Erenik Yzeiraj, ndër 100 personalitetet e shquara që po ndihmojnë në ndërtimin e Zvicrës romane

14 Qershor 2015, 19:31Kulturë TEMA
Erenik Yzeiraj, ndër 100 personalitetet e shquara që po ndihmojnë

Revista e njohur zvicerane “L’HEBDO” i kushton një botim special 100 personaliteteve më të dalluara të Zvicrës romane. Mes tyre është edhe një shqiptar, Erenik Yzeiraj, i cili ka mbaruar bachelorin atje për ekonomi dhe vazhdon masterin. Erenik Yzeriaj është djali i gazetarit  Ilir Yzeri i cili së bashku me vëllain tjetër, Bledi Yzeiraj janë ndër shqiptarët e suksesshëm në Gjenevë. Po botojmë më poshtë shkrimin e kësaj reviste për këtë Forum që ajo e quan “Stafeta” dhe portretin që i bën kjo revistë studentit të talentuar shqiptar, Erenik Yzeiraj.

Stafeta – Zbuloni të 100-tët që do të bëjnë Zvicrën romane

(Të identifikosh stafetën, një preokupim i vazhdueshëm i Forumit të 100-ve)

Edicioni i 11-të. Që nga viti 2005, me rastin e Formuit të të 100-ve, “Hebdo”-ja publikon një listë të personaliteteve që po ndërtojnë Zvcrën romane. Edicioni i 2015-ës u kushtohet tërësisht talenteve që po shfaqen tani. Liderë, ndërtues, shkencëtarë, artistë dhe ëndërrimtare, njerëz që ngjallin shpresë. Për të ndërtuar listën e 100 personaliteteve që po i japin jetë Zvicrës romane, e rinovuar çdo vit, ne kemi krijuar kategori të ndryshme. Cila mund të na sjellë më shumë surpriza duke i paraqitur profilet pak ose aspak të njohura? Ajo e shpresave dhe e përfaqësuesve të stafetës që nuk ishin projektuar  nën dritën e aktualitetit. Duke festuar vitin e shkuar edicionin e 10-të, për edicionin e 2015-ës, Forumi mendoi që të përqëndrohet në zbulimin e talenteve të gjeneratës së re të cilët janë aktivë në ekonomi, politikë, kulturë, botën akademike, sportet…Metoda jonë? Si zakonisht të qëmtojmë studentët, ish-anëtarët e Forumit dhe të besojmë në nuhatjen e gazetarëve të “Hebdo” –së që të njohim talentin që ka nisur të lulëzojë. Si çdo herë korrjet kanë qenë të bollshme, emrat kanë mbushur arkat tona të emaileve si dhe lutjet për këtë ose atë person. Të gjithë ish-at që na kanë ndihmuar, i falenderojmë. Ne u gjendëm përballë kësaj kërkesë të bukur: vështirësia për të zgjedhur. Atëhere ne përdorëm kriteret tona të përzgjedhjes : origjinaliteti, kreativiteti, prejardhja kantonale. Kështu, për herë të parë, ne ndërtuam një listë të përgjegjshme dhe të barabartë që llogarit sa meshkuj po aq dhe femra.Të evokosh stafetën romane përmes prizmit të ngushtë të 100 personave mund të duket se e ke ngushtuar këtë hapësirë, por ne duam ta përmendim sërish edhe në këtë edicion të 2015-ës se shumë shpresa të reja të dalluara gjatë edicioneve të mëparshme, por dhe të tjerë me angazhimin e tyre, performancën, suksesin janë tashmë rregullisht një aktualitet i Zvicrës romane.

Në vendin e merituar

Erenik Yzeiraj

Zv/president i AISEEC, 25 vjeç.

Çfarë ambicieje kjo e këtij të riu, lindur në Shqipëri, i formuar në Shkollën e Mesme të Gjuhëve të Huaja në Tiranë dhe ardhur në Gjeneve në moshën 20-vjeçare për të shfrytëzuar mundësitë e tij profesionale  dhe cilësinë e jetës. Ishte viti 2010. Erenik Yzeiraj ka përfunduar tashmë një Bachelor në menaxhimin e ndërmarrjes dhe ndjek një master në menaxhim. Anëtar i Shoqatës Ndërkombëtare të studentëve  të shkencave ekonomike dhe tregtare (AIESEC), ai është prej atyre që e e kanë bërë qytetin e Kalvinit të mbetet ndërkombëtar.

Detyrat e tij? Të negociojë dhe të krijojë partneritet me sipërmarrjet e mëdha të vendosura në Gjenevë dhe të krijojë marrëdhënie me shoqatat profesionale  në Zvicër me qëllim që t’u propozojë atyre zgjidhje për rekrutimet e studentëve zviceranë jashtë Zvicrës. Një mision që ai e ka shumë për zemër dhe në saj të të cilit ai ka mundur që në një vit që të dërgojë rreth 40 studentë pranë trembëdhjetë shoqatave lokale.

Hiperaktiv dhe kurioz, ai nuk është emocionuar aspak edhe kur ka marrë fjalën dhe ka biseduar me Këshilltarin personal të Barak Obamës për çështjet e sigurisë numerike gjatë punës  si moderator i rrjetit në Konferencat ndërkomëbatre për Unionin  ndërkombëtar të Telekomunikacioneve. Ai është aq i integruar sa që shpeshherë është e vështirë të thuash nëse vjen që andej apo që këtej. E vetmja siguri, ai është i mpirë nga etja për karrierën dhe kërkon të bëjë gjithçka që të përfshihet në mjedisin e private banking.

Sou’al Hemma

15 komente në “Erenik Yzeiraj, ndër 100 personalitetet e shquara që po ndihmojnë në ndërtimin e Zvicrës romane”

  1. durresi says:

    pershendetje…..une kam qene zv/president AIESEC qe ne vitin 2008. Nje vajze shqiptare para pak vitesh ka qene Presidente e kesaj shoqate ne Itali por asnjeri nuk foli per kete……ky eshte djali i nje gazetari dhe ja ku behet promovim i personit…thjesht nepotizem.

    1. anna says:

      Aman e cfare gazetari thuaj

  2. kasapi xix says:

    po t shajten zvicerranet ,je ne rrug te mir
    po t lavdrun je nji bythqir!
    Ky esht postulati i “dijetarit polligllot” Aqif Qifqi Qipidhqishi

    1. Lili says:

      Shume e vertet!shikoni vetem perfundimin e artikulit qe vetem thot nje karrieriste qe shet barbe e nene per te qene ku duhet!

  3. "BALASHI" says:

    Bravo! Na zbardh faqen. Suksese! Ktheji syte nga vendi yt, pastaj mendjen e zemren…

  4. Opinionisti says:

    Urime por mbetet gjithmonë pyetja: Çfarë ka bërë apo do të bëjë për Shqipërinë?!

  5. Aida Tucii says:

    Tric Lule, tric! dua buke me xhape Lule, Lule!

  6. gk says:

    KRENARI…….,RESPEKT…….DHE VEC SUKSESE PAC NE JETE E KUDO .LUM FAMILJA QE TE KA RRITUR.

  7. Arti says:

    Si fytyr skuthi.

  8. denis says:

    Mendoj,fillimisht,qe ky eshte thjesht nje promovim che se dyti absolutisht me nepotizem.

  9. Tirana says:

    I pergjigjem durresit: Ti ke qene zv/president dhe te lumte. Po ti lexo mire cfare thuhet ketu: per kete djalin ka shkruar nje reviste zvicerane dhe e vlereson, jo babai i tij apo gazetat shqiptare. Ne Zvicer nuk te pyet njeri i kujt je, po cili je e cfare ben. Mos u beni te ngushte e paragjykues per cdo gje, o njerez! I lumte ketij djalit qe eshte kaq i ri dhe kaq i zoti!

    1. durresi says:

      nuk kam asgje me kete djalin por jemi bere si dele…..adhurojme te nenshtrohemi ndaj despoteve (media eshte pushtet) dhe kur ata na thote qe ky eshte pinjolli im qe do tju sundoj pas meje ne bertasim URRAAA.

      per tu habitur qe artikulli flet per zv/presidentin dhe jo per presidentin!!!

  10. Askushi says:

    A dini te lexoni o njerez? Ai djali eshte ne Zvicer dhe mos u trembni se nuk iu sundon juve! Eshte shume larg jush. Artikulli nuk flet per arritjet e institucionit, por per arritjet e ketij djali si person. Pse keni kaq frike nga njerezit e zote? Pse i doni te gjithe parazite dhe askusha si veten?

  11. Albi says:

    Te behet zemra mal kur lexon shkrime te tilla . Vetem atyre qe e kane shpirtin bloze u shkruan kalemi mbrapsh .Kjo eshte cilessi e deshtakeve ziliqareve dhe atyre qe kane shume ligesi brenda vetes e qe i xhelozon cdo arritje dhe sukses i dikujt tjeter .
    Behini njerez o mjerane , sa me shume miresi te kete kjo bote aq me e bukur eshte .Dhe per ne shqiptaret eshte edhe me shume se jemi aq shume pas sa cdo arritje duhet ta kthejme ne aset .

  12. franklucas says:

    Ore cfar mendimi do kete tfgs dhe ca filo greke ose ata “qe dashurojne rrocken greke” cfar mendimi kan per kte artikull ???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje