Mbi shpjegimin artistik

16 Qershor 2015, 20:02Kulturë TEMA
Mbi shpjegimin artistik

 Nga Arba Bekteshi

 

Jep:     Pra, çfarë lexoni ju?

Talia:   Unë nuk kam nevojë të lexoj, jetoj me valëzime, shpesh të natyrës përtej-shqisore.

Jep:     Duke e braktisur, për një moment, përtej-shqisoren, çfarë kuptoni ju me valëzime?

Talia:   Si mund ta shpjegojë fjala e rëndomtë, poezinë e valëzimeve?

Jep:     Unë nuk e di, provoni.

Talia:   Unë jam artiste, unë nuk duhet të shpjegojë asgjë.

Jep:     Mirë, atëherë po shkruaj “jeton me valëzime, por nuk e di çfarë janë”.

Jep:     Shikoni, Talia Koncepti, po flisni për gjëra që u injoroni kuptimin. Mbi ju, deri tani, unë kam vetëm gjëra të papërshtatshme për shtyp. Nëse mendoni se do të mashtrohem nga gjëra të tilla si “Unë jam artiste, unë nuk duhet të shpjegojë, e keni gabim.” Gazeta jonë ka një thundër publiku të edukuar që nuk duan t’i tallin. Unë punoj për thundrën.

Talia:   Atëherë pse nuk më lejoni të flas për rrugën time të vuajtur, por të domosdoshme, si artiste?

Jep:     E domosdoshme për kë? O Zot, zonjë, çfarë është një valëzim?

Talia:   Nuk e di çfarë është një valëzim, Jep Gambardella.

Jep:     Nuk e di …

Talia:   Nuk e di.

Jep:     Nuk e di!

Në dialogun e mësipërm, Jeb, gazetari kulturor, protagonist i filmit Bukuria e Madhe nga Sorrentino, interviston një artiste që mungon të artikulojë konceptin e ndërhyrjeve të saj.

Debati mbi nevojën që artistët të shpjegojnë punën e tyre është rigjallëruar dhe me hovin e artit publik, që shpesh lëviz përtej bukurisë, dhe që si në Evropë dhe Amerikë duhet të artikulojë qartësisht dhe në mënyrë domethënëse marrëdhënien e diktuar drejtpërsëdrejti.

Armando Lulaj duke mos u shprehur qëllimisht dhe veçanërisht për publikun shqiptar, në një kontekst ku sipas kuratorit Marco Scotini përfaqësohet shteti-komb, i shton paraqitjes së tij në Bienalen e Venecias, një shtresëzim politik jo partiak, por shoqëror. Kështu, duke qenë se përfaqësimi i Shqipërisë refuzon të njohë mëvetësinë dhe të paraqitet në një kontekst post-mitik për publikun taksapagues, zhvendoset dhe përfshin artin në kulturë. Lëvizje kjo e fundit që nuk lejon për transparencë, ose që e shtresëzon këtë të fundit, nga e cila paralajmëron Susan Sontag në 1966, në esenë e saj Kundër Interpretimit. Interpretimi i Lulaj-t kthehet kështu në njësi vlerësuese për një shtet të tërë.

Sot e kësaj dite në jetën kulturore shqiptare kushdo që është i interesuar të përftojë më shumë se një ‘ndjenjë’ nga artistët bashkëkohorë shqiptarë, nuk gjendet përballë një situate të mirë-artikuluar. Çfarë shpesh marrim është një referencë nga gjendja e jetuar, historia personale, apo në rastet më të veçanta një metakoment mbi marrëdhënien shoqërore. Veprat e artistëve riprodhohen në kolazhe tekstesh rastësore, të cilat pajisin vetëm me shkëputje të domethënies artistike. Sot rrethet artistike në Shqipëri duhet të demokratizojnë më tej përkatësinë e kuptimit, jo vetëm për të rritur legjitimitetin e përvetësimit të spektaklit, por për tu ballafaquar me vlerat e shtuara që kërkon vepra artistike.

Druajtja se kur arti shpjegohet limitohet është e pavend, dhe ushqehet nga një nevojë e perceptuar për të paraqitur një përse, për të shpjeguar një ekzistencë, për të zgjedhur një të pjesshme artistike, intelektuale dhe/apo interpretuese, apo për të gjurmuar një rrugë artistike në retrospektivë, përkundrejt pasurisë të lirisë shprehëse. Gjithashtu, në bashkëkohësinë postmoderne, interpretimi nuk nënkupton ndërtimin e një narrative, tematike apo kuptimi ideologjik mbi imazhet pamore.

Gjithashtu, angazhimi me media-t nuk është domosdoshmërish një moment komunikimi i përplot. Kur Andy Warhol u përgjigjej gazetarëve me “Nuk e di!” askush nuk dyshonte për një mungesë vetëdije artistike, dhe sipas mendimit tim artisti mundësonte krijimin e hapësirave të mëtejshme. Në një aplikim të Pollock për ndihmë financiare ai shkruan: “Pikturat që mendoj të pikturoj do të përbënin një gjysmë-gjendje, dhe një përpjekje për të nxjerr në pah drejtimin e të ardhmes, pa arritur plotësisht atje.” Një e vërtetë e tillë jo gjithëpërfshirëse, mbase as e plotë, është çka do të zhvillonte ligjërimet rreth artit bashkëkohor në Shqipëri.

Kur nuk shpjegohet qëllimi dhe nuk flitet për kuptime të krijuara përkundrejt atyre të jetuara, atëherë vepra vërtetë ngelet e hapur ndaj shijes të vëzhguesit dhe koordinatat e saj gjithashtu mbeten pa shtjelluar. Rrjedhimisht, diskursi kuratorial dhe analitik shpesh bie në gropa intelektuale si ato të heterotopi-ve. Këto të fundit, hapësirat e shumëfishta, një koncepti i braktisur nga vetë propozuesi, Foucault, shkurtimisht pas artikulimit fillestar në 1966-67 për shkak të problemit të natyrës të hapësirave në fjalë. Ndërkohë, publiku artdashës dhe i angazhuar has një mospërvetësim, duke eksternalizuar metadomethënie. Kësisoj, kjo pasiguri siguron dhomëzimin e njohurisë dhe terminologjisë analitike.

Kërkesa që i zgjatet artistit për të parashtruar koordinata mund të perceptohet nga ndokush si abuzim në vrazhdën e ballafaqimeve politike që ndikojnë rregullisht në jetën e përditshme të shqiptarëve. Angazhimi në platforma ligjëruese të intelektit nuk përbën një gjykim mbi vlerën e artistit apo veprën e tij. Shumë neutralisht, mendimi kritik synon të zgjerojë, shumëfishojë apo ripërtërijë hapësira artistike, angazhimi shoqëror dhe mendimi.

8 komente në “Mbi shpjegimin artistik”

  1. Para Laçi says:

    Feministe e shemtut, asgje nuk na the.

  2. Toma says:

    Shija rebt or tej, kane fillu tan me shkarravit

    Per te kuptuar shkrimin….. duhet kuptuar se kush osht kjo “shkrimtarja”

    Jamarber Malltezi osht rrit ne shtepine e saj si kusho i pare, dhe kur Jamarbri u be nuse dhe u martua me ate kalin qe e ka saliu per goce, Jamarbri doli nga shpia e prinderve te ksaj “shkrimtares”…..

    po ama kur ka dale, ka dale goxha nuse, te gjithe thonin sa nuse e bukur Jamarbri e te gjithe e shihnin Jamarberin me zili dhe askush nuk e shikonte ate qe kishte marre per burre pasi i dukej si kale me ate hunden e saj.

    Te gjithe thonin “dashnia” ti mbyll syte dhe kishin ne mendje Jamarberin me Kalin e Saliut perkrah.

    Pipell of Tirona, ktu behet fjale per dashnine e lekeve qe kishte Jamarberi, jo per noj lloj dashnijet tjeter.

    Tashi Duke e kuptuar se kush osht kjo “shkrimtarja”, kuptohet dhe thelbi i shkrimit.

    Hajt Shnet e t mira oj shkrimtare me 3 bira

    1. katnari_respektushem says:

      po ik o tome futi i dor dhall aty e mos u merr me gjonat qe s’kupton!
      o lale, s’osht per ty kjo dynja, mos u merr me femrat mo t’quta se ty, po deshe t’gjen lali katunare sa te dush

  3. katnari_respektushem says:

    po ik o tome futi i dor dhalle e mos u merr me gjonat qe skupton. o lale, leji gocat e quta se sjan per ty, po deshe te gje lali jot katnare sa tdush.

  4. Lonael says:

    Goce. Pse smerresh me sallonon e kryeministrise se atje ta shpjegojne qarte artin.

  5. Toma says:

    kjo osht marre me artin e kryeministrise kur ka qene kryeminister brekdhjeri sali. e ka knoq krejt

  6. katnari_respektushem says:

    epo cuna shof qe ktu mungoka veri sadetes me fentat e tij aromatike ndersa toma vazhdon me ato muhabetet e veta. gjithsesi po ishte e mundshme do ju pyssha a shifni noi paralelizem me universin hegelian apo me logjiken aristoteliane nket mes.

  7. katnari_respektushem says:

    Kur nuk shpjegohet qëllimi dhe nuk flitet për kuptime të krijuara përkundrejt atyre të jetuara, atëherë vepra vërtetë ngelet e hapur ndaj shijes të vëzhguesit dhe koordinatat e saj gjithashtu mbeten pa shtjelluar. Rrjedhimisht, diskursi kuratorial dhe analitik shpesh bie në gropa intelektuale si ato të heterotopi-ve.

    populli do edi ramen qi fut nja dy zhgarravina ene hec aty me artin. ky popull do pallatin me shigjeta tshofi vrimen e …. ene ta quj art

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje