Shqipëria nuk është vetëm det

12 Qershor 2015, 11:27Kulturë TEMA

Shqipëria, vendi i shqiponjave, është e hapur për turizmin kulturor, një përpjekje kjo për të rritur një ndër asetet e industrisë së turizmit, përtej vendpushimeve bregdetare të bregdetit të Jonit, peizazhi i të cilit ka qenë i rrënuar nga vitet e keqmenaxhimit dhe shfrytëzimit të egër.

Kështu shkruan agjencia italiane ANSA, e cila vijon duke treguar një përshkrim të qyteteve që më së shumti, mund të zhvillojnë më tej turizmin kulturor.

Nga Tirana – me arkitekturën e saj të epokës fashiste, e deri në Berat «qytetin e njëmijë dritareve», me rrugica e tij të ngushta, shtëpi me gur e çati, xhamitë e lashta dhe kishave ortodokse zbukuruar me afreske.

Më pas në jug, lëvdatë për qytetin e lashtë të Gjirokastrës me kulmet e saj prej guri dhe fasadave të mbuluara me trëndafila dhe me rrush qindra-vjeçare, deri në parkun Arkeologjik të Butrintit, disa kilometra nga kufiri me Greqinë, Shqipëria është e gatshme për të mirëpritur turistët dhe investitorët, vijon artikulli.

Rruga është e ngadaltë dhe e komplikuar nga fakti se infrastruktura – si në aspektin e akomodimit dhe transportit – ende duhet të zhvillohet, në mënyrë që të bëjë udhëtimin më të lehtë, por gjërat po shkojnë më mirë. Kështu është shprehur ministri shqiptar i Turizmit, Arben Ahmetaj për median italiane ANSA-med.

Turistët që vizitojnë Shqipërinë janë kryesisht shqiptarët e Kosovës (38% e të ardhurave), maqedonasit (14%); Grekët (10%), malazezët, (6%) dhe italianët (5%), por ministri është shprehur se priten edhe vizitorë nga Evropa lindore dhe perëndimore.

“Çfarë është e sigurt është se ne kemi nevojë për të përmirësuar infrastrukturën e tone. Ne jemi duke bërë vlerësimin e projekteve të ndryshme për zhvillimin e infrastrukturave portuale, sistemit rrugor, si dhe aeroportet” ka thënë Ahmetaj, duke shtuar edhe se i vetmi aeroport në dispozicion të turistëve, në këtë moment, është një në Tiranë, por ka një plan për të ndërtuar një tjetër në Sarandë, në jug

“Investitorët italianë janë të mirëpritur”- theksoi ministri.

Sektori deri tani ka tërhequr, në pjesën më të madhe: grekë, austriakë, turkë dhe sipërmarrës arab./monitor

5 komente në “Shqipëria nuk është vetëm det”

  1. eugen says:

    Berati mendoj se eshte qyteti qe po vizitohet me se shumti kete vit. Qendra e tij Historike dhe pedonalja e re , e kane bere shume interesant dhe naten eshte mahnites.

  2. Llapi says:

    Hahah gjith ata turistet qe permendet jan Shqiptare ose te Kosoves, Malit te zi, Maqedonise, ose emigrante qe jetojne ne Itali e Greqi e kan pashaportat ketyre shteteve. Jepiiii turizmi !

  3. tfgs says:

    ……xhamite e lashta!!! dhe kishat orthodhoxe qe zbukurojne qytetin e Beratit………..!!!!
    o Zot,te tredhurit ne kete vend nuk kane te sosur……….

  4. ardjani says:

    Nuk eshte e vertete ajo Llapiii!!
    une isha dy here ne shqiperi nje here me 12 janar deri me 17 janar + me daten 12 maj deri me 22 te ketij viti.
    heren e pare me 6 Italjan dhe heren e dyte me 20 Italjan.
    Ne Butrint ishim dy here, dhe te them te drejten me pelqeu orari i hapjes Butrintit ne oren 08.00, dhe kishte te huaj perendimor, amerikan! Prandaj Komenti yt eshte pak i ngjyrosur !

  5. Angela says:

    tfgs ku jeton ti mor injorant qe flet githmon keq per shqiperin se vendi jon eshte shum i bukur por jan njerzit si ti qe nuk e vlersojn

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje