Gjyqtari i arrestuar i Sarandës kërkoi 80 milion lekë për një vendim

6 Qershor 2015, 09:15Kronika TEMA

Gjyqtari i Sarandës, Rasim Doda, u arrestua ditën e djeshme, pas hetimeve të nisura ndaj tij nga Prokuroria për Krime të Rënda.

Sipas hetimeve të kësaj të fundit, Doda akuzohet se në një rast, ka kërkuar 80 milion lekë për një vendim.

Dy muaj më parë, ai ka pasur për gjykim një çështje pronësie.

Sipas hetimeve të prokurorisë, vetëm një ditë para se të jepte vendimin, ai ka kontaktuar me njërën palë të përfshirë në këtë proces.

Doda ka kërkuar 80 milion për të dhënë vendimin në favor të tij.

Ai ia ka treguar shumë me gishtat e duarve, duke nxjerrë tetë gishta.

Doda do të përfitonte 10-15% të shumës të përfitimit financiar që do të kishte qytetari, nëse vendimi do të merrej në favor të tij.

Por, ai nuk e ka pasur këtë shumë.

Për këtë arsye, Doda ka dhënë vendim kundër tij./b.l

 

9 komente në “Gjyqtari i arrestuar i Sarandës kërkoi 80 milion lekë për një vendim”

  1. Xhimi says:

    Ka kerkuar shume prandaj KLD ka vepruar. Shifra te tilla Jane vetem per gjyq target ne Tirane apo ne KLD.

  2. coli says:

    po keta te rretheve te tjera jane mare me keto pune valle?Pse skontrollohen pasurite e te gjitheve?Apo dikush fshihet pas kesaj zallamahie.

  3. albatrs says:

    Themi drejtesi e korruptuar dhe si rezultat I luftes ndaj korrupsionit ne drejtesi jane arrestuar gjyqtare ne Puke, Pogradec, tani edhe ne Sarande ndoshta edhe ne ndonje province qe nuk me vjen ndermend tani. Por ne vendin ku lind, gjen terren super te pershtatshem per tu zhvilluar , ne Tirane nuk doli as edhe nje I korruptuar. Kjo tregon qe jane “zgjedhur per te mos u korruptuar”. Deputeti E. Halimi po te doje fut ne burg 10 gjyqtare te Tiranes se kur ishte avokat dinte si kuptohej me ta , ishte mjeshter I …….

  4. Beni Bo says:

    Vareni kylyshin e kurves ,ne mes te Sarandes ,ku je o xhaxhi se na mbyti llumi ?

    1. Lindta N says:

      MOS U BENI NAIVE O NJERES ESHTE ARSETUAR SEPSE I PRISHI PAZARIN MINISTRIT TE LSI!!!!!!!!

    2. Lindta N says:

      MOS U BENI NAIVE O NJERES ESHTE ARSETUAR SEPSE I PRISHI PAZARIN MINISTRIT TE LSI!!!!!!!!

  5. ufot says:

    Ka dashur te marre moterqimi me nje firme rreth 56-57 000 euro, ncncncn ça behet keshtu mor vlla. Ne po lejme lesht neper bote jemi edhe me shkolla te bera ketej dhe si kemi fituar kaq leke ndersa ropqimi me nje te rene te lapsit, çmenduri……edhe Blater do ta kishte zili debilin…….o Rama ku je mor legen se po livadhis Saliu i lire, strumbullari i te gjitha te keqijave te Shqiperise……ideatori i shkaterrimit te vendit ne shume nivele.

  6. Beni Bo says:

    Lufta kunder korrupsionit eshte e gjate por e vetmja rruge qe Shqiperia te fitoj kohen e humbur keto 25 vite gati nje generazion.Korrupsioni nuk luftohet vetem me burg por me nje sistem kontrolli transparent ne te gjitha instutisionet e vendit ,luftohet me sekuestrimin e pasurise se paligjeshme,luftohet me nje beshkpunim me te ngoshte institusion-popull ,luftohet duke vendosur njeres te ndershem ne krye qe drejtojne istitusionet e shtetit,,,,pa lufte kunder korrupsionit Shqiperia nuk ka te ardhme ,,kjo qeveri i ka kushtet per ta luftuar kancerin e korrupsionit nepermjet reformave ne te gjitha organizmat dhe mbi te gjitha ne drejtesi ,,,,,,,!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje