Kryetari i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka marrë pjesë në përurimin e kompleksit monumental “Gladiatorët”, vepër e Skulptorit të Popullit Janaq Paço. Statujat e dy gladiatorëve janë krijuar nga skulptori Janaq Paço që në vitin 1974, me porosi të arkeologut të mirënjohur Vangjel Toçi.
Kryebashkiaku Dako në fjalën e tij tha se: “ne bëjmë realitet dëshirën e dy figurave të shquara të vendit tonë për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe vlerësimin e veprave të tilla. Duke i ekspozuar këto statuja në parqe urbane, ne mendojmë më shumë për turizmin, pasi vizitorë vendas dhe të huaj do të gjejnë në këtë shëtitore pjesë të historisë së lashtë të vendit tonë. Ne do të shtojmë çdo vit në këtë shëtitore vepra të reja, pasi kemi artistë dhe krijues të mirë”.
Vendosja e dy statujavë të gladiatorëve ilire hap rrugën për të kthyer shëtitoren “Taulantia” në një park arkeologjik, pasi ajo do të pasurohet kohë pas kohe me vepