksionare te shtetit dhe politikanet(deputetet).

  9. ERTI says:

    Ore po me c,fare lloj mesatare i merrni pagat ne Shqiperi, se po dalim sikur po jetojme mrekullisht!!!!! Nuk e di se si i botoni ju gazetat keto lloj haberesh te cuditshme dhe ne c,fare lloj endrrash te bukura i shikoni por mendoj se njerezit as nuk duhet tu drejtohen me sporteleve per blerje gazetash.Ne kete menyre ju do te falimentoni dhe te jeni te sigurt se jeta do te ishte me e thjeshte e me reale.

  10. Popull pa lidhje says:

    Po pse mor vlla kaq budallenj ju dukena ne ketyre qe na rrejne kshtu fshatçe fare. 425€ rroge mesatare ne Shqiperi?!!!!!!!!, aha tashti e kuptova,,, spital falas, legalizime falas, pune sa te duash. Tung rilindsa

  11. Genti says:

    Ca eshte kjo paga 425 euro?! Tallin thyben me ne keta?!

  12. vizioni i Bashes says:

    Paga mesatare në Shqipëri, 425 Euro…???!!! Do na çmëndni me këto gënjeshtra, ja keni kaluar dhe Berishës…!

  13. Perkthyesi says:

    Nje statistike e cuditeshme dhe krejtesisht e pabesueshme. Kemi rreth 600.000 pensioniste, qe e dime se sa paguhen. Kemi dhe armaten e madhe te nxenesve dhe studenteve. Kemi te papunet, te cilet asnjehere nuk eshte mesuar se sa jane, dhe se fundi multimilioneret, te cilet pervec pages se majme, jane te korruptuar deri ne palce (shume e panjohur). Llogaria eshte e thjeshte. Ne nuk kemi as 150 euro ne muaj! Sigurisht, vendi me i varfer i Europes, dhe nder me te varferit ne bote!

  14. Korabi says:

    425€ bejne 60 mije leke, dhe realisht kjo mund te jete paga mesatare ne Tirane po te kemi parasysh qe ne Tirane ka nje perqendrim te njerezve me paga te larta. Institucionet e larta shteterore, poste drejtuese dhe te mesme ne kompani private, banka etj.
    Pjesa tjeter e Shqiperise eshte larg kesaj mesatareje. Mesataren ketu e ngre dhe fakti qe shume persona me rroge te ulet punojne te padeklaruar. Kjo ben qe mos perfshihen ne statistika pra ngre artificialisht pagen mesatare.

    1. Shpellari says:

      Te quajsh sllovenin apo kroatin ballkanez, te zen taxirati!

  15. fllad says:

    Deklarime si ne kohen e Enverit. Shqiperia ne panairin e Meksikes mori cmim, vendi pare per standartin e ushqimit.

    Besoj se komentuesja Era ka te drejte.

  16. Nik says:

    Ore shqipo a dini you çeshte mesatarja apo jo!?
    Profesori i matematikes dhe deputeti per shume vite ne Parlamentin e Shqiperise Z. Gjinushi e pershkroi ne nje rast ne parlament keshtu mesataren: Ne se une ha dy pula dhe ti zero pula atehere mesatarja i del nje pule per njeri.
    Nik

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje