Goditja ndaj Strazimirit/ Gjykata e Lartë jep vendimin ndaj Ndreut e Ndokës më 10 Qershor

5 Qershor 2015, 11:29Kronika TEMA

Gjykata e Lartë do të japë vendimin për deputetët Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu, të cilët akuzohen nga Prokuroria për goditjen e kolegut të tyre demokrat Genti Strazimiri për shkak të detyrës në datën 10 Qershor.

Por mbrojtja e dy deputetëve të akuzuar kundërshton Prokurorinë në akuzën e ngritur duke mos pranuar goditjen për shkak të detyrës.

Goditja e deputetit Strazimiri nuk ka ndodhur në sallën e Kuvendit dhe as në foltore, por në korridor. Ndaj kjo goditje nuk është bërë për shkak të detyrës“, tha avokati i deputetëve socialistë.

Sipas tij, mbrojtja kundërshton klasikimin që organi i akuzës i bën goditjes.

Ne nuk pranojmë që goditja është kryer për shkak të detyrës, pasi ai ka ndodhur kohë më pas se Strazimiri të mbante fjalimin në Kuvend“, tha avokati.

1 komente në “Goditja ndaj Strazimirit/ Gjykata e Lartë jep vendimin ndaj Ndreut e Ndokës më 10 Qershor”

  1. Labi Kurveleshi says:

    Gjithsesi është turp. Paçka se Uriah Hipi i PD di të vjell vetëm vrer..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje