Raporti paraprak i OSBE: Zgjedhjet, në përgjithësi mirë (kritika KQZ-së)

22 Qershor 2015, 15:41Politika TEMA

OSBE/ODIHR prezanton raportin e parë të zgjedhjeve.

Ambasadorja Audrey Glover tha se fushata ishte e qetë, ndërsa toni i saj ishte në përmirësim krahasuar me zgjedhjet e mëparshme.

Ambasadorja tha se mungesa e vullnetit politik dhe politizimi i institucioneve vazhdoi të minonte procesin zgjedhor.

“Pati një sjellje të qartë ndërmjet kandidatëve. Toni i fushatës ishte në përmirësim në krahasim me zgjedhjet e kaluara.

Komponenti më i rëndësishëm janë vetë zgjedhësit, të cilët duhet të kenë mundësi të votojnë në mënyrë të lirë dhe të jenë të sigurtë që vota e tyre do të numërohet si duhet. Ne nuk mendojmë se të gjitha kërkesat u përmbushën.

KQZ në përgjithësi ka funksionuar në mënyrë të hapur, por karakteri i politizuar i diskutimeve çoi në disa vendime jo kundraligjshme. Zonat e administrimit zgjedhorë nuk kanë punuar në mënyrë efikase sepse nuk ju dha materiali zgjedhor në kohën e dukur nga KQZ. KQZ nuk pati të dhëna në kohë në faqen e saj”, tha Glover.

Ndërsa prezantonte raportin, Ambasadorja Glover tha se ecuria e zgjedhjeve ishin pozitive, por janë vënë re edhe disa problematika gjatë procesit si përshëmbull votimi në grup apo grupe simpatizantësh në hyrje të qendrave të votimit të cilët penguan apo ndikonin tek votuesit

“Zgjedhjet pozitive, por janë vënë re votime në grup dhe probleme proçeduriale. Janë vënë re grupe të simpatizantëve që kanë penguar apo kanë ndikuar në votimin e qytetarëve.

Ekipi i ODIHR do të qëndrojë edhe 2 javë në terren për të ndjekur të gjithë procesin. Do publikojmë raportin përfundimtarë pas rreth 2 muajsh, ku do të  përfshihen rekomandime për ta çuar procesin zgjedhor përpara”, tha Glover.

Ndërsa  përfaqësuesi i Kongresit të Autoriteteve Vendore e Rajonale gjatë fjalës së tij tha se Shqipëria ka shënuar hapa të rëndësishëm pozitivë gjatë viteve të funditdhe zgjedhjet e djeshme ishin një shembull i kësaj. Ai tha se pjesëmarrja e grave dhe e komuniteteve në këto zgjedhje ishte një shembull pozitiv, duke theksuar se ka qenë një fushatë normale përsa i përket standardeve Europiane.

Më tej ai shtroi edhe tre problematika që sipas tij janë evidentuar deri tani gjatë procesit të zgjedhjeve: problemet me listat zgjedhore, bleria e votës, përfshirja personale e figurave udhëheqëse politike në fushatë.

“Shqipëria ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm gjatë viteve të funit dhe zgjedhjet e djeshme ishin një shembull i kësaj. Pjesmarrja e grave dhe e komuniteteve ishte një shembull pozitiv , por ka shumë për tu bërë në kuadrin ligjor. Fushata e paqme dhe e civilizuar. Ka qenë një fushatë normale përsa i përket standardeve Europiane. Do të parashtroj tre probleme që ne kemi hasur:

1- Listate zgjedhësve, nuk është normale që përfshijnnë 1 milion vetë që jetonë jashtë shqipërisë. Çështjet vendore ne mendojmë se duhet të vendosen nga shtetasit që jetojnë de fakto në ato bashki.

2- Frika e punonjësve të administratës se duhet të votonin të imponuar sepse mund të humbisnin vendin e punës. Duhet të ketë një fushtë të ekuilibruar edhe për këtë. Apo blerja e votës një problem tjetër i hasur.

3- Përfshirja personale e figurave udhëheqëse, sidomos e dy forcave të mëdha politike në këto zgjedhje, kjo ka bërë të ketë më shumë dalie të kandidatëve në këto zona. Ndaj ne sugjerojmë që duhet të ketë një ekuilibrim të figurave në këtë proces. 

Raporti i kongresit do të diskutohet në Strasburg në vjeshtë”, tha përfaqësuesi i Kongresit të Autoriteteve Vendore e Rajonale.

Pyetje së gazetarëve në lidhje me denoncimet që ka pasur për blerje të votave dhe zgjatjes së procesit të numërimit, përfaqësuesit e OSBE-OHDIR janë përgjigjur se blerja e votave është  një problem i ngritur  ngritur nga dy partitë kryesore, ndërsa zgjatja e numërimit nuk është shumë e rëndësishme, por më shumë e rëndësishme është besueshmëria dhe siguria.

“Blerja e votave është një problem i  ngritur nga dy partitë kryesore, por edhe nga kandidatët e dy forcave. Blerja e votës përfshin shpërndarjen e ndihmave apo marrjen dhe dhënien përsëri të kartave të identitetit qytetarëve.  Shumë nga këto gjëra kanë të bëjnë me numrin e madh të njerëzve që hynë dhe dalin, e silleshin përqark qendrave të votimit. Edhe pse kjo nuk ka gjë të keqe, por në këtë situatë ne këtë do ta analizojmë.

Ne japim komente për votimin dhe numërimin, por vendi e vendos vetë se çfarë forme përdor për numërimin. Por ne do ta shikojmë edhe procesin e numërimit. Zgjatja nuk është shumë e rëndësishme por më shumë e rëndësishme është besueshmëria dhe siguria”, thanë ata.

1 komente në “Raporti paraprak i OSBE: Zgjedhjet, në përgjithësi mirë (kritika KQZ-së)”

  1. Aleksander says:

    Keta paguhen qimet e kokes dhe sigurisht qe do te nxjerrin edhe dengla te tilla te vogla. Zgjedhjet shkuan shume mire me perjashtim te banditeve te PD-se qe dalin te armatosur te marrin kuti. Keta bandite duhen futur brenda. Ku eshte policia?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje