FOTOT/ Skandali i fundit i Bashës 4 ditë nga largimi, prish vilën që ishte trashëgimi kulturore, për të ndërtuar një pallat

17 Qershor 2015, 10:51Kulturë TEMA
FOTOT/ Skandali i fundit i Bashës 4 ditë nga largimi, prish vilën

Ky është skandali i fundit i Lulzim Bashës, katër ditë nga largimi si kryebashkiak i Tiranës.

Ai ka prishur mbrëmjen e djeshme një vilë, trashëgimi kulturore, për t’i hapur rrugë ndërtimit të një pallati.

Denoncimi bëhet nga ana e Ministrisë së Kulturës.

Duke u gdhirë data 16-06-2015 Drejtoria Rajonale e Kultures Kombëtare u njoftua se në Tiranë kishte nisur të prishej një vilë. Pas verifikimit rezultoi se është vila me numër indetifikimi V–11 në rrugën “Asim Zeneli”. Kjo vilë është vendosur në mbrojtje paraprake me vendim të KKR-së, të datës 15 korrik 2014 (bashkëngjitur).

Ky vendim prodhoi pasaportën e mbrojtjes paraprake (bashkangjitur), vendim i cili u rinovua në datën 16.01.2015 nga KKR, dhe që vijon të jetë në fuqi.

Pas kësaj ngjarje, Ministria e Kulturës, Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe Drejtoria rajonale përkatëse, u vunë në lëvizje menjëherë dhe ndërmorën të gjitha hapat e parashikuar nga ligji.

Eshtë bërë inspektimi dhe është mbajtur procesverbali në vend, nga i cili rezulton se është prishur pothuajse gjysma e vilës gjatë natës me 15.06.2015.

Në mënyrë urgjente nga institucionet përgjegjëse u janë dërguar brenda datës 16.06.2015 dy shkresa Bashkisë së Tiranës dhe IKMT për shkelje të ligjit te trashegimise nga Bashkia e Tiranës, si dhe Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë për të denoncuar këtë akt të kundërligjshëm në dëm të trashëgimisë kulturore.

Leja zhvillimore e datës 06 tetor 2014 dhe vendimi përkatës i kryetarit të Bashkisë së Tiranës janë në shkelje me vendimin e KKR-s të sipërpërmendur dhe me Ligjin e Trashëgimisë Kulturore i cili shprehet qartesisht ne nenin 12 se ndalohet cdo nderhyrje ne objektet ne mbrojte si monument kulture.

Drejtoria Rajonale ka kryer tashmë denoncimin në polici dhe ka bërë njoftimin në Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.

IMK nga ana e saj ka nisur gjithashtu shkresë në Bashkinë e Tiranës ku kërkohet informacion për :

Lejen Zhvillimore të Ndërtimit, Nr. 8771/10 të datës 06.10.2014 për strukturën banim dhe shërbime 4 dhe 6 kate me 2 kate parkim nëntokë.

Lejen e prishjes së objektit.

Ndërkohë IKMT-ja nga data 16.06.2015 ka kryer pezullimin e veprimeve të mëtejshme dhe ka njoftuar subjektin e ndertimit për pezullim.

Ministria e Kulturës denoncon me forcë shkeljen e ligjit nga Bashkia aktuale e Tiranës, dënon këtë krim kundër trashëgimisë kulturore, kundër shpirtit të qytetit.

Duke u bashkuar me shqetësimin e opinionit publik u bëjmë thirrje organeve të drejtësisë të ndjekin të gjitha procedurat ligjore për këtë akt flagrant.

Po kështu i bëjmë thirrje çdo subjekti që të mos gabojë, të mos guxojë të prekë monumentet e kulturës, qofshin ato private apo publike.

Nuk do të lejojmë askënd të përsërisë krimet ndaj trashëgimisë dhe do të detyrojmë me forcën e ligjit ta rindërtojë atë që ka dëmtuar, për t’i thënë ndal karshillëkut ndaj shtetit dhe ndaj ligjit”, thuhet në denoncimin e Ministrisë së Kulturës.

 

46 komente në “FOTOT/ Skandali i fundit i Bashës 4 ditë nga largimi, prish vilën që ishte trashëgimi kulturore, për të ndërtuar një pallat”

  1. Nardi says:

    Po ju ekeni ne dore qe ti fusni ne burg te gjithe ata qe e dhane lejen, e miratuan dhe ata qe e lejuan q ete prishej ne mes te Tiranes. Interesa shume te medha jane ne ate zone dhe kur jane te medha gjithmone keshtu dilni dhe flisni “si kofini pas te vjelit”. Mos thoni e beri Basha por pyetni te gjitha autoritetet qe keni per te kontolluar territorin se e kane kapur tjetrin ne maje te malit se ka bere nje hale per te dhjere dhe nuk kapni dot kete ketu ne mes te Tiranes. TURP. Per ata qe e dhane lejen dhe turp dhe per ju qe lejuat. TURP. Ministrja me injorante qe mund te zgjidhej…..

    1. klevis says:

      edhe nje here qe behet i gjalle luli mendon ta shkaterroje tiraen akoma dhe me shume, duke prishur monumentet e kultures. nuk e kuptoj se si mund te jete kryetar bashkie nje njeri qe e vetmja gje qe mendon eshte te shkaterroje qytetin e tij, a thua se qytetaret e kane votuar per te prish dhe jo per te rregullu qytetin

      1. Gimi says:

        Kjo ministre eshte idjote.turp per ne qe kulturen e kemi lene ne dore te saj

        1. sefer ziu says:

          Po s’e ke vene ti ministre, o Gimi, prandaj mos kij turp fare. Une per vete s’kam turp as per Edi Ramen e as per Sali Berishen ose Lulezim Bashen. Sa qenke renduar, o burri dheut!

        2. Idrizi says:

          Gimo s’me vje fare turp mu per ministren se s’kam votu per te po per Edin qe e beri ministre,
          Ok Gimo?

      2. Limerik says:

        Tirana ka kater vite pa kryetar bashkie, qyteti eshte lene ne harrese. Ka ardhur momenti qe Tirana te drjetohet nga nje person i zoti sic eshte Erion Veliaj. Lulzim Basha qelloi nje deshtak qe nuk mendoi per asnje moment te vetem per qytetaret e Tiranes. Nuk ka bere asnje pune per qytetin, asnje.

        1. Elma says:

          Kjo eshte politika e bashes ne krye te bashkise vetem per interesa persoale dhe asnje pune e bere per qytetaret po te tille politike ne do e ndeshkojm me voten tone me 21 qershor duke i dhene mesazhin e duhur per kedo qe do te kuptoje se nuk mund te perdore postet per te arritur perfitime personale.

    2. skandali says:

      eshte mese ofenduese se ky zagari i saliut vazhdon te perdhunoj qytetin e tiranes deri ne diten e fundit qe ai eshte ne pushtet. ky njeri jo vetem meriton burgun por edhe birucen!!! eshte katastrofike sesi ky njeri mund te jete ne krye te nje partia dhe pretendon te marri ushtetin qendror ne nje moment ku ai meriton vetem BURG!

      1. Renata says:

        Ata jo vetem qe nuk njohin kulturen por cdo cdo gje qe kane bere e kane bere ne barbarizem te plote se kjo eshte partia e lulit dhe saliut, nje parti qe nuk njeh historine e vendit dhe qe punon per interesa kunder shqiptareve.

    3. Janaqi says:

      Do mbahet mend si kryebashkiaku qe nuk beri asgje tjeter vec masakres mjedisore. Tentoi te kryente masaker mjedisore poshte diges se liqenit artificial ku dha leje per ndertimin e nje kompleksi pallatesh. Tjeter leje abuzimi u dha tek 9 kateshet, nje tjeter ne zonen e ish-bllokut, nje tjeter ngjitur me gjimnazin e gjuheve te huaja. Kapakun te gjithave ja ve leja e dhene per veten e tij per nje kat shtese ne pallatin 12 katesh.

    4. Klaudio says:

      Nje kryebashkiak qe nuk beri asgje tjeter vec shkaterrimit. E turpshme, premtoi Tramin e kartat e studentit, hipotekat e etj, mirpo asnje nga keto nuk u realizua. Nje pertac qe per kater vite vetem fjeti ne Bashki. Shqyqyr do na zhduket njehere e pergjithmone me date 21 qershor.

    5. Agamemnoni says:

      Luli qe la Tiranen ne meshire te fatit. Tirana e mbetur pa kazane plehrash, pa kapake pusetash. Tirana, trotuaret e se ciles jane zaptuar nga shitesit ambulante, Tirane ku korsite e bicikletave jane zaptuar nga makinat e parkuara dysh. Po Bashkia cfare ben? Bashkia eshte mbushur me parazite ku kryeparaziti quhet Lulzim Basha.

    6. Agamemnoni says:

      Luli qe la Tiranen ne meshire te fatit. Tirana e mbetur pa kazane plehrash, pa kapake pusetash. Tirana, trotuaret e se ciles jane zaptuar nga shitesit ambulante, Tirane ku korsite e bicikletave jane zaptuar nga makinat e parkuara dysh. Po Bashkia cfare ben? Bashkia eshte mbushur me parazite ku kryeparaziti quhet Lulzim Basha .

    7. marrezia says:

      marrezia me e fundit e lulzim bashes ne perpjekje per te ngopur orekset e tij per pasurim eshte kjo vile, monument kulture. ky eshte njeriu me i papergjegshem qe ka prodhuar partia demokratike edhe e gijtha klasa politike. e vetmja moto e tij eshte vjedhje vjedhje vjedhje. per te gjitha keto ai do pergjigjet para drejtesise!

    8. tekniku says:

      Kjo me duket veprim tipik i Rame esnafit. Te ishte per lejen e dhene do ishte prishur ne tetor 2014 (leja eshte e parregullt, sidoqofte, nese rezulton i mbrojtur objekti). Fakti qe shembja behet pikerisht javen para zgjedhjeve me bie pak ere…
      Sidoqofte i bej thirrje qytetareve (kryesisht per Tiranen) qe te mos biem pre e lojes mafioze te pushtetareve, me zgjidhjet tip “moratorium”, pasi thjeshte kanalizojne punen ne pak duar, qe shkelin dhe standartet. TE LUFTOJME PER LIGJSHMERINE E AKTIVITETEVE, JO BLLOKIMIN E TYRE. Tirana eshte demtuar prej shkeljeve urbanistike e ligjore ME VULEN E PUSHTETIT, edhe me ndryshime destinacioni trojesh, apo leje neper ambiente funksionale publike. Ligjshmeria dhe planet e miremenduara urbanistike i japin zgjidhje qytetit tone. Nuk kane mundesi keta pushta te bejne lulishte (se ato qe ishin i dhane per leje) pasi trojet jane private, jane oborre etj. Vetem zhvillimi dhe konceptet e konpensimit i gjenerojne hapesirat rekreativr, pedonale apo dhe parkimet. Nuk ja del dot njeri duke blere toka per lulishte, edhe sikur te mos pyesnin per vullnetin e pronarit. Mendoni me kujdes e mos u beni lodrat e pushtave.

    9. tregim says:

      prokuroria shqiptare duhet te hape menjehere hetimet per kete ngjerje dhe te hetoj si dhe te denoj lulzim basha i cili ne menyre flagrante dhe tendecioze po i ben vetes nje dhurate te fundit duke i hequr qytetit nje monument kulture per te bere edhe nje pallat tjeter per veten!

  2. Flamur says:

    Nuk e kuptoj cfare vlere paska patur ko vile qe e paskan vene vjet nen mbrojtje. Kjo nga jashte duket vile e zakoneshme e viteve te praluftes dhe nga ato jane prishur me qindra per te ndertuar pallate. Duket si perpjekje per te ndaluar dike te ndertoje …pse nuk e nxjerrin kush eshte pronari i viles. Kjo sorra e Ministrise se Kultures te vere para pergjegjesise Dakon e Durresit per shkaterrimin qe i ka bere pasurise kulturore te qytetit tone. Jane shkaterruar lagje te tera me mure e rruge te vjetra te Durresit antik….ato kane vlere.

    1. Argita_B says:

      Asnje element nuk na lejon te vlersojme ka apo nuk ka vlere kjo vile.
      Per sa i perket lejes se ndertimit qe eshte ne kundershtim me mbrotjen e monumenteve te kultures, eshte shume e thjeshte, çfare parashkion kodi ligjor per ate qe shkel kete ligj, kete te na sjelli gazeta Tema, apo nuk ka gazetar me kopetenca juridike ne kete fushe!

      1. QATIPI says:

        E VETMJA VLERE E VILES ESHTE QE X-I, FALSIFIKOI DOKUMENTAT DUKE JA PERVETESUAR VILEN PRONARES SE VERTETE DHE PASTAJ MORI KREDI TE BANKA SANTOS NDOSHTA 1.000.000 EURO DUKE VENE GARANCI VILEN

    2. Dean says:

      Ndoshta,vlere Historike.

  3. komunalja says:

    Gomari leproz basha po ulëret:
    Futmëni brenda në birucë, atje e kam vendin!! Më shume se kaq nuk kam ç’të ulëras!!
    Rilindja pret rilindjen e krishtit!

  4. Muzapopullore says:

    Po status monumenti kish edhe shteipa e Fatmir Frasherii ngjitur me kete. Pse Rama I dha leje kur ish kryetar. Po me duket qe ministre perkthyese Kumbareshe , ska kapur gje. Shpetimi I financave ka dale bosh

  5. pro.... says:

    ..kthimi i pronave mendoj ka qene i kushtezuar…shikoni se kush nderton mbi ato troje,pasi ka pasur shume mosperputhje ne dokumentacione.Rishikimet pakesojne vjedhjet.

  6. dom toci says:

    pse se fusni brenda po beni artikuj.A ka ligj ky shtet zoti Rama?

  7. Edi says:

    Hipokrite, po deri tani ku i kishe syte????????

    Ben dhe gjoja sikur po revoltohesh, me siguri qe ke bere marreveshje me

    Bashen.

  8. Edi says:

    Ca kurrizi paska kjo katunarja, me fal gazetarja!

    O gazeta ku i merrni keto gazetare, tek semafori?

  9. Siguria says:

    Si ka mundesi qe Durresi nuk eshte prekur fare per ndertimet pa leje??Ku i ka ngecur sharra ne gozhde Rames me Dakon??

  10. jo!!!!! says:

    Nje akt barbar i thene nga barbare, i kryer nga barbare dhe gjoja jo i pare nga injorante.
    Turp ministres se kultures qe ja paska futur gjumit…turp shtetit edhe atyre kaqoleve te inikut apo cfardo qe quhet. E kthyet kete vend ne nje bunker gjigand betoni…dhe llapni per bunkeret e enverit neper kodra….cfare do ti tregojme femijeve kur ecin neper tirane..ja nje pallat ngritur mbi nje shtepi monument kulture..ja nje qender tregtare aty ky ishte fushe futbolli ….

  11. GeRi G says:

    PRSH, Edhe tek bryli keto dite ka filluar nje pallat i ri, rruga Sitki Cico. Aty u prish edhe nje vile tjetr e viteve 30. nuk e di nese ishte trashgimi kulturoere. Ata punojne vetem naten. Une kam qare!
    Turp per shqiptaret qe nuk, brojne kulturen e tyre. Zoti e befte mire!

  12. dom toci says:

    Vetem ne SHqiperi shteti ben artikuj per thyersit e ligjit.Pse nuk i bieni potofolit te zotit Basha meqe ne burg nuk e fusni?I bie qe Shteti eshte pale me Bashkine dhe ben artikuj sa per fushate!

  13. Gjoli says:

    O ZOTI MERO: PERSE JEPNI TE TILLA SKANDALE TE MINISTRES TE KULTURES,PERSE PO HUMBNI VOTA DITET E FUNDIT TE FUSHATES,DHE PERS DIKONI JU NE KETE IDIOTESI TE KESAJ MINISTRE.

    KEKOJI MINISTRES SHKRESEN NR.722/ DATE 28.05.2014,NGA DREJTORESHA E KESAJ MINISTRE ARTA DOLLANI,DHE DO HABITENI,POR DHE DO KERKONI NDJESE PER KETE LM TE TURPSHEM QE SHPERNDANI.GJITHKUSH MUND TA LEXOJE SE KJO MINISTRI KA KTYER PARGJIGJE FIRMES “ANA” SHPK QE NUK ASNJE LLOJ BLLOKIMI KJO SIPRFAQE,ASNJE KUFIZIM,ASNJE SHENJE HISTORIKE.TURP,PER JU SI GAZETE E TURP,PER KETE MINISTRIE VOTAT KERKON TI MARE ME MASHTRIME.NUK DO VOTOJ ME KETE ERJON QE KERKON TE MASHTROJE,DHE TEPER I ZHGENJYER NGA MERO BAZE,QE PO BEHET BISHTI I HIPOKRIZISE.

    1. elona-Admin pse me bllokon ? says:

      Arta e ka mendjen te coje bizneset per raport arkeologjik etj te ata te licencuarit,privatet dmth qe marrin 300.000 leke per nje
      Cope leter qe s’vlen dy groshe.

  14. Alisa Delia says:

    Zoti Kryeminister !

    hapi i pare : Bli nje kos “Troci”
    hapi i dyte : perzjeje me uje sureli
    hapi i trete : perfito nje Llalle te trashe
    hapi i katert : futi nje “kol balle”
    hapi i peste : perzje kol ballen me llallen

    Perzjerrjen e perfituar, perdore per te ferkuar Lul Bashen, se per me shume…..vaj me det

  15. arb says:

    Pse e keni lene dy here ne mbrojtje paraprake ju???
    Pastaj Kalane e Elbasanit qe doli gjate rikonstriskuionit te rruges, qe ishte ne mbrotje paraprake pse nuk e rikonfirmuat?? Apo eshte bashki e majte, Sejdini???
    HIPOKRITE

  16. Iliri says:

    Se kuptoj, si ka mundësi që nnjë qeveri qendrore t’mos mund t’bëjë asgjë para marrjes së vendimit të prishjes së këtij monumenti, po duhet t’presë prishjen e tij për të reaguar?!

  17. Zig Zag Man says:

    Sunite te ndyre, me pushtetare fiks siç i meritojne! #FajinJaKaJanulla

  18. Trimat says:

    Vertet per te ardhur keq cfare ndodh ne Shqiperi. Min Kultures ngre zerin mbasi eshte rrafshuar shtepia, me te drejte. Por nga ana tjeter, akoma nuk ka bere nje koment per transformimin e turpshem te Hamamit ne Kruje. Edhe pse Kryeministri u perball me nje lume kritikash online. Edhe pse Ai i quajti Kopetente mijra shqiptare qe,per opinionin tim,jo vetem kane te drejte, por jane dhe shume me te kulturuar se Ai apo MinIstria e ” Kultures”…

  19. studenti says:

    Njelloj si Sali shpellari qe pas humbjes ne Qershor 2013, nuk la gje pa bere jo vetem ne Tirane por ne mbare vendin……shitje, blerje, legalizime, zaptime, shfuqizime, vendime…..

  20. Taku says:

    Mire qe Basha ka bere krim, po drejtuesja e IMK me nje administrate prej 50 e ca te ashtuquajtur specialista ne vares me nje distance te zyrave te tyre prej 1000 metrash nga objekti cfare kane bere keto dite. Po Ministria mi9s fotografia me nje bylyk specialeshesh me 200 fryme qe vegjetojne ne po aq distance nga objekti. Ne nje shtet ligjor normal, sot keto te dyja se bashku me Bashen duhet te ishibn ne ndjekje penale per shperdorim detyre. Ky eshte kulmi i paturpesise dhe hipokrizise politike…..

  21. Gjoli says:

    O Taku,ministrja me shkresen Nr.722/1 date 28.05.2014,ka dhene vete lejen per prishjen,kerkoje ne internetin e ministrise dhe do lexosh,shkresen te firmosur nga Drejtoresha e Pergjitheshme ARTA DOLLANI.
    KJO LOJE BEHET PER FUSHATE,E NUK KANE TURP TE MASHTROJNE NE KETE MENYRE.

  22. asit says:

    Mbase eshte mire qe ne vend te nje objekti pa vlere,te themi,behet nje i ri.Fiton ambjenti,pronari,shteti,njesia vendore etj.Por ajo qe te vjen keq eshte se si eshte e mundur te gdhihet dhe te ndodhesh para faktit te kryer.Vazhdimisht jane shfrytezuar ditet para dites se zgjedhjeve per pune jo te mira,por perseri them-ku eshte KONTROLLI TERRITORIT.Policia ka marre detyre per prishje-ndertim.Ku ishte kur erdhi gjith ajo makineri….Miu edhte te kalon per shalesh,por harusha jo.Keshtu i takon te jesh shaleshqyer,dmth KORRUKURVE.

  23. Armand says:

    Turp i madh ! Shpetuam nga flamur bime na erdhi kumbaro ne tirane, prishni naten dhe ndertoni dite. Pergjegjesia kryesore eshte vetem e ARTA DOLLANI ka krefur leke dhe ku korrupsioni ka mberritur ne kulm. Turp per keto drejtora qe shkaterrojne vilat per pallate mostruoze vetem per leke.

  24. stili> says:

    Pune dhe dinjitet kjo eshte kredua e demolulash bishes.Edhe diten e fundit kur te dorezoje celsin ky zarbo ka per te bere te tjera procka,,,!Pastaj pellasin per dekriminalizim,,,,,,,,!

  25. Ermira says:

    O ndyresire o Lulushe po nuk te vjen keq mor vrases mor hajdut qe te vetmen ruge me vila qe ka Tirana do ta betonizosh me pallate si ato te Frangajt fshatarit?

  26. Petrit says:

    Ministria e kultures nuk mbron monumentet e shpallura si trashegimi kulurore e jo me ato qe ka ne studum ti shpalle….pas miratomit te lejeve te zhvillimit…..shikoni monumentin kryesor te Tiranes….Kalane ….me ndertime e nderhyrje skandaloze pa leje … Nje turp ne mes te Tiranes….edhe ne hyrje te portes kryesore me nje tabele te turpshme (mo)(ho)tel ta mbuluar pllakaten qe e mbron si “monument kulture….kurse pronaret i vijne rrotulll dhe as nuk futen dot ta shohin ….nga pushtuesit e paligjshem por edhe nga turpi se do i pandehin si “kliente”….

  27. SPECIALISTI 8 says:

    ME E PAKTA QE MUND TI BEHET BASHES OSE ATI QE E PRISHI TI VEHET
    NE NGARKIM E TO BEJE TE RE SIC ISHTE .POR POR POR ,DUHESH TI KESHE TE MEDHOJA ATO, QE TE NDODHE KJO GJE .LULI SHITI DETIN, VODHI AUTOSTRADEN DHE VRAU 4 NJERZ NE MES TE SHESHIT DHE TALLE BY… ME SHTETIN DHE FAMILJARET E TYRE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje