Ka marrë një kthesë dramatike, por edhe me një përmasë politike, historia e një prej personazheve më të kërkuar nga policia shqiptare. Vladimir Gjuta, personi që dyshohet si organizatori i grupit që kreu shpërthimet me tritol tek farmacia e babait të ministrit të brendshëm Saimir Tahiri është arrestuar të enjten mbasdite në rrugë e sipër drejt qytetit të Kukësit. Atij i janë vënë prangat në tunelin e Thirrës mbasi ishte ndjekur në rrugëtimin e tij që nga Tirana nga një grup policësh të RENEA-s.
Burime konfidenciale të policisë pohojnë se, në momentin e ndalimit Gjutës i është gjetur një listë me emra të simpatizantëve të kandidatit të koalicionit të majtë dhe se ai ishte nisur drejt Kukësit me qëllim frikësimin e tyre. Gjuta është përmendur si një lidhje e afërt e ish-ministrit të brendshëm Flamur Noka, gjë të cilën ai e ka mohuar vazhdimisht.
Gjuta u konsiderua si i dyshuari kryesor i kërcënimeve me sms në telefonin e ministrit të brendshëm. Që prej disa javësh, vetë ministri dhe familjarët e tij janë marrë në mbrojtje të përforcuar nga policia në 24 orë.
Gjuta është i njohur dhe për një konflikt personal me një nga personazhet më kontraversë e më të njohur të policisë shqiptare, i nxjerrë në lirim me ndryshimin e qeverisë. Ish-shefi i policisë që fliste të njëjtin dialekt me kuksianin Gjuta, mendohej se ishte i vetmi që ai e kishte realisht shqetësim.
Nëse verifikohet deri në fund, lista me simpatizantë të së majtës që do të kërcënoheshin, kjo do të ishte një histori tipike e të shkuarës shqiptare. Një histori që përfshinte në zgjedhje individë me të shkuar të errët penale që shërbenin për deformimin e rezultatit elektoral në zona të caktuara ku ata kishin ndikim.
Rikthimi i një precedenti të tillë nga Partia Demokratike dëmton seriozisht gjithë retorikën e akuzave të saj që pretendojnë se një gjë të tillë e bëjnë kundërshtarët socialistë.
Mungesa e sinqeritetit dhe hipokrizia janë dy “vese” të hershëm në politikën shqiptare, e cila merr lëndë të parë të llojit: Bëni si them unë, por mos bëni si bëj unë! Kësaj shprehjeje i janë shtuar dhe pozat prej viktime që po merr në mënyrë të përsëritur opozita e djathtë. Duhet thënë se përgjatë fushatave elektorale, si rregull, të gjitha opozitat kanë bërë me të drejtë apo të padrejtë rolin e viktimës. Kjo për shkak se sërish si rregull, klima e fushatës zgjedhore ka qenë gjithmonë e ashpër dhe palët kanë qenë mosbesuese ndaj njëra-tjetrës. Por kësaj here, kthesa dramatike e historisë së një prej “banditëve” më të kërkuar në Tiranë, u morr në tunelin e Kukësit. Por në fundin e tij nuk pa më dritë, por prangat e RENEA-s.
Vangjo – te ka mobilizuar mire Likja ne kete fushate. Do ta kete mbushur gojen me Evro. Besoj po behesh gati ti hedhesh ne buzuqi se shpejti…
E kapen Gjuten si miu ne tynel.
Cfare gomari paska qene! Kamikaz I Mulit.
Po ku ka kriminel sot qe frikeson Popullin? Iku koha e Berishes, dhe bodyguardeve Tropojane dhe Kuksiane.
Shkoni fshihuni ne pyjet e Kukesit, rroni me arinjte, se ate jete kerkoni ju.
u iku nje kriminel,prandaj ,beni keshtu…po keshtu do qerohi te gjithe,njeri pas tjetrit
E Flamur Hori! Me kete mburreshe ti
se dofitoje zgjedhjet?Po tani qe mbete
me Gisht ne ….c,do naq thuash?
A pomire te thote Rama ty:
Ke mbetur si Shkop pa Flamur! Me bukur
s,ka si te thone.Perderisa ke mbetur ne
krye te rrugaceve.Po Luli qe na tregonte
gjasme “Bandat”e Metes.Kesaj te Kuksit ci thote?
apo mafje me Paruke.A more Lul,c,i bere ketij vendi
dhe vecanerisht PD.dhe ne mes te tufes-Gritaq Dumen
kete Lule Helmi! Qofsha i nje milionti qe ju urrej.
sa per Saliun e dua ta shoh te pjekur.
Ja e do te pjekur po atij vetem koskat e lekura i ka mbetur dhe hunda si sqep shqiponje ate se hane as qente pasaj CE do te pjekur le te dekompozohet me mire .
Po ti Lym Fiqiri Veliaj me çfare te ka mbush gojen Saliu? Me jashteqitje?
Po ku i gjen keto te dhena ti mer baxhelle burre. Nuk e di si mund te behet kaq vemje njetiu. Nuk e imagjinoj dot.
Zhurma q
Zhurma qe ka bere PD-ja, per dekriminalizimin dhe regjistrimet fiktive,ka qene per te mbuluar,banditin e saj Zhupa
Kto te PD jane per tju q Ato robt
ty te parit
Le te marre denimin e merituar.
FUNDI I MBETURINAVE
Kur gjen shesh ben pershesh,por kur ka shtet te ngec ne gryke.ta mari vesh mire hipokritet e pd.
Do frikesonte bleresit e votave te LSI-se!
po cfare lidhje paska partia demokratike me kete person julutem. Sna ngeli gje tjeter ne shqiptareve vetem te politizojme cdo gje. ky i pd-se, ps-se , lsi-se se maskarenjeve etj etj.
gimi! Interesohu pak dhe merre vesh se cfare lidhje ka Sali Berisha ne vecanti me kete kingun me paruke.
Z.Mero tu lumt.Dihet qe PD eshte parti e krimineleve,hajduteve,shkaterrimeve,shpifjeve,sajesave-shkurt:E ben dobiçin e ta le ne dere.Kjo histori duhet zgjidhur shpejt para zgjedhjeve e jo harrese e radhes e drejtesise se munguar tek ne..!
Lajmi nuk eshte i vertete. Policia e ka pergenjeshtruar qe i eshte gjete ndonje liste emrash, keshtu qe me e pakta eshte ta hiqni kete artikull se eshte i pavertete
Me keto tipa si ky ka ndejtur qeveria e atehershme PD ne krye,imagjinojeni sa te keqija jane bere vendit qe populli i shkret nuk i di dhe as ka per ti ditur.PD do te shkrihet halabaket do te vdesin apo futen ne burg,rinia do te ndergjgjesohet te pakten nje pjese e mire qe jane te qyteteruar apo shkolluar,dhe keshtu do hecim para por do duhet pak koh ?