Historiani i famshëm gjerman: Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë ishte legjitime dhe e domosdoshme

25 Qershor 2015, 11:31Rajoni TEMA

Heinrich August Winkler, njëri prej historianëve më të njohur të Gjermanisë, ka deklaruar se ndërhyrja e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë në vitin 1999 ka qenë e drejtë. Në një intervistë për gazetën zvicerane «Basler Zeitung» Winkler tha: «Kombet e Bashkuara si mësim nga lufta në Kosovë kanë zhvilluar parimin e ‹responsibility to protect› (‹përgjegjësisë për mbrojtje›). Nëse një shtet anëtar kryen shkelje të rënda të të drejtave të njeriut intervenimi mund të jetë legjitim. Për shembull në rastin e gjenocidit në Ruandë, ku bashkësia ndërkombëtare ka dështuar tmerrshëm. Edhe ndërhyrja në Kosovë, e cila ndodhi pa mandat të OKB-së, sipas mendimit tim, ka qenë legjitime dhe e domosdoshme».

Winkler ka hedhur poshtë pretendimet e qarqeve majtiste se Gjermania për shkak të krimeve në Luftën e Dytë Botërore nuk duhet të marrë pjesë në asnjë intervenim me forcë të bashkësisë ndërkombëtare: «Auschwitzi nuk mund të interpretohet si e drejtë për të injoruar. Ky do të ishte keqkuptim grotesk i historisë gjermane». Një debat kundër intervenimit në Gjermani është zhvilluar më 1995, gjatë konfliktit në Bosnjë, dhe më 1999 – para, gjatë dhe pas ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, ku për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore Gjermania ndërhyri me ushtrinë e vet në një konflikt.

76-vjeçari Winkler ka qenë deri në vitin 2007 profesor në Universitetin e Humboldt-it në Berlin. Në janar të këtij viti në Gjermani është botuar vëllimi i katërt i veprës së tij monumentale «Historia e Perëndimit». Muajin e kaluar Heinrich August Winkler mbajti një fjalim në Bundestag me rastin e 70-vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Kjo ishte hera e parë në historinë e parlamentit gjerman që një historiani i bëhej një nder aq i madh.

Javën e kaluar gjatë debatit në parlamentin gjerman mbi vazhdimin e mandatit të forcave paqeruajtëse gjermane në Kosovë deputetja e partisë «Die Linke» (E Majta) Sevim Dagdelen e quajti praninë ndërkombëtare jolegale dhe kërkoi që trupat e Bundeswehrit të tërhiqen nga Kosova. Dagdelen e quajti Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) një bandë terroriste dhe akuzoi disa nga krerët e saj që tani kanë pushtet politik se janë të përzier në incidentet e fundit në Maqedoni.

Deklaratat e Dagdelen në Kosovë bënë jehonë të madhe sikur të bëhej fjalë për ndonjë risi. E vërteta është se Sevim Dagdelen ka folur me këtë vokabular antikosovar çdo vit kur në Bundestag është diskutuar për vazhdimin e mandatit të trupave gjermane në Kosovë. «Die Linke» është pasardhëse e partisë komuniste gjermano-lindore SED dhe ka qenë përherë kundërshtare e ndërhyrjes ndërkombëtare në Kosovë, por edhe në rajone të tjera të krizës. Pas çdo intervenimi majtistët gjermanë shohin «satanin e madh», Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nxënësit e tyre europianë.

Në fjalimin e saj para deputetëve në vitin 2013 Dagdelen akuzonte qeverinë gjermane se po e poshtëronte Serbinë duke e kushtëzuar integrimin e saj në Bashkimin Europian. Ajo kërkonte të drejtën e vetëvendosjes edhe për serbët në veri. Për Dagdelen qeveria e Kosovës është administratë. Ngjashëm si Dagdelen në Bundestag bërtet prej vitesh edhe deputeti i së majtës Alexander Neu, i cili thotë se ka prejardhje «jugosllave». Neu është mysafir i rregullt i mediumeve ruse, ku atakon botën perëndimore me akuza të nxjerra nga koshi ideologjik. Në lidhje me intervenimin në Kosovë në vitin 1999 është prononcuar vitin e kaluar, pas aneksimit të Krimesë nga Rusia, edhe ish-kancelari Gerhard Schröder. Socialdemokrati Schröder, bashkë me ministrin e Jashtëm Joschka Fischer, ka qenë pjesë e koalicionit veriatlantik për të ndërprerë terrorin e forcave serbe në Kosovë. Në mars 2014 Schröder, i cili punon për Gazpromin rus, deklaroi se nuk duhet bërë me gisht drejt Vladimir Putinit për shkak të ndërhyrjes në Krime, sepse «këtë e kam bërë edhe vetë». Këtë ai e tha duke iu referuar pjesëmarrjes së Gjermanisë në bombardimet e NATO-s kundër Serbisë më 1999. Schröder ka theksuar se në të dy rastet – Krime dhe Kosovë – «formalisht» bëhet fjalë për shkelje të Kartës së Kombeve të Bashkuara. Ekspertët e të drejtës ndërkombëtare e hedhin poshtë këtë interpretim, sepse në Krime Ukraine nuk ka vrarë asnjë rus lokal, ndërsa në Kosovë Serbia ka kryer krime masive kundër popullsisë civile. Edhe referendumin në Krime për shkëputje nga Ukraina Schröder e ka krahasuar me pavarësinë e Kosovës – ndonëse në Kosovë nuk është mbajtur referendum për mëvetësi. (Dialog Plus)

27 komente në “Historiani i famshëm gjerman: Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë ishte legjitime dhe e domosdoshme”

  1. vizioni i Bashes says:

    Do të desha të di “qëndrimin” e këtij “historiani të madh”, mbi krimet kolosale dhe përgjegjësinë e Gjermanisë (e theksoj: të Gjermanisë dhe jo vetëm të Hitlerit), në Luftën e Dytë Botërore…

    1. Dardan says:

      Vizioni i janulles. Une desha te di qendrimin e janullatos mbi gjenocidin qame dhe gjenocidin serbe ne kosove.

    2. Shqiptar Iliro Arian says:

      C’fare krimesh paska bere Gjermania sipas teje??? S’ka bere asgje ne krahasim me c’bete dhe c’po beni ju bolsheviket e felliqur.

    3. eleΥΘeriskeΨi says:

      po per ju te pabeset bithekire te janulles eshte normale tani qe Frau Merkel ja u futi te dyja kembet ne nje kepuce evgjiteve greke. Gjermania nuk eshte e me mire. Po dora qe te ushqeu nuk kafshohet o i pabese !

      Cmund te thote ki historiani gjerman per genocidin grek dhe spastrimin etnik, kunder popullsise shqiptare came ?

    4. Dean says:

      Ti je 1 hajvan i pandreqshem dhe ne te vertet nuk do t’ja dish fare per qendrimet e ketij “historiani te madh” per Gjermanin,por thjesht po i jep te drejten vetes qe te Barazohesh me kete historian duke mbajt “qendrim ndryshe”.Pra,ai vertet ka 1 qendrim perkundrejt Historise,por edhe Ti ke qendrimin tat,qe (sipas teje)eshte akoma me I “Sakte”.Po qe se me te vertet do te doje te dije qendrimet e ketij historiani,tani do ishe duke lexuar Vepren e tij dhe nuk do ishe duke e reduktuar Historine e Races njerzore dhe Gjermanise ne 1 pyetje kaq IDIOTE sa ajo qe adresove me siper.
      Ti do vdesesh INJORANT dhe nuk do ta marresh dot vesh Kurre se,HISTORIA ka me shume se ato “Lakra” qe te kan “mbjell” ne trunin tat te vockel dhe lehtesisht te Manipulueshem.
      Ahhhhhh…..h.,sikur ta dije dot se sa i Paditur qe je………..etj.

    5. Toma says:

      E nxorri surratin edhe zvarraniku serb me emer – vizioni i Bashes…..

      Eshte kjo nje koincidence apo te gjithe serbet shqipfoles jane perkrahes te flakte te Partise Demokratike?

  2. Klimax says:

    Legjitime dhe e domozdoshme????!!!!
    Aq sa legjitime dhe e domozdoshme ishin edhe nderhyrja Britanike ne ishujt Falkland, aq sa legjitime dhe e domozdoshme ishte nderhyrja amerikane ne Vietnam, ne Somali, ne Irak, ne Afganistan, aq sa legjitime dhe e domozdoshme ishte nderhyrja ruse ne Krime dhe ne territore te tjera te ish republikave sovjetike, aq sa legjitime dhe e domozdoshme ishte nderhyrja Kines ne Tibet, aq sa legjitime dhe e domozdoshme ishte nderhyrja e Turqise ne Qipro, aq sa legjitime dhe e domozdoshme ishte nderhyrja e NATO-s ne Libi dhe sa e sa nderhyrje te tjera direkte apo indirekte ne formen e Grushtit te Shtetit ne emer te “legjitimitetit dhe domozdoshmerise” ne shume vende dhe rajone te tjera te botes!!!!!
    Pra, faktet vertetojne se “legjitimiteti dhe domozdoshmeria” nuk jane bazuar kurre ne legjitimitetin e te vetmes organizate nderkombetare, te OKB-se, por ne “legjitimitetin” dhe “domozdoshmerine” e me te fortit apo me te forteve per te perfituar apo rruajtur interesat dhe ekulibrat e tyre gjeostrategjike ne bote, sigurisht duke perdorur forcen (aty ku ndihen superior) ne vend te dialogut dhe si gjithmone ne emer te “mbrojtjes se viktimes”.

