Për analistët dhe mediat në Beograd, bileta e integrimit të Serbisë në Bashkimin Europian merret në Uashington, por me një sërë kushtesh specifike.
Sipas analistëve serbë, Uashingtoni i ofron kryeministrit Aleksandar Vuçiç, atë që Sllobodan Millosheviç refuzoi në takimin me James Baker; afrimin me Perëndimin. Por më parë duhet të plotësohen disa kushte.
Njëri prej tyre është orientimi i qartë i Beogradit drejt Bashkimit Europian dhe Perëndimit. Kjo nuk do të thotë shkëputje totale e marrëdhënieve me Rusinë, por të parandalohet shndërrimi e Serbisë në një mashë të Moskës në Ballkan.
As Uashingtoni dhe as Brukseli nuk dëshirojnë ndikim e fortë rus, sidomos në një rajon si ai i Ballkanit, ku Maqedonia, Serbia, Kosova dhe Bosnja vlerësohen nga Shtetet e Bashkuara si “zonat e nxehta”, ku konfliktet mund të shpërthejnë kurdoherë.
Sipas gazetës serbe “Blic”, Vuçiç ka marrë këtë propozim nga ana e zyrtarëve amerikanë gjatë vizitës së tij në Uashington dhe si këmbim premtohet mbështetja politike për integrimin në BE dhe aksesi në fonde e rritja e investimeve amerikane, të drejtpërdrejta dhe tërthorazi.
Për të ritheksuar këtë qëndrim, në korrik parashikohet një vizitë e Victoria Nuland në Beograd për të parë nëse Serbia po lëviz në drejtimin e duhur, sidomos sa u përket marrëdhënieve me Rusinë, forcimin e shtetit ligjore, pavarësinë e institucioneve dhe respektimit të të drejtave të minoriteteve./TCH
ehe prandaj erdhi ne Tirane me pare qe te merrte vizen amerikane me pas… vecse kujdes me Ameriken se mos I ofroje Kosoves “autonomi substanciale” ne kembim te terheqies se Serbise ne kampin perendimor…
eshte pune kampesh kjo, Rusia dhe Kina jane lindja
mesazhi per ballkansit
http://jihadology.net/category/al-%E1%B8%A5ayat-media-center/
Me demek,po nuk bere kete qe duam ne do ti besh te fala Slobodanit.
Sa mire kur ben pordhe,( por edhe kur i ke mundesite ti besh) se ben quramanin e dhe djalin e njerkes dhe fiton shume.
Kjo trokitje e SHBA-se ne dyert e Serbise eshte me teper nje dhenie dore per miqesi dhe mbi te gjitha nje premtim ndihme nga ana e tyre per te shpejtuar rrugen qe Serbia po kerkon per tu futur ne BE dhe NATO.
“Kushti” ne kete rast eshte i pallogjikshem sepse kur interesat serbe jane per nje te ardhme ne BE dhe NATO, te kunderta me interesat e Rusise, detyrimisht qe Serbia nuk do te ngelet jo vetem mashe e Rusise, por edhe mardheniet e saj me te do te ftohen.
Dhe sigurisht, kjo nuk eshte hera e pare qe Serbia ose Jugosllavia e Titos ka patur mardhenie te ftohta me Rusine. Le te kujtojme vitet 1948 -1955!
Por, kush nuk mund te luaj me rolin e viktimes mbas ketij afrimi te amerikaneve ne nje zone qe demton interesat ruse ne Ballkan?
A e kupton Edi Rama se loja e tij nacionaliste me hartat e Shqiperise se Madhe eshte e djegur?
Ndoshta! Dhe ndoshta e kuptoj qe ne viziten e Vucic ne Tirane.
Ndeshja e vertete luhet ne Uashington dhe Bruksel dhe jo ne Beograd, Tirane, Shkoder, Elbasan, Komanove apo Ankara!
More Klimax,dukesh si kopje (celuloid filmi,negativ) e vete Vucicit.Dukesh kelysh dose,qe kini pire nje nene.Aq shume te djeg ajo fjale e E.Rames,e keqinterpretuar prej Athine-Beogradit,dhe felliqesirave si ti,sa nuk le koment,me e pa vend,pa e hedhur helmin qe ke nen gjuhe.
Sakte tetjrat jane mashtrime
Shko re beqir i janulles. Llogjika jote prej shejtan budallai grekofil qelbet era
Dhe po te kete deshire Vuçiç te shkeputet nga Rusia dhe ti bashkohet peredimit nuk ja arrindot, deri sa te jete president Nikoliç. Nikoliç e urren perendimin. Serbia pa spastruar kelyshte e Sllobodan Milosheviçit nuk hecen ne drejtim te perendimit.
po ja pra do zvarriten shqiptaret nga te medhenjt…ata te 1913 akoma o edhe vet amerika per ke mbeshteti se nuk mund te lehet 70 perqind popull jashte ose 2/3
ka shume brockulla si perendimi dhe lindja nuk ekzistojne te drejtat e njeriut pike
vucici po bo pazaret e tij fjesht
Sakt Te tjerat jane mashtrime