"Eshtrat dhe trupi im tani pushojnë në dheun e Kosovës"- Epitafi tek varri i Isa Boletinit!

3 Qershor 2015, 15:26Rajoni TEMA

Qeveria e Republikës së Kosovës ka dhënë vendim që eshtrat e Isa Boletinit përfundimisht të rivarrosen në vendlindjen e tij, në fshatin Boletin, Mitrovicë.

Gjithashtu kabineti qeveritar ka ndarë 50 mijë euro për rivarrimin e heroit kombëtar, Isa Boletini.

Ndërkohë ministri i FSK-së, Haki Demolli ka thënë se me rastin e rivarrimit të eshtrave të heroit kombëtar, më 10 qershor, të gjitha qytetet e Kosovës do të dekorohen me flamuj kombëtarë dhe ata shtetërorë, raporton Telegraf.

“Ndërkaq epitafi i Isa Boletinit, i vendosur nga Akademia e Shkencave dhe Instituti i Historisë së Kosovës dhe ai i Shqipërisë do të jetë ‘Eshtrat dhe trupi im tani pushojnë në dheun e Kosovës’”, ka thënë stërnipi i Isa Boletinit, Gazmend Boletini.

13 komente në ““Eshtrat dhe trupi im tani pushojnë në dheun e Kosovës”- Epitafi tek varri i Isa Boletinit!”

  1. Qeveria e Eshtrave
    Nderkohe qe te gjallet po eshtnohen
    Ne trupin pa eshtra
    Te Kosoves
    Qe me eshtrat e Shqiperise
    U ngrit
    U mbaj
    Per 50 vite rresht
    Nga 1941 te 1991
    Deri kur
    Shqiptari i squllet
    Per eshtrat e veta
    Neper bote do endet
    Se fundi me i gjetun
    Ne trup me i ngulun
    Sa te jete jeta
    Shqiptare.

    1. Partizani says:

      Heroi Isa Boletini LUFTOI per KOMBIN SHQIPTAR e jo vetem per Kosoven!
      Me kete rivarrim ne fshatin e tij te lindjes,ketij HEROI KOMBETAR iu mohuan meritat KOMBETARE dhe u trajtua si nje figure komunale!!!
      E them kete se ne Kosove NUK KANE RESPEKT PER FIGURAT QE KANE LUFTUAR PER KOMBIN SHQIPTAR,por me shume per ANTI SHQIPTARET!!!
      Kemi vene re se gjate nderimeve per luftetaret e PAVARESISE SE KOSOVES nuk jane respektuar familjaret dhe vete HEROI LEGJENDAR ADEM JASHARI nga pushtetaret e Kosoves!!!
      Keshtu do te ndodhe edhe me ISA BOLETININ:ASKUSH NUK KA PER T’U KUJTUAR PER KETE NJERI NE ATE FSHATIN E LARGET TE KOSOVES!!!

  2. zogu says:

    E meriton .burra te tille nuk lind ma Kosova .

  3. dritan says:

    kaq hajvane qe sdo njeri ta frenoje kete karllik te radhes? pse more per cfare punoi e luftoi ISA qe ti vendosnin epitaf preokupimin e tij per eshtrat. Monumenti i tij eshte epitafe dhe ajo cka ai ka bere dhe te tjera jane maskaralliqe.

  4. raimond vlonjati says:

    Epitaf shume i dobet

    Epitafi i tij duhej te ishte keshtu :…Une jam mire , kur esht mire Shqiperia , Kjo eshte nga nje perifrazim i fjales se tij …

  5. feniks says:

    Eshte nje IDIOTIZEM i madh,qe kosovaret e rivarrosen Isa Boletinin ne fshatin e tij te lindjes,Boletin te Kosoves!
    Me kete akt te pashembullt injorance ata hodhen POSHTE TE GJITHE LUFTEN DHE SAKRIFICAT E ISA BOLETINIT PER KOMBIN SHQIPTAR!!!
    Heronjte KOMBETARE si Isa Boletini duhet te respektohen dhe nderohet si SIMBOLE KOMBETARE dhe per kete qellim ndertohen e VARREZAT E DESHMOREVE E HERONJVE TE KOMBIT ne nje vend te denje per t’u kujtuar dhe nderuar nga i gjithe kombi shqiptar!
    Sipas llogjikes se ketyre DALLKAUKEVE kosovare,perfshi edhe familjaret e Isa Boletinit,te gjithe heronjte e kombit duhet te varrosen neper fshatrat apo zgafellat ku kane lindur qe te mos i kujtoje e nderoje asnjeri!!!
    Pra e gjithe bota e ka gabim(sipas ketyre) qe ka ndertuar monumentet,shtatoret,lapidaret,varrezat etj ne kujtim te gjithe atyre qe kane derdhur gjakun per kombin e vet sepse ata me mire te futeshin ne nje grope te madhe e te mbulohen nga ferrat!
    ISA BOLETINI VDIQ PER KOMBIN SHQIPTAR E JO PER FSHATIN E TIJ TE LINDJES,ndaj duhet te NDEROHEJ ne nje vend te perbashket me figurat e njejta si ai atje ku e meritonte:NE VLOREN E PAVARESISE!!!
    Shpejt do te pendohen keta DALLKAUKE RURKOSHAJKE se me kete gjest ANTI QYTETAR e kane PERDHOSUR me keq se ARMIQTE e tij figuren e Isa Boletinit!!!
    TURPI JU MBULOFTE PER JETE!!!

    1. Taulant/Tirane says:

      Jam dakort me Feniksin me perjashtim te fyerjeve qe ai leshon.Ne nese duhet te vizitojme varret e atdhetareve nuk mund te bredhim fshat me fshat.Te gjithe figurat e ndritura te kombit duhen te jene ne nje varreze.
      Epitafi eshte vertet I varfer

  6. anticensurë 57456 says:

    epitafi është i denjë për një të pashkollë,për një njeri që ka ndjnjat e thjeshta!nuk është i denjë as për dy persona të thjeshtë!!përfytyroni për një akademi shkencash!!përfytyroni që ky epitaf të lexohet nga vizitues nga githë shipëria,kombi shqiptar?!
    të paktën shkruani se dhe kush ka qënë ideatori i këtij epitafi të dobët!!të paktën të dinë kë të shajnë!!
    sidoqoftë varrimin në boletin është parësor!ai atje lindi,u rrit,luftoi për shqipëri dhe prehet atje!!

  7. emigranti ne vendin tim says:

    Mbas disa vitesh cvarroseni prape, dhe beni perseri zhurme se ku duhet ta varrosni, pastaj varroseni ne Prishtine. Mbas ca vitesh te tjera, perseri cvarroseni dhe beni perseri zhurme dhe do ja gjeni perseri nje vend per ta varrosur. Lereni te shkretin te prehet ne paqe dhe MJAFT shperdoruar kockat e te ndjerit per perfitime dhe kredite.

  8. Kruja says:

    Eshte per te ardhur keq per “Akademite” tona! Kane perifrazuar pak a shume mbishkrimin ne varrin e Shekspirit.

  9. Kosova Shqipe says:

    @@Isa Boletini eshte HERO KOMBETARE SHQIPETARE;jo “Hero KOsovare”…
    Turpi i Radhes i Drejtuesve Qeveritare Kosovare,Marjoneta Isa Mustafa,Hashim Thaci dhe Co-kane Hyre ne “Lufte” me Qeverine e Tiranes,dhe “Viktime” e Kesaj “Lufte” po behen edhe Eshtrat e HEROIT te Madhe Kombetare Iss Boletini.
    1-Eshte e Drejta e C´do Shqipetare qe te Interesohet per ,dhe si ..dhe ku do te Varroset Isa Boletini,dhe nuk eshte e Drejta e Qeveritareve Kosovare apo edhe Parlamentareve te saj..Pra shkurt duhej nje Gjetje Gjuhe e perbashket ndermjet Qeverise se Tiranes-Prishtines,si dhe nje Sondazh i Hapur me Qytetare te Shqiperise dhe Kosoves,pa anashkaluar edhe NJerezit e gjakut te Ises..
    2-Heroi Kombetare e ka Pjesen e tije,dhe ka per Atdhe,gjithe Trojet Shqipetare..por do te ishte me me mire te Varrosej ne Varrezat Kombetare Shqipetare…
    Deri Dje u tha se do te Varrosej ne Vloren Historike,pastaj filloj “Grindja” alla Shqipetarce,dhe u vendos ne Boletin?????????????Eshte e natyrshme qe ne te repektojme amanetin e tij….por AMANETI I TIJE ME I MADHE ISHTE SHQIPERIA ETNIKE; ISA eshte i te gjitheve Shqipetareve
    dhe jo i THaceve apo Mustafave qe me kete kerkojne ti Tregojne “Muskujt” Edi Rames….Turp i Radhes i Elites Politike Kosovare..por duket se kjo Elite po ENDERRON KTHIMIN NE Serbi…lol

  10. petraq says:

    duke lexuar epitafin kuptohet kjarte qe ata qe vendosen qe rivarrimi te behet ne kosove jane njeres me shpirt te vogel e gjysmake per mos te thene armiq te shqiperise,e zvogeluan izen e mbyllin shpresat e bashkimit te kosoves me shqiperine,mohojne luften e izes per shqiperi.

  11. Tiku says:

    Isa Beg Boletini eshte Hero Kombetar Shqiptar .
    Lufterat e medha qe beri ne Kosove ne prag te Pavaresise e ngriten ate ne piedestal dhe ishte krahu i djathte i Ismail Bej Vlores.
    Jeta e ketij njeriu te madh ishte per Atdheun tone te perbashket Shqiperine.
    Me kete epitaf Isa Boletini ulet poshte. Bjen ne nivelin e nje deshire te nje njeriu ordiner, sikur ky paska qene ne emigrim dhe la kete amanet.
    Mendoj se edhe vendvarrimi eshte shfrytezuar nga politika kosovare, qe edhe ne te vdekur Isa Begu ta mbroje ate pjese te kufirit nga dyndjet sllave. Dhe tu thuhet atyre se ketu eshte Shqiperi. Ja ku e keni Isa Begun, Heroin tone Kombetar i cili dhe nga dheu ju frikeson, prandaj mbrapsht ne trojet tuaja o Shkje barbar !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje