Më shumë se në atentatet e pafundëm, më shumë se sa në k fomat e bëra shoshë nga plumbat, më shumë se sa në dyert e klubeve të natës me drita neoni, imazhi simbol i filmave me gangsterë është i fiksuar në një skenë të nxjerrë nga filmi Armiku Publik i William Wellman (1931). Protagonisti, bosi i vogël Tom Powers (James Cagney) është i ulur në tavolinë me bionden Kitty (Mae Clarke): por më pas zemërohet, dhe në zemërim e sipër përplas atë çfarë ka në dorë në fytyrën e saj. Një veprim befasues që shokoi Amerikën e asaj kohe. Dhe që vazhdon të godasë spektatorin e sotëm, me përzierjen e vet të dhunës dhe ironisë perverse. Por diskutimi nuk ka të bëjë vetëm me atë sekuencë të vetme kult: eshtë e gjithë kinemaja me “fytyrën e ndyrë”, e përqëndruar në fytyrën e kriminelit, që na magjeps edhe sot. Tetëdhjetë vite pas lindjes zyrtare të këtij zhanri, që koincidon me lindjen bashkëkohore të tre kryeveprave: përveç Armikut Publik, janë edhe Melvin Le Roy me Edward G Robinson dhe Scarface i Howard Hawks, me Paul Muni. Dy filmat e parë, të dy të Warner Bros dolën në vitin 1931; i treti, i pavarur, doli në salla në vitin 1932 i vonuar prej censurës. Eshtë kjo trilogjia fillestare, tek e cila u frymëzuan më pas të gjithë. Sepse duke nisur që nga sezoni i parë i artë, gangster movie nuk perëndoi më asnjëherë.
Sa herë që dikush thotë se ka mbaruar, ai ringjallet.
Por për të kuptuar rrënjët e një jetëgjatësie të tillë duhet nisur pikërisht prej atje, nga ai tris titujsh të viteve tridhjetë. Proukte të një Amerike të lodhur nga Prohibicionizmi, e dëshpëruar nga Depresioni, dhe me banditë si Al Capone që monopolizonin vëmendjen popullore.
Një Amerikë që Warner Bros, e vetmja kompani e madhe holliwoodiane që ishte e vëmendshme ndaj aktualitetit dhe lëvizjeve sociale, e rrëfente me guxim: “Të tyret ishin filma me një egërsi të jashtëzakonshme, që paraqisnin një realitet të errët, cinik dhe problematik”, ka komentuar dikur Martin Scorcese. Në këtë skenar, Cezari i vogël përfaqëson dimensionin shekspirian të kriminelit: shfaqet pikërisht nga asgjëja, del në dritë, dhe shkon kundër fatit të tij tragjik. Shumë i ndryshëm James Cagney i Armikut Publik: historia e tij lind në ambientin e tij, dhe ne mbetemi thuajse admirues përballë një njeriu që sipas Clint Eastwoodit, lëvizte “me hijeshinë e një balerini dhe energjinë e një psikopati”. Në fund, Scarface i Howard Hawks: këtu dhuna bëhet përgjithësuese dhe zbutet, sipas regjisorit, “vetëm nga qasja gjysmë komike që ruajmë gjithmonë, edhe në momentet më të rëndë”.
Të gjithë elementë të cilët autorët e New Hollywood i presin me krahë hapur. Duke bërë të rilindë një lloj kinemaje që në vitet dyzetë ishte lënë në hije nga zhanri Noir (i përqëndruar në figurën e paqartë të investiguesit privat), në vitet pesëdhjetë u kish lënë vend filmave policeskë dhe nënzhanrit të “grabitjes”, dhe që në vitet gjashtëdhjetë kishte prodhuar historinë e gangsterit rural të Arthur Pennit.
Në dekadën që do të pasonte do të mbërrinin edhe kryeveprat. Falë Coppolas, që me trilogjinë Kumbari ka bërë të ringjallet dimensioni mitologjik i filmave me gangsterë. Falë Scorceses, që tek filmi Mean Streets përqëndrohet tek të jashtëligjshmit e vegjël, dhe shumë vite më vonë, në 1990 do të sillte Good Fellas.
Dhe falë Brian de Palmas, që në vitin 1983 xhiroi ribërjen e Scarface: Al Pacino i tij alla kokainë adoptohet nga rrepistët me ngjyrë dhe shndërrohet një ikonë gangsterësh. Vitet nëntëdhjetë janë nën shenjën neo-pulp të Tarantinos, me gangsterët e tij të marrë.
Pastaj, sërish një fazë pushimi. E Ndërprerë nga filma si ai i Johny Depp që luan Dillingerin tek Armiku Publik i Michael Mann. Megjithatë, risia e vërtetë është që filmat me gangsterë më cilësorë lindin në televizion. Hapjen e bën seriali Sopranot: tradhëti familjare dhe ligji i hekurt i fitimit, në një kontekst banaliteti të përditshëm alla amerikan. Një sukses absolut. Dhe fari i vërtetë mbetet Amerika. Siç e tregoi Boardwalk Empire: një afresk i fuqishëm i Atlantic City-t të periudhës së prohibicionizmit prodhuar nga Scorcese, i cili ka bërë edhe regjisorin e episodit të parë. “Nuk do të lodhem asnjëherë së ndezuri historinë e dashurisë mes publikut dhe gangsterit si hero tragjik”, ka thënë ai kohët e fundit.
Bota.al
— Me sa duket Tema ndodhet ne krize per te mbushur gazeten.
Nje perkthim pa interesa te drejt per drejta,. mbase.. ,mbase…, syon ne tjeter drejtim …..
perkthim jo i sakte.
Cfare Heronjesh … MAfia eshte shkaku i gjithe trazirave ne bote … Mafia eshte organizata e vertete sekrete qe ka rrenuar kete bote dhe jo iluminati apo budallalleqe te tilla… Prezenca e Mafias midis qeverise eshte faktuar qe ne vitet 1920-1930 … Pjesa me e madhe e manjateve Amerikane , lobistave te pasur , kane prejardhje mafioze …ose me shkurt … Te gjitha ato pasurite qe zoterojne ata sot , jane fale gjysherve apo stergjysherve te tyre mafioza… Kur bota ngrihet nen themelet e se keqes perfundimisht dhe padiskutim do te shkoje drejt shkaterrimit , luftrave , varferise dhe urise… Eshte per te ardhur keq se si Hollivudi i interpreton keta funderrina , si heronje , apo filozofer me shprehjet e tyre te qelbura… dhe te rinjte si budallenje qe jane i simpatizojne keto figura , menyrat sesi ata silen , trimerine e tyre , etj … Po ashtu edhe me Piratet , keta njifen per vjedhje te medha te pasurive , plackitje , pedofili dhe perversitet , kurse sot ata simpatizohen si personazhe humoristike , femijet vishen si ata gjate Hallouinit … Teksa , ngrihen larte figurat e tyre , kuptohet se kush eka ne dore sot boten sepse po ta kishin njerezit e ndershem ,te drejte , nuk ma do mendja qe te shtremberonin realitetin me te tille njerez … Por askush nuk flet sesa punet e mafias , kane cuar ne humbje te vendeve te punes te shume qytetareve , kalim ne depresion dhe vetevrasje , femije te rinj qe pine droge shkaterrojne te ardhmen e tyre dhe thyejne zemren e nenes qe i ka rritur etj etj …
I really like what you guys tend to be up too. Such clever work and exposure! Keep up the great works guys I’ve you guys to blogroll.