Në Britaninë e viteve ’90, lëvizja teatrale kundër komerciales dhe konsumit pa fre solli një frymë tjetër në art.
E gjithçka nisi me shfaqjen “shopping and fucking”, një vepër nga Mark Ravenhill. Kjo shfaqje tashmë e njohur në të gjithë vendet perëndimore vjen për herë të parë në tiranë, mbrëmjen e së premtes në teatrin kombëtar.
Nuk është komedi, por nje vepër qe përcjell dramën e shoqërive që enden në modernizëm pa identitet. Dhuna seksuale e “shopping dhe fucking” vjen nën regjinë e fatos Berishës.
Si një event që i përket kalendarit të përbashkët kulturor Shqipëri-Kosovë, në kastin e kësaj shfaqjeje janë jo vetëm aktorët më në zë të trupës së teatrit kombëtar të Prishtinës, por edhe aktori shqiptar Tristan Halilaj.
Shfaqja do të vihet në skenë vetëm të premten mbrëma sepse pas rrugëtimit në Beograd e Prishtine, trupa shëtitëse e teatrit të Kosovë do ta përcjellë këtë shfaqje edhe në Maqedoni e Bosnje Hercegovinë.