    1. Dean says:

      Nderhyrja e Anglise ne ishujt Falkland (Ti duhej te shpreheshe ishujt Malvine) ishte e Domosdoshme dhe Legjitime,mer pallosh.
      Kur Britania e Madhe i kishte nen zoterim keto ishuj,Argjentina nuk ishte krijuar akoma si shtet.Por ti si grek,apo greko-fil,qe je vuan nga Sindromi “Che Guevarra” dhe KURRE nuk do arrish te kuptosh dot me shume se sa te lejon Egoizmi yt i Kultivuar dhe Prifti I Lagjes qe te jep mesime per historine.

      1. Pelasgian says:

        Atij hiqi vizen lale…!

        Jo vetem Falkland eshte shembull i gabuar por edhe Qipro.

        Ne Qipro gjeneralet deshen duel me turkun dhe ne fund humben dhe tani qajne si kone!

  3. Berlin says:

    GJAKDHJERA dagdelen eshte paguar mire nga gjakdhjeret bolsheviste per ate qe tha. Por kjo nuk mbaron me kaq sepse po i pergatisin nje padi !

  4. shqiptar says:

    vizioni janulles po per genocidin cam apo shqiptar di gje dobici i janulles jeni i vetmi shtet ne bote ne ne pashaporte shkruhet perkatsia fetare dhe nuk njihni minoritet te huaj

    ja shikoje priftin grek ca thote vet me goje te tij per camet

    https://www.youtube.com/watch?v=bsjUKLn9c94

  5. Pelasgian says:

    Ore po luftrat ne Slloveni,Kroaci dhe Bosnje kush i beri? Shqiptarer?

    Kot s’thone ..qeni leh aty ku ha dhe schroder po ha ne oborrin e mongolit!

    Krahasimi me Krimene eshte krejtsisht absurd dhe kte gje e kuptojne mire ata qe kan dy gram tru.

    Ja psh ta zeme se Kosova i rikthehet Serbise dhe nje dite te bukur vere popullsia vendos te bej referendum per shkeputje nga Serbia .

    Si mendoni ju ? Cfare rezultati do te ket referendumi?

    Thuj mjere ne qe ngelem gjithe jeten te dhjere e servila se e di mire eurokurva se padrejtsit e masakrat mbi shqiptaret serbia nuk i paguan dot as me tre Kosova!

    Vrane e prene ne Bosnje e sot kan rep srpska kurven e tyre e mbas miliona jet te shkatrruara ende percajne Bosnjen.

    Edhe sikur Kosova te kishte qene historikisht toke serbe ,thjesht per faktin qe kan vrare mijera te pafajshem duhet te mbyllin gojen e te thone ta gezoni.

    Faj s’kan kto bucet eurokurva…faj kemi vet qe edhe kur kemi mbeshtetjen e te madhit nuk dime te bejme shtet.

    Kroacia ishte ajo qe i mori zvarr serbet dhe asaj s’guxon kush ti kerkoje hesap.

    Kur tregohesh i urte e i bute tjert ta marrin per dobsi!

    1. Janullatos pisoglenti says:

      100℅ e sakte !!!

  6. F.K says:

    O pelasgian ,futi nje refresh per luften e bosnjes ,,,,treguar nga nje boshnjak,,,,,https://aurorasito.wordpress.com/2013/06/12/ibran-mustafic-srebrenica-e-stato-un-caos-pianificato/

    1. Pelasgian says:

      Ik ore truthare rusoserbofil i ndyre …

      Ju jeni ne gjendje te thoni qe ishte sllovenia qe sulmoi serbine ..qe ishte Kroacia qe dogji Vukovarin…qe Srebrenica u be ver nga Boshnjaket e qe ne Kosove shqiptaret shperngulen 1 milion serb!

      Rrace e ndyre qe i ka ra n’qaf cdo fqinji po ska me majkakurvo rusi qe tu leshohet pe …tani ka bomba qe iu rrin gati mbi krye sa here t’ju haj sumcja!

      1. F.K says:

        Per fundimisht ti pelazgian je nje panxhar qe se ke shokun

        1. Pelasgian says:

          Panxharin e kam aty ku s’rref dielli ….pyte majken sa here e ka mbush sandwichin e saj me ket panxhar .

          Marsh per ne Mongoli …i peshtire!

          1. Ilir Hoti says:

            Ose ne Nikozias , se kane edhe ‘histori te famshme’ atje! Jane perzierje e gjithfare qelbesirash!!

  7. .... says:

    Zoti mbrojtte Mretneshen!

    Sa te jete Mretnesha Merkel dhe Gjermania Europiane nuk kane rendesi vajet e kukumjackave te Putainit te Rusise. Qofshin keto ne Gjermani, France, Greqi etj.

    Zoti mbrojtte Mretneshen!

  8. robert th. says:

    Nderhyrjen e NATO-s ne Kosove me 1999-en nuk e ka vene njeri ne dyshim deri me sot, pervec shtetit te atehershem serb. E biles, jo vetem ministri i jashtem rus i asaj kohe, Ivanovi (ne mos gaboj per emrin), por edhe Jelcini etj. zyrtare ruse dhe euro-lindore u tmerruan nga gjenocidi i milicise serbe ato muaj te pare te 1999-es, ndaj i lane dore te lire NATO-s te nderhynte. Pa nderhyrjen e NATO-s, trecereku i kosovarve do te ishte sot ne Shqiperi dhe ne Maqedoni. Sot, zerat kundra kesaj nderhyrje te atehershme te NATO-s jane ngritur, nga fakti se shteti kosovar dhe vete kosovaret jane diskretituar nga korrupsioni, perkrahja islamikve, krimi i organizuar, etj. fenomene negative.

  9. vizioni i Bashes says:

    Mjeranë, idiotë, injorantë, me një shqipe “analfabete”, gjysma-gjysma rrokjesh si arabishtja, mundohen të bëjnë të gjithëditurin, duke sharrë me fjalë të ndyra, duke “lëçitur” përrallat që u kanë mësuar në klasën e parë dhe duke treguar “me krenari” urrejtjen, ligësinë dhe servilizmin e tyre që i kanë në ADN-në e lindjes…!

    1. zz says:

      Kurv… e vizionit te Janulles mos u acaro se mos te bie gje ne zemer e verteta eshte e hidhur s kemi cti bejm mesohuni me te ju kopilat e Anastasit se nuk ka rrige tjeter fundi juaj sapo ka filluar dhe kjo ju acaron

  10. GMT says:

    Në urologji ky veprim quhet “DRE” DIGITAL RECTAL EGZAM që të egzaminohet prostata dhe ndryshimet morfologjike por në futboll nuk jam i sigurt se si do duhej emërtuar?

  11. GMT says:

    Kërkoj ndjesë ky koment i shkon rubrikës së sportit.Pa dashje e postova.

  12. vizioni i Bashes says:

    Zzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzz….ja bënte një mizë (???!!!)

  13. taso kume says:

    Kur behet fjale per PASTRIME TERITORESH ETNIKISHT nuk ka me efekte legjitimiteti i O,K,B por behet lufte pa kompromise kunder invazuseve ,le te kethehemi tek ANGLIA qe ndimoje GREQINE per aneksimin e çamerise .çfare p.e semes do ne MALDINE(FOKLAND) me mijra kilometra large,eshte e njejta politik e PUTINIT ME çeçenine dhe Krimene dhe se ne Krime ku shumica flasin rusishte te ashtuquajturit nazistet e UKRAINES sipas PUTINIT as e kane menduar pastrimin etnik te KRIMESE ,mjaftoheshin me qirate e bazes detare.

  14. Petrika says:

    Nderhyrja e NATO-s ne Kosove ishte shume e drejte dhe ne kohen e duhur.Populli i Kosoves jeton prej mijra vjetesh ne truallin e tij.Serbet,dihet boterisht qe kane erdhur nga stepat e rusise dhe me sakte nga SIBERIA.Ata kuptojne vetem nje gjuhe.Ate te dhunes,prandaj NATO e kuptoi gjuhen me te cilen mund te merresh vesh me serbet dhe prandaj foli me ate gjuhe.Serbet atehere u kuptuan me evropen dhe e terhoqen ushterine nga Kosova.Serbet jane MUZHIKE KOKPALARE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje