FOTOT/ Kati i parë i kryeministrisë, i hapur për publikun

15 Qershor 2015, 16:08Kulturë TEMA
FOTOT/ Kati i parë i kryeministrisë, i hapur për publikun

Nga Muhamed Veliu

Kati i parë i Kryeministrisë është përfshirë nga një rikonstruksion total, me qëllimin përfundimtar të jetë i aksesueshëm për publikun. Top Channel ndoqi punimet, që kanë nisur 20 ditë më parë.

E gjithë hapërsira, dritaret e së cilës shohin nga bulevardi kryesor, është konceptuar e ndarë në 3 pjesë multifunksionale për publikun, e hapur nga ora 9 e mëngjesit deri në 9 të darkës, gjatë 7 ditëve të javës. Një aspekt i punimeve është  kthimi në identitet, që do të thotë se projekti ruan gjurmën historike, nga mermeri origjinal, te format e përdorura nga arkitektët italianë.

Falma Fshazi, drejtore e Njësisë të Hulumtimit dhe Komunikimit, shpjegon detajet e projektit, fillimisht me funksionin e hollit protokollar.

“Vihet në shërbim të artistëve shqiptarë, nga Ballkani dhe të huaj, për t’i dhënë publikut një hapësirë më tepër për t’u gjetur me artin, por veçanërisht me artin dhe mendimin kritik. Holli protokollar do ta ruajë edhe funksionin e vetë për të pritur delegacionet. Në kët holl priten kryeministra dhe presidentë, të cilët kalojnë nëpërmjet hollit për të takuar kryeministrin shqiptar, dhe bëhen ceremonitë shtetërore të nivelit më të lartë”, tha Falma Fshazi.

Ndërsa një tjetër hapësirë i është kushtuar arkivit dixhital të Kryeministrisë.

“Arkivi i Kryeministrisë po dixhitalizohet dhe po vihet online. Do të jëtë i hapur për publikun e interesuar, për këdo që do të shohi se çfarë ka arkivi i Kryeministrisë, ku janë dokumente që nga viti 1914. Janë gjithashtu foto të ATSH-së, me qindra e mijëra, të cilat po dixhitalizohen dhe do të jenë të hapura për publikun, gjithashtu në shërbim të studiuesve”, shtoi më tej Fshazi.

Kryëministrisë do t’i shtohet edhe një Bibliotekë.

“Në të gjithë këtë hapësirë, më në fund do të realizohet një projekt shumë i hershëm, por që asnjëherë nuk u bë realitet, që është Biblioteka e Kryeministrisë, e cila është e specializuar në shërbim të nëpunësve civilë, të punonjësve të Kryeministrisë, por edhe e hapur për studiuesit, që do të gjejnë edhe arkivin e Kryeministrisë, edhe libra të dedikuar për politikën publike e BE-në, si dhe një sërë burimesh online, që shumë rrallë dhe shumë pak gjenden në Shqipëri. Ne do të arrijmë t’i ofrojmë këtu si shërbime”, tha Fatma Fshazi.

Zonja Fshazi i tha Top Channel se transformimi bëhet pa asnjë kosto për buxhetin e shtetit, sepse financohet totalisht nga sponsorë, që përfshijnë institucione ndërkombëtare dhe kompani private.

Hapja e kësaj hapësire për publikun do të shoqërohet me praninë e artistëve shumë të njohur të artit bashkëkohor, të cilët edhe do t’i dhurojnë Shqipërisë vepra të posaçme, por që mbeten surprizë deri në fillim të muajt korrik.

 

17 komente në “FOTOT/ Kati i parë i kryeministrisë, i hapur për publikun”

  1. I know something says:

    Pas kesaj mbetet qe Kryeministri i Shqiperise , te beje nje zyre ne … Biblioteke

  2. Lilua says:

    vazho shoku vazhdo. Mos caj b…… se leket tona jane. Beje bukur fare. Je qe je hyji dhe kateve lart. Pse I le pa bere?

  3. labi says:

    Beje edhe katin e dyte per publikun e ik fare o Edi Rama se na lodhe me keto show qe ben. Njerezit skane buke te hajne ti nji muaj e harxhove te pastroje bodrumet e kryeministrise. Pastaj nji muaj tjeter bere kangjellat. Pastaj nji muaj tjeter u morre me oborrin mbrapa te kryeministrise. Tani edhe nje muaj merresh me katin e pare. Prandaj ste del koha per pune ty se merresh me lule. Na thuaj kush do paguaj per kete katin e pare. Luan Bregasi me pune vullnetare prape? Se Luan Bregasin tani e fute edhe ne keshill bashkiak. Bravo Luani beri sikur rregulloi nja dy zyra pune dhe opa u be keshilltar. Na thuaj kur i hap keto tendera o Rama. Je bere fare o njeri me fonde te fshehta dhe pastaj flet per demokraci.

    1. BUJARI JU DEGJON says:

      Po te lexoje artikullin do ta mesoje qe “transformimi behet pa asnje kosto per buxhetin e shtetit,sepse financohet nga sponsore…”
      Pershendetje.

      1. labi says:

        Ore jari po kete po te them qe keta “sponsorat” nuk i bejne falas keto gjera. Sponsor ishte Luan Bregasi per zyrat e punes qe thoshte Velia se ishin falas. Por ja qe Luan Bregasi tani u be keshilltar ne bashkine e tiranes. E shef sa falas jane keto. Kjo eshte tallje me neve. Rama sa here ben korrupsion e quan arritje.

  4. Zaho says:

    Komplet Kryeminister pederast o Labi. E kemi votuar te na shesi foto nga kryeministria dhe te na mbush mendjen me perralla se qytetet po ndryshojne fale investimeve idiote te rilindjes te udhehequra gjithashtu nga kryebashkiaket me injorant qe mund te na kene zene syte ndonjehere. Hani shown e piktorit te deshtuar o popull, se ne rregull e keni me te ardhurat familjare. Barkun bosh, por krenar ne fund te fundit.

  5. antikamunist says:

    O Edo mos u merzit me njethundraket e shqupit.Ketyre vetem ndertimet paleje ne “tok t xanun ” ju pelqejne.

  6. fieraku4u says:

    KJO ESHTE DIFIERENCA MIDIS SHPELLLARIT ORIENTALIZMIT BERISHA DHE KONTEPORANIT, HUMANISTIT, DHE PERENDIMORIT RAMA.

  7. Sokrati says:

    Disa gjera ruajini per ne muze,qe t’i shohi Saliun para se t’i kthej kembet nga dielli. Mos materjale ne foto. Disa foto ku kryeministria ishte kthyer ne nje nevotore ,dergojani atij qe kritikon per keto qe po behen. Zotrinj ! Ne nje shtepi te qelbur nuk hyn njeri. ne ate shtepi te qelbur hyjne vetem ata qe jane te qelbur si nga trupi dhe nga trute………..

    1. islam says:

      e drejte dhe bukur, i kane bere dhe le ti lepijne shqupasit

  8. kristaq says:

    90% e atyre që punojnë aty jan të pa deklaruar.

  9. sit..d back..and relaks → says:

    Katin e dyte beje Mence Publike ndersa katin e trete beje Hale publike se i duhen publikut. sa per katin e katert mund ta besh shtepi publike se ngelen “gocat” ferrave e moteleve.

  10. RIGRABITJA says:

    Mos harroni edhe nje vend te bollshem per protesta masive.

  11. FBI says:

    Nuk e kutpoj se si behen keto pune pa Tendera, ketu Kryeministri shkel ligjin shume rende, nuk mund te kryhen pune Shteterore pa prokurim dhe tender, por duke qene se ne jemi pjese e Karteleve te Mesksikes pa problem cdo gje eshte ne rrugen e duhur, bbbbbbhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhh!!!!!!!

  12. Drejtimi i duhur says:

    Kush i merr keto vendime per Kryeministrine e Shqiperise, mbi cfare bazash…Po artistet te cfare zhanri do jene (tallava, hip hop, RB) kush do performoje Stresi, Serjali, Mandi i Nishtulles apo Noizy. Pse nuk hap edhe nje birrari/biznes tymi sic kemi ne neper katet e para te pallateve. Zotrote jeton ne fshat dhe zyrat i ben si te do qefi po dil ndonjehere neper Tirane te kuptosh sa ne harmoni jetohet me tymin e qofteve e debatet plot hare te klienteve vecanerisht pasi kane kthyer disa shishe/metra birre.

  13. Muzapopullore says:

    Sa emer erotik paska .. Falma… Kurioz jam cfare hulumton dhe kontrollon cdo dite Falma !!
    Per te tjerat propozoj te festojme dhe brohorasim nje jave te tere per kete rikonstruksin jetik tejet te rendesishem, ne krye te heres te ideuar nga naltmadheria e tij ideplote dhe visionary, 189cm I gjate (nga te cilat 60 cm eshte koke)
    “Tru-peshq qe skuptoni sesa e rendesishme eshte kjo per te ardhmen ekonomike te vemdit” tha Rama dhe nga prapanicat e tij u degjua nje PERRRRR e fuqishme saqe dhe Falma shtangu nje vend

  14. I Meti says:

    Debil. S’ke ci thua me shume ketij Kryeministri. C’presin njerezit dhe c’u shet ky. Debil nga koka te kembet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje