Sllovenia ‘nuk do ta ekstradojë’ në Serbi ish-kryeministrin e Kosovës

19 Qershor 2015, 14:58Rajoni TEMA

Ministria e drejtësisë në Slloveni tha se politikani i Kosovës Ramush Haradinaj nuk do të ekstradohet në Beograd, pasi u arrestua në Lubjanë bazuar në një urdhër arresti serb për krime lufte.

Ministria sllovene e drejtësisë vendosi ditën e enjte se ish-komandanti i UÇK-së gjatë kohës së luftës dhe ish-kryeministri Haradinaj nuk do të ekstradohet në Serbi, pavarësisht se çfarë vendos gjykata sllovene në lidhje me urdhër arrestin që e akuzon atë për krime lufte gjatë konfliktit të vitit 1998-1999.

“Është shumë e rëndësishme që ministri i drejtësisë ka vendosur të mos lejojë ekstradimin e Haradinajt, edhe nëse gjykata e merr një vendim të tillë. Kjo është sepse të gjitha akuzat në urdhër arrest janë adresuar nga ana e Gjykatës së Hagës,” tha ministri i jashtëm slloven Karl Erjavec.

Në vitin 2012, Haradinaj u lirua nga akuzat për krime lufte nga Gjykata e Hagës. Por prokuroria serbe për krime lufte aktualisht po e heton atë në tri çështje, duke e akuzuar atë për vrasjen e të paktën 60 njerëzve.

Gjykata sllovene ka vendosur që Haradinaj, i cili u ndalua në aeroportin e Lubjanës ditën e mërkurë, duhet të qëndrojë në vend derisa të paraqesë “një ankesë në lidhje me mënyrën se si u zhvillua procedura e arrestimit për qytetarin e Kosovës”, reportoi agjencia sllovene e lajmeve STA.

Gjykata tha se vetëm pas kësaj do të merret në konsideratë çdo kërkesë për ekstradim.

Haradinaj ka këmbëngulur se urdhër arresti i vitit 2004 nuk është i vlefshëm.

Arrestimi i Haradinaj, u cili ka qenë për pak kohë kryeministër në vitet 2004-2005 dhe tani drejton partinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka zemëruar shumë njerëz në Kosovë, të cilët e konsiderojnë atë një hero për rolin e tij në luftën kundër forcave serbe.

Ditën e premte në mëngjes protestuesit u mblodhën për ditën e tretë me radhë para Ambasadës Sllovene, duke mbajtur pankarta me sloane si “Trup Sllovenisë!” Disa nga mbshtetësit e Haradinajt e kaluan natën jashtë ambasadës.

Mbështetës të klubit të basketbollit të Prishtinës, Plisat, hodhën shashka në ambientet e kompanive sllovene në Prishtinë të enjten, duke thënë se ata donin të digjnin “gjithçka që është sllovene”.

Albert Kastrati, kreu i Plisat, tha se “kjo do të vazhdojë derisa Ramushi të lirohet”.

Sulmet u kritikuan nga presidentja Atifete Jahjaga.

Ka pasur gjtihashtu reagime të forta në media sociale, me njerëz që postojnë fotot e kartave bankare të djegura të bankës “Ljubljanska Banka” dhe qumështin “Alpsko” të derdhur, duke bërë thirrje për një bojkotim të produkteve të tilla sllovene.

Parlamenti i Kosovës ndërkohë miratoi një rezolutë ditën e enjte duke bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të Haradinajt dhe kthimin e tij në Kosovë.

Parlamenti gjithashtu vendosi të dërgojë një notë proteste në Lubjanë, një lëvizje që shihet si e diskutueshme në një kohë që Kosova gëzon marrëdhënie të mira me Slloveninë.

Ministri i Jashtëm Hashim Thaçi i bëri thirrje parlamentarëve ta rimendojnë këtë gjë, duke thënë se “problemi është në Beograd, jo në Lubjanë”.

6 komente në “Sllovenia ‘nuk do ta ekstradojë’ në Serbi ish-kryeministrin e Kosovës”

  1. Dervish Malluta says:

    7 milion shqiptar duhe bojkotuar te gjitha mallrat slavene, incluzive
    edhe “Lasko Pivo” e cila ka shije te shurres se lopes!

    1. Antares says:

      Hahahahahaaaa, Dervish ta sh….dhyen shefin! Vazhdoni thoni rrnofte ju Koqevaret, se mrena e keni malluten.

    2. ad says:

      edhe dervish edhe inteligjent jane ne konflikt me njeri tjetrin.

      dervisho te ka shkuar ne mendje, po i cik ama se mund te jete loje e vete ketij badigardit, per ti dhene rendesi vetes???

      a nuk eshte dhe kjo ne vijim te kumanoves??????

      mqs ne kumanove badigardi me shume u diskretitua se u lavdua????

      se ketij tipit na zgjedhja ne zgjedhje po i firojne votusit????

      pse u cudit serbia ????

  2. mali says:

    Problemi nuk qendron ne Beograd, kot mundohen ta shesin krunden per miell.Problemi qendron te politikat kurva te perendimit qe u intereson Kosova e destabilizuar e neperkembur. dhe si eshte shprehur nje lider per vendin e tij qe e duan si nje vajze te re ta shkerdheje europa apo perendimi me tej si ti doje qejfi.

  3. shqiptar says:

    prandaj kam simpati per putinin kur shikoj politikat kurve te europes ndaj kombit shqiptar si mund te arrestohet ky njeri ku me perpara kishte kalur mbi 50 here ne slloveni apo cfare mutin ben interpoli pse nuk e anullon fletearrestin kur ky njeri u shpall i pafajshem dy here
    mali ka te drejte duan ta mbejne kombin shqiptar te kosoves te percare neper kembe keshtu bejne si duan ata perca e sundo dihet perendimi eshte kruve

  4. Glauk says:

    Gjermania dhe Austria nuk e arrestojn Haradinajn ndersa, sllavonia po. A’thua thua sllavonia eshte shtet me ligjor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje