Vatikani po heton mbi shërimin e plotë të një personi nga Brazili, me tumor në tru e në gjëndje mjaft të rënduar të sëmundjes, falë vetëm mrekullisë së Nënë Terezës. Pikërisht ky shërim, shkencërisht i pashpjegueshëm mund të jetë dhe arsyeja e hyjnizmit të Nënë Terezës gjatë vitit 2016.
Nga e gjjithë bota kanë mbërritur në Vatikan prova të shumta mbi mrekullitë e aftësitë hyjnore të Nënë Terezës, por me sa duket për Selinë e Shenjtë mrekullia më e mirë e mundshme është shërimi i plotë nga një tumor në tru, në gjëndje mjaft të avancuar, të një besimtari nga dioqeza e Santos, në San Paolo të Brazilit. Mbi këtë rast ka nisur një proces dioqezan me mbikqyrjen e Kongregacionit mbi Cështjet e Shënjtorëve, i cili po mbledh prova, dëshmi të drejtpërdrejta e referime mjekësore. Braziliani i shëruar është një besimtar i devotshëm i Nënë Terezës e gjatë sëmundjes së tij i është dedikuar thellësisht lutjes së shpëtimit nga Nënë Tereza. Kanceri i cili kishte përfshirë pothuajse të gjithë trurin, papritmas e në mënyrë të pashpjegueshme, rezultoi i zhdukur plotësisht, konfirmuar dhe nga rezonanca magnetike . Një shërim i pamundur të shpjegohet shkencërisht e që sipas personit të shëruar i atribohet totalisht mrekullisë së Nënë Terezës e lutjeve të tij të pafundme ndaj aftësive e forcës së saj hyjnore.
Kanë kaluar gati 12 vjet nga dita kur më 19 tetor të vitit 2003, Papa Gjon Pali II e shpalli Nënë Terezën të Lumnuar. Para mijëra besimtarëve e shqiptarëve të pranishëm në këtë ngjarje shqiptoi formulën kanonike të Kishës që e nderonte Nënën e Madhe të të varfërve të mbarë botës, në lartësinë e altarit të Krishtërimit: “Ne, duke përmbushur dëshirën e Vëllait tonë Lukas Sirkar, Kryeipeshkëvi i Kalkutës, si dhe të shumë vëllezërve të tjerë në Episkopat e të shumë besimtarëve, pasi kemi marrë mendimin e Kongregatës për Çështjet e Shenjtorëve, me Autoritetin Tonë Apostolik pranojmë që Shërbëtorja e nderuar e Hyjit, Tereza e Kalkutës, tani e tutje të quhet “E Lume” e që festa e saj të kremtohet në vendet e sipas rregullave të caktuara nga e drejta kanonike, çdo vit, në ditën e lindjes së saj për qiell, më 5 shtator”.
Detaje
Procesi i Lumnimit të Nënë Terezës deri më ditën historike të 19 tetorit 2003
Më 12 dhjetor 1998, Papa Gjon Pali II i dha Kongregatës për Çështjet e Shenjtorëve lejen për hapjen e procesit dioqezan i cili, sipas rregullave, mund të fillonte vetëm pas shtatorit të vitit 2002;
– 9 mars 1999 u caktua si postulator i çështjes, Atë Brian Kolodiejchuk, rregulltar i Misionarëve të Bamirësisë;
– 26 korrik 1999 në Kalkutë u hap faza dioqezane e procesit me 15 kërkesa gjyqësore e me dëgjimin e 113 dëshmitarëve;
– 15 gusht 2001 në Kishën e Shën Mërisë në Kalkutë përfundoi procesi dioqezan: u mblodhën 80 vëllime me 35.000 faqe;
– shtator 2001 Kongregata përkatëse miratoi dekretin mbi vlefshmërinë e procesit;
– nëntor 2001 Kongregata emëroi si relator, Imzot Jose Luis Gutierrez;
26 prill 2002 në Vatikan u dorëzuan katër vëllimet e asaj që njihet si “positio” nga ana
– 20 dhjetor 2002, në Sallën Klementine, në Vatikan, Kongregata për Çështjet e Shenjtorëve shpalli 18 dekrete, që kanë të bëjnë me lumnimin ose shenjtërimin e 9 Shërbëtoreve e 8 Shërbëtorëve të Zotit. Mes tyre dhe Nënë Tereza.
Motivacioni
“Murgesha imcake shqiptare, Nënë Tereza e Kalkutës – Gonxhe Bojaxhiu (1910 – 1997) në shekullin e kaluar qe simbol botëror i dashurisë së krishterë. Pa i mbushur mirë 18 vjetët, duke iu përgjigjur thirrjes për veprimtari misionare, hyri ndër motrat e Loretos, që e dërguan si mësuese në Indí. Në Kalkutë zbuloi fytyrën e Krishtit të vuajtur në fytyrën e të varfërve më të braktisur. Këtu në jetën e saj filloi kthesa e madhe. Themeloi për të varfrit Misionaret dhe Misionarët e Bamirësisë. Sipas shembullit të saj, lindi një lëvizje e gjerë impenjimi bamirës e shoqëror në dobí të njerëzve më të lënë mbas dore, më të mjerë, më të harruar”./ Ora News
DUHETTE KRENOHET SHQIPERIA PER NENEN E MADHE SHENJTOREN TONE TE DASHUR NENE TEREZA PER MISIONIN E SAJ BAMIRES NE DOBI TE NJEREZVE UROJ TE MARIM SHEMBULLIN E SAJ DHE TE KERKOJME PAQE DHE VETEM PAQE KJO ESHT RRUGA E DUHUR DHE E DREJTE PER GJITHE NJERZIMIN
Mrekullia e Nene Terezes ishte dedikimi i saj gjigand ndaj te varferve! Asnje njeri tjeter s’ka mundur t’a beje kete. Te tjerat ….
O CA NA CATE TRAPIN ME KETE MATUFEN QE SE KA DASH AS FAMILJA E VET. NUK DIJNE GJE TJETER SHQIPTARET VETEM TEREZA DHE SKENDERBEU.
idulli yt duhet te jet Irfan Salihu ateher… ta gezofsh!
O Edi, o njeri pa atdhe, o qelbesire, shko e shkruaj ndonje koment ne ndonje gazete arabe e mos na çaj trapin me keto gomarlliqe ketu.
Per popullin e saj nuk u kujtua asnjehere kjo plehre,perse duhet te gezoje rrespektin tone…
Kush e linte te hynte ne shqipri ateher? Enver Hoxha?
Qesharake kur disa njerez te varfer mentalisht dhe shpirterisht shajne njerez si Nene Tereza!
Ka te drejte ky kokemadhi per disa gjera po hajde ,sidomos keta qe e shajne,,http://www.gazetatema.net/web/2015/06/15/video-i-quajti-femrat-shqiptare-rruspie-dhe-mohoi-ekzistencen-e-shqiptareve-ne-fushe-kosove-perjashtohet-1-vit-imami/
Ore budallenj, atij mjeranit ja hengra trurin une por ky qe eshte ne rregull (per momentin) eshte vellai i tij binjak. Tani e ka ai radhen.
Ne rradhe te pare ,ky Edi ,munde te jete nji krijese shume bastarde ,qe nuk pranon asnji hyjnor me origjine arberore !
Kurse ,bastardi me i madhe eshte udbashi Sali Mender Berisha ,qe nuk i plotetesoj te vetmen deshire te te madhes ,Nena Terezas;nji pasoporte shqiptare kerkoj si shqiptare !
Tha ,se dua te tregoj ne bote se une jam nji shqiptare,dhe bastardet te urdheruar nga udb ja,nuk ja dhane sepse duan qe edhe ate,ta quajne ..serbe !
kur ky Edi ,kungulli nuk e pranon,serbet ate mezi prasin !
keta lloj nuk ja shqiptare ,duhet te zhduken nga faqja e truallit arberor !