Çfarë ka parasysh Kokëdhima kur flet për komercializimin e Manastirit të 40 Shenjtorëve?

14 Qershor 2015, 11:31Kulturë TEMA
Çfarë ka parasysh Kokëdhima kur flet për komercializimin e

Deputeti Koço Kokëdhima ka përshëndetur nisjen e rindërtimit të manastirit të 40 shenjtorëve në Sarandë.

Me një status në Facebook, Kokëdhima shpjegon se “qëllimi do të jetë projektimi, rindërtimi dhe komercializimi i Manastirit të 40 Shenjtorëve në Sarandë”.

“Së bashku me një grup partnerësh italianë dhe me Bashkinë e Sarandës sot nenshkruam , ne parim, Marrveshjen për themelimin në javët e ardhshme të Fondacionit “ 40 Shenjtorët”. Qëllimi I këtij Fondacioni do të jetë projektimi, rindërtimi dhe komercializimi i Manastirit të 40 Shenjtorëve në Sarandë. Në mënyrë simbolike, ky moment u konkretizua me vendosjen e gurit të parë nga z. Stefan Cipa, Kryetari aktual i Bashkisë Sarandë dhe z. Vincenzo Ingrosso , një njohës, studiues dhe adhurues i historisë dhe kulturës sonë të lashtë dhe një nga partnerët kryesor italianë në këtë sipërmarrje. Rindërtimi i Manastirit sigurisht, që do të marri kohë”, shkruan Kokëdhima, i cili thotë se synimi është komercializimi pas rindërtimit.

Ky vend edhe pse lënë tërësisht në harresë, falë legjendës që shoqëron emrin e tij  vijon të mbetet i vizituar nga turistë vendas e të huaj. Në muret e rrënuar ka ende mister dhe joshje për turistët, të apasionuarit pas historisë, ndaj urojmë që puna e nisur për të mos ta shndërrojë në një ndërtesë moderne, ku afër të jepet leje dhe për ndërtimin e ndonjë lokali, siç ka ndodhru rëndom në Shqipëri.

Manastiri i 40 Shenjtorëve u shkatërrua në vitin 1944 nga bombardimet e anglezëve. Deri në atë kohë muret e tij ishin deri në 13 metra të lartë

Sipas legjendës, 40 ushtarëve të arrestuar kristianë, që i përkisnin Legjionit të 12 rrufeja, u kishin vënë alternativën: “Ose të ndërronin fe, ose të pranonin vdekjen”. Ata refuzuan dhe dënimi për këtë ishte të vdisnin nga i ftohti, duke i detyruar të qëndronin lakuriq në kushtet e temperaturave të ulëta të dimrit dhe të qelive.

Per kete Manastir ekziston edhe nje tjeter gojedhene, e cila tregon se 40 personat ishin murgj te cilet u ekzekutuan ne qelite e nendheshme te ketij Manastiri. Brenda ambjenteve te tij, te cilat ngjasojne me nje labirit, janë zbuluar piktura murale, mes të cilave ajo e një dishepulli që vlerësohet si një nga më të vjetrat e periudhës Bizantine.

 

26 komente në “Çfarë ka parasysh Kokëdhima kur flet për komercializimin e Manastirit të 40 Shenjtorëve?”

  1. albani says:

    He more gogol,ne po prisnim te na e thoje ti se cfare kishte parasysh ai me kete komercializimin e tij,sepse ju qe shkruani ketu tek tema online jeni te paret qe e keni bastardizuar gjuhen Shqipe,dhe si te tille mire do te ishte te na e shpjegoje.

    1. ad says:

      alban

      me ty te parin.

      bastadizimi thelbesor ne kete rast nuk eshte gjuha shqipe,por vendi i shenjte manastiri,i cili ne thelb nuk mund te komercializohet!!!!!

      e dyta
      ky manastir nuk eshte prone e bashkise sarande as ndonje deputeti te vecante ose cilido mashtrues italian qe vjen verdalle ketej.ky manastir ose eshte prone e kishes oertodokse ose e monumenteve te kultures.

      pra per restaurimin e ketij manastiri duhet pyetur vetem kisha ose monumentet e kultures cdo person fizik ose juridik vec ketyre qe nderhyn ose eshte mashtrus ose eshte hajdut.

      e treta

      per restaurimin e manastireve katolike retauratoret jane kryesisht katolike
      per restaurimin e manastireve ortodokse retauratoret jane kryesisht ortodokse.

      ne rastin e ketij italianit qe vecse partner ne sipermarje dhe “njohes i historise se popullit tone” pra nuk eshte restaurator e aq me pak i bizantit.

      pra cuna shkurt kjo pune ne rastin me te mire eshte mashtrim.
      nerastin me te keq eshte vjedhje,shkaterim me dashje dhe mashtrim gjithashtu.

      1. valon says:

        Ky eshte shembulli se si nje deputet punon per zonen qe perfaqeson, per te ruajtur vlerat kulturore dhe historike, per te krijuar me ne fund identitet kombetar, restaurimi i ketyre objekteve kulti, do te nxise turizmin dhe do te sjelle me shume te ardhura, ky eshte komercializimi qe permendet ne titull.

        1. ganiu says:

          Eshte hera e pare qe ne vitet postkomunizmit po investohet ne trashegimine kulturore, per te krijuar hapesirat per artdashesit dhe nje Shqiperi ndryshe ne syte e gjithe botes, per te rritur prurjet ne Shqiperi. Pergezime deputetit qe eshte ze i forte per interesat e zones qe perfaqeson, dhe si e gjithe e majta, te vendosur per t’ia nderruar faqen Shqiperise.

          1. Adriatik says:

            Saranda = 40 ne greqisht o turkoshqiptare

            Qe mos te harroni kush i ka ndertuar keto vepra.

            Mos te harroni kush ndertoi dhe Butrintin, Apollonian dhe Dirakion.

            Kokdhia te merret me restaurimet e qeparoit se manastiret orthodokse ne jug nuk jane kompania 2K.

        2. palacio says:

          eshte gjeja e duhur qe mund te besh me manastirin e 40 shenjtoreve dhe shume objekte antike qe jane ne shqiperi per te nxitur vizitoret e huaj,por edhe per te perfituar prej tyre, tashme kemi nje qeveri qe mendon per te promovuar vlerat turistike te vendit

          1. andrea says:

            edhe pse nuk eshte shqip, komercializimi do ishte gjeja e duhur per te ruajtur dhe per te promovuar vlerat turistike te vendit tone, nuk ka te beje as me vjedhje as me mashtrim per ka te beje me ruajtje te kultures sone duke rikonstruktuar objektet e nje rendesie te vecante sic eshte manastiri i 40 shenjtoreve

        3. andi says:

          Kto lloj investimesh ne resaturimin e tyre duhet te vazhdojne ne gjithe shqiperine. jemi populli me i lashte ne edhe si te tille momumenteve historike duhet ti japim rendesi sepse jane ato qe ne na konkretizojne si pasardhesit e pellazgve ilirve edhe te arberve!

          1. mario says:

            Investime ne restaurimin e monumenteve te kultures ndikojne ne ekonomine shqiptare sepse ndikojne ne rritjen e turizmit edhe ne rritjen ekonomike te shqiperise sepse shtojjne atraksionet turistike per te huajt qe ta viztojne vendin tone!

        4. landi says:

          Duhet nje vemendje me e madhe ndaj trashegimise kulturore sepse ato ndikojne direkt zhvillimin e zone sepse do te vijne me shume turisite. Kjo iniciative eshte shume e mire dhe shpresoj qe te vazhdohet dhe me te tjera neper gjithe shqiperine sepse jane shume monumente kolture qe duhet te restaurohen.

      2. bledi says:

        pra me ne fund dikush po mundohet per te ardhmen e turizmit te vendit tone.. ishte e dhimbshme tek shihje vepra te tilla te shkaterruara nga koha dhe moskujdesja njerezore. Gjithmone jemi krenaur me vende te tilla ne shqiperine tone or asnjehere nuk e kemi patur qeverine e duhur qe te mendoje per kujdesjen e tyre.. por me ne fund po degjojme dhe lajme te tilla ku tregohet qe pas kaq shume kohesh po behet dicka kokrete edhe per keto vende..

      3. sefer ziu says:

        po mire, more zotni, po eshte pjese e monumenteve te kultures, kush i disponon ato kisha apo ministria? Nje gje duhet kuptuar mire: brenda kufijve territorial te nje shteti, eshte shteti qe vendos me ligje se çfare duhet bere dhe eshte po shteti qe i ben apo çben ligjet as kisha dhe as njeri. Shteti eshte votuar demokratikisht nga populli tij per te administruar edhe zogjte qe fluturojne ne qiell e jo me ne toke. Kur te kuptojne kete njerezit qe flasin kuturu, do kuptojne qe demokacia nuk eshte çthurje e shtetit, por konsolidim i tij. Prandaj quhet shtet ligjor, pavaresisht se tek ne i vihet verdalle gjate ketyre 25 vjeteve per interesa kriminale te atyre qe udhehoqen kete shtet.

    2. bersi says:

      komercalizmi i 40 shenjtorve eshte nje ide teper e sukseshme ku e cila konsiston thjesht ne nxjerrjen ne pah te vlerave te identitetit tone kombetar dhe jo privatizim i saj.kerkoj nga keto opinionistet qe te kuptojne termat.

    3. astriti says:

      manastiri i 40 shenjtrove eshte nje vlere shume e pasur e tradites se qytetit te sarandes,dhe thote shume per vlerat qe nxjerr ne pah ky manastir,eshte edhe manastiri i cili mori emrin qyteti i sarandes,nje ide per komecalizimine saj do te jete shume e frytdshem dhe nje mundesi e re per te nxjerre ne pah vlerat e manastirti.nje mundesi e mire per ktete manastir.

  2. çentrale says:

    O Mero po behu gazetar europian jo tepelenas qe çdo gje e shikon me inat. Kur Kokedhima ben nje gje te mire thuaj qe eshte mire.

  3. fieraku nga ferrasi says:

    Ma mire qe vdiqen tw rinj e se njohen janullen.

  4. tfgs says:

    Koco,eshte ne nderin tend te luftosh per mbrojtien dhe rindertimin e pasurise krishtere te te pareve tane………AGIOI SARANTA!
    Nuk do te reshtni kurre ,madje te kerkoni edhe ndihmen e patridas Elada,per nje problem te tille,pasi nga shteti i Rames[dhenderr tek sunitet] nuk ke per tu ndihmuar kurre ,atyre u intereson ndertimi i big xhamise dhe hamameve alla tourka………….

    1. erind says:

      Rracizem, diskriminim mbi baze fetare wow gjithe konventat per te drejtat e njeiut sapo u shkelen me te dyja kembet!

  5. ALEKSI says:

    Te vetmet vlera historike dhe identiteti te ketij vendi jane Kishat dhe Manastiret,keto duhen ruajtur dhe restauruar.Por per to duhet te kujdeset vetem Kisha Ortodokse dhe jo instituti i “shkaterrimit te monumenteve”. Keto objekte duhet ti rikthehen pronarit te vertete qe eshte KIsha Otodokse.

  6. RIGRABITJA says:

    Hajt per hajer na qofte,te perfundoj sa me shpejt dhe ta kthejm pastaj ne lukal te kateg. se Pare, si kalan e Lekursit perball.Pse vetem Nano do te ket lokal te ket edhe Koqo & Co.

  7. epiri ilir says:

    ky stil ndertimi i perngjet Japigeve Ilire.Xara me vone e quajtur 40 shejtoret eshte djepi ku lindi Pellazu Ilir.Te behet kujdes dhe te mose kete devijime te origjines se saje historike ILIRE.

  8. thoma says:

    tfgs Kocon e ter te tjeret qe mundohen te hiqen superjor duke perdorur fen jan mjeran dhe te pa afte. Shqiptaret duhet duhet te mbajne shenime dhe mos harojne si kan haruar te paret.

  9. arben says:

    Po pritet qe kisha apo ministria e kultures te beje restaurimin e objekteve me vlere historike apo religjioze keni per te pare barin te mbije mbi germadhat e mbetura dhe bagetite qe shkojne te kullosin ne keto livadhe.NuE vetmja mundesi per momentin me qellim te shpetohen ato qe kane mbetur eshte te sensibilizohen te gjithe e te investohet per ti kthyer keto vlera te historise sone kombetare ne sherbim te popullit e turizmit.Propaganda apo dhe lufta e pandershme qe I behet inisiatives se biznesmeneve per ti rikthyer keto vlera pasurise se popullit eshte keqdashese e antikombetare.

  10. TALIBANI KOMUNIST K O Q O D H I M A ,DO KOMERCIALIZOJE MANASTIRIN 40 SHENJTORET.
    HAJ SIKTER , .KY DEBIL JA KALOI DHE ENVERIT.

  11. oldman says:

    Kemi pare e degjuar shpesh gjate viteve te demokracise qe jane marre vendime, formuluar kontrata, tendera publike, koncesione, memorandume, etj, qe jane formuluar duke perdorur fjale te huaja (barbarizma), ne te shumten e rasteve jo vetem te panevojshme por edhe te qellimshme, te cilat kane pasur si objekt mungesen e transparences per publikun e gjere dhe fshehjen e vjedhjeve ose mashtrimeve me fondet dhe pasurite publike.
    Kujtoni sa per ilustrim termin e shume perdorur “rivitalizim” qe ka lejuar nderhyrje jo profesionale, nga me banalet dhe shkatrrimtare, duke legalizuar privatizimin e shume monumenteve neper Shqiperi, si kala, objekte kulti, site arkeologjike, etj, ne kundershtim me ligjet nderkombetare, por edhe te shtetit tone per trashegimine kulturore. Termi rivitalizim eshte perdorur edhe ne shume tendera publike me destinacion punime te ndryshme infrastrukture, etj, qe nuk kane justifikuar qellimin me harxhimin e shumave kolosale te shperdoruara dhe pervetsuara me babezi nga autoritetet publike.
    “Komercializimi” i nje manastiri te famshem per nga rendesia si monument kulture eshte nje term absurd dhe hileqar i cili nuk perfshihet ne asnje rregullore, ligj apo vendim qe lidhet me trashegimine ne vendin tone.

  12. 40 shenjte says:

    Monastiri nuk duhet komercializuar ne asnje menyre! Koco aty e ka mendjen si gjithmone! Monastiri eshte historia e minoritetit grek, eshte historia e orthodokseve te zones eshte fillesa e qytetit te Sarandes dhe duhet te ngelet prone e tij dhe e kishes ortodokse, jo prone e privative si Lekursi! nuk mund te shitet te italianet per ceshtje komerciale. ai eshte nje monastir monument dhe si I tille duhet te ngelet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje