Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet që po zhvillohen në rrugën që lidh Tiranën me Dajtin, segment i cili ishte lënë në një gjendje të shumë të keqe gjatë qeverisë “Berisha” edhe pse është e vetmja mënyrë për të shkuar në parkun kombëtar.
“Me atë rrugë që ishte ju e dini vetë, ishte mision i pamundur të mendoje për të tjera gjëra, sepse ishte dekurajuese për njerëzit.
Saliu ikte me teleferik, prandaj nuk e kishte problem rrugën”, u shpreh Rama gjatë inspektimit të punimeve.
Si pjesë e punimeve parashikohet dhe përmirësimi për stacionet e furgonëve, stacionet e autobusëve, për kazanët e plehrave dhe për vend-parkimin.
Ndërsa kreu i Komunës Dajt, Kujtim Qefalia u shpreh se do të krijohet dhe një pistë vrapimi.
“Puna ka filluar, po mbetet për t’u sqaruar fakti që kjo rrugë nuk çon tek shtëpia ime. Për arsye që janë misterioze, rruga që çon tek shtëpia ime është një nga rrugët e bëra, edhe pse nuk është rrugë e një rëndësie të madhe dhe e ka bërë Saliu.
Komshinjtë aty thonë që ishte një histori tokash për interesa të caktuara, por unë nuk i hyjë kësaj”, tha Rama.
Referuar ndarjes së re territoriale, Rama tha se tani që Parku i Dajtit është pjesë e bashkisë së madhe të Tiranës do të vazhdojmë me projekte për gjithë këtë zonë sepse ka potenciale të mëdha, jo vetëm parku, por gjithë zona.
“Ka njerëz jashtëzakonisht punëtorë dhe që kanë nevojë vetëm për pak mbështetje për ta transformuar gjithë këtë zonë në një zonë turistike, në një zonë agrobiznesi, në një zonë që të jetë një mbështetje e fortë edhe në kuptimin mjedisor për gjithë frymëmarrjen e Tiranës”, u shpreh kreu i qeverisë.
te gjithe qytetaret e ndershem, te gjithe ata qe pranojne realitetin te gjithe aty te degjojme fjale konkrete sepse jemi lodhur nga premtimet boshe te lulushit me shok. me 21 qershor tirana do te vij ne drejtimin e duhur dhe erion veliaj do te fitoj bindshem kryeqytetin.
saliu cfare nuk beri e ngaterroj kete vend per 8 vite me radhe , eshte nje turp qe ai po e vuan dhe do e vuaj gjithe jeten keto. Rama cdo gje qe ka bere e ka bere dhe po e ben ne interes se vendit dhe kursesi nuk ka futur interesat personale ne mes dhe per kete meriton duartrokitje nga ne
ky eshte kryeministri qe duam , nuk fut asnje here interesat e veta ne punet qe ben dhe kjo eshte per tu vlersuar ndyshe nga kundershtaret e tij patetik. Rama eshte kryeminsitri qe i ka munguar shqiperise gjithe keto vite dhe ai duhet te bej punen e tij keshtu si e ka nisur dhe ne te gjithe jemi me ate,.
Bravo z.Kryeminister! Tani e kuptojme qe vota jone ne 2013-ten nuk ka ikur dem. Ju po beni per kete vend aq shume sa nuk eshte bere ne 25 vjet demokraci. Ju uroj suksese ne punen tuaj!
se shpejti dajti do kete nje rruge qe i mungonte prej vitesh. se shpejti dajtido marri zhvillimin e merituar. dajti do jete nje zone ku qytetaret do shkojne dhe do ken sherbime dhe jo rruget gjithe gropa. me erjon veliajn dhe mbeshtetjen e qeverise dajti dhe e gjithe bashkia e madhe e tiranes do ndryshoi faqe duke u bere nje qytet i madh dhe sherbime te denja per qytetaret
si ka mundesi qe ka rruge me gropa? saliu ka bere 10 mij kilometra. apo ishin imagjinare ato se harrova. dajti se shpejti me rrugen e re do shfaqi potencialet e veta. me investimet dhe projektet qe do bei erjoni si kryebashkiak dajti dhe shume zona te tjera do integrohen teresisht ne tirane dhe bashkia madhe do jete nje bashki per qytetaret dhe jo per militantet e shqupit
Te gjithe Shqiperine po e kthen ne nje shtet europian. Po punoni per kete vend dhe njerezit do jua shperblejne. Faleminderit qe po e coni kete vend ne drejtimin e duhur!
Rama eshte kryeminsti i duhur per shqiperine ne kaq pak kohe kemi pare pune konkrete dhe te gjithe kriminelet jane futur ne burg , dje premtoj ne opinon qe dhe ne drejtesi do ket reforem drastike dhe per kete ka nevoj shqiperia dhe te gjithe ne duhet ta mbeshtesim ne cdo reforem apo ne cdo gje qe ai ben sepse ka vertetuar qe gjithcka e ben ne te mire te shqiperise.
Ne nuk kemi nevoje qe Shqiperia te shkoj ne Europe,por kemi nevoje qe Europa te vije ne Shqiperi. Dhe njeriu i duhur per ta bere kete jeni ju z.Rama dhe jemi te lumtur qe Shqiperia po shkon ne drejtimin e duhur.
Iku koha e qoftelargut Sali, qe vec te tjerash i la treshegim shtetit nje borxh te stermadh ndaj kompanive qe kane kryer investime ne rruge. Kryeministri Rama te vazhdoje rrugen e nisur, ate te reformave. Vetem permes kesaj rruge mund te progresojme. Te mos harrojme se ne ç’derexhe u katandis vendi si pasoje e keqqeverisjes tete vjecare te Partise Demokratike. E rendesishme eshte qe po progresojme.
ju pelqen juve apo jo Edi Rama eshte kryeministri qe kemi dashur sepse ka bere cdo gje per shqiperine dhe kurr ska perzjer interesat e vnedit me interesat e tija personale. per interesat e vendit kemi pare dhe se fundmi me greqine cfare ka bere keshtu qe komentet e demokratve jane pa lidhje sepse duan apo sduan ata do te humbin me 21 qershor do te humbin akoma dhe me keq ne 2017
RAMA NJERIU I DUHUR PER TE NDRYSHUAR GJENDJE NE SHQIPERI QE TANI PO FUTET NE RRJEDHEN E DUHUR .REFORMAT E NDERMARRA TE COJNE NE DESTINACIONIN E DUHUR EDHE PSE ATO KANE NJE KOSTO PER QYTETARET .KJO KOSTO DUHET PRANUAR SEPSE NDYSHE NGELESH NE VEND NUMURO .CDO NDRYSHIM KA DHIMBJE ,PO NQS NUK FILLON TE NDRYSHOSH SADO PAK KOSTUA NGELET KOSTANTE NDERSA NE NDYSHIM E SIPER AJO ESHTE E PERKOHESHME.TANI JEMI NE KERKIM TE KOHES HUMBUR PER 25 VJET.NA DUHET SHUME ME PAK PER TE DALE NGA GJENDA.FILLIMI ESHTE I DUHUR.