Topi në Durrës: Nuk ka vend për retorika boshe, Dako përfaqësues i një aleance të madhe

6 Qershor 2015, 17:02Politika TEMA

Kryetari i FRD-së Bamir Topi prezantoi në Durrës këshilltarët për bashkinë e re, në një takim që u organizua në sheshin e ri të qytetit, që tashmë është transformuar në një hapësirë ku mund të organizohen aktivitete nga më të ndryshmet. Në këtë takim, ishte i pranishëm edhe kandidati i ASHE-së, Vangjush Dako.

Në fjalën e tij, Bamir Topi theksoi se në këshillin bashkiak do të bëjnë pjesë përfaqësues dinjitozë, ku një pjesë e madhe do të jenë femra, bile ajo që e kryeson listën e këshilltarëve është gjithashtu grua.

Ai sqaroi se në rastin e zgjedhjeve vendore nuk ka vend retorika boshe e disa politikanëve, të cilët kërkojnë të marrin nëpër këmbë interesat e qytetarëve duke anatemuar aleancën e së majtës me të djathtën. Këto janë zgjedhje vendore, ku në themel janë interesat dhe hallet e qytetarëve.

Topi theksoi se ”Dako është përfaqësues i një aleance të gjerë”.

“Në këto zgjedhje që janë administrative interesat e qytetarëve nuk mund t’i marrin nëpër këmbë ligjëratat dhe retorikat e ashpra të politikës për aleancën e së djathtës me të majtën. Në këto zgjedhje, ne dëshirojmë të jemi shumë më afër këtij bashkëpunimi për qytetarët. Kjo është arsyeja që jemi bashkë në një koalicion të gjerë, i cili do t’i japë mundësi që të ketë edhe kryetarin e bashkisë, por edhe mazhorancën e fortë me këshillin bashkiak që duke pasur edhe qeverinë prapa, Durrësi do të njohë zhvillime të reja”.

Nga ana e tij, kandidati i ASHE-së Vangjush Dako theksoi rëndësinë e madhe të këtij koalicioni për zhvillimin e Durrësit si dhe të FRD-së në këtë koalicion. Në këtë takim, Dako deklaroi se një vend të rëndësishëm në punën e bashkisë gjatë 4 viteve të ardhshme do të ketë ndihma ndaj shtresave në nevojë si dhe realizimi i projekteve të reja në të gjithë hapësirën ku shtrihet bashkia e re.

Dako tha se ”ju jeni qytetarë të Durrësit dhe dëshmitarë të transformimeve të mëdha që kemi realizuar në këto 8 vite por vecanërisht gjatë vitit të fundit. “Unë zotohem që këto transformime do të vazhdojnë edhe gjatë mandatit të ardhshëm me arsyetimin e vetëm se ne e duam Durrësin. Durrësi është i të gjithë qytetarëve, të rinj e të vjetër. Durrësi është i të majtëve dhe të djathtëve. Durrësi është i joni dhe për këtë arsye do të bëjmë më të mirën për këtë qytet”.

“Padyshim që infrastruktura, turizmi dhe problemet që ka qyteti njihen nga ana jonë, prandaj ne do të vazhdojmë të punojmë në shërbim të qytetarëve. Qyteti po zmadhohet e po kështu edhe numri i qytetarëve që kanë nevojë për ndihmë sociale po rritet. Janë nëna që kanë humbur bashkëshortët, janë invalidët, të moshuarit e vetmuar e të tjerë të cilët kanë nevojë për përkrahje nga ana e qeverisë dhe pushtetit vendor. Këtë do ta realizojmë së bashku me vendimet që do të marrë këshilli bashkiak”, shtoi ai.

6 komente në “Topi në Durrës: Nuk ka vend për retorika boshe, Dako përfaqësues i një aleance të madhe”

  1. doktori says:

    Nuk ka vend per retorika te tilla boshe, siç ben ky bufon. Ne zgjedhjet per kryetar Bashkie eshte individi i cili kandidon, qe ben diferencen, dhe jo aleanca e madhe siç thote ky idiot i dobishem. Ish presidenti edhe nje here si shpesh here hodhi nje shashke qe nuk e degjoi kush.

  2. sherifi says:

    E c’mund te beje Grida per durresin me shume se sa z.dako,lereni dakon se e ka filluar mbare.

  3. Dashi says:

    Jam e lodhur kur
    PARAGONOHEM me ju tifozat e Partive politike ,
    Une kam Dinjitetin Tim .
    Tung – Me respsekte DELJA RUD .

  4. niazi,.'. says:

    Jam olotesisht dakord qe duhet ta mbeshtesim dhe te zgjedhim Vangjushin….eshte njeriu i punes….dhe jo i dallavereve…eshte i sinqert dhe jo intrigant….eshte i ndershem dhe jo imoral…eshte vetvetja….dhe jo me maske…i ka ngjitur shkallet e karieres me zotsi…dhe jo me bukuri….nuk ka akuza per mashtrime…dhe bashkepuntor krimesh…NJERIU I DUHUR…

  5. gjyshi says:

    Kur te kuptoni qe :
    per te prodhuar duhet te merrni leje
    tek ata qe nuk prodhojne ASGJE .

    Kur te kuptoni qe :
    Kur te kesh proven qe Leku rrejedh nga ata qe
    Tregetojne pa Mall , po me favore .

    Kur te kuptoni qe :
    Qe shume pasurohen me Korrupsion e me Influence
    e me shume se puna , dhe qe ligjet nuk na mbrojne por perkundrazi Ne te kundert ,
    Ata jane te mbrojtur nga ligjet .

    Kur te kuptoni qe :
    Korrupsioni do te Shperblehet
    dhe kur NDERSHMERIA behet nje Auto – Sakrifice

    Atehere munde ta Konfirmosh
    Pa frike se po gabon
    Qe SHOQERIA JOTE ESHTE E DENUAR .

  6. lesh e li says:

    Sa turp per gaz oketen …ne nje panel me horrat e durresit…gjynah gjithe ai poltikan si oketa ka perfundu kaq poshte…me pak llafe long groshe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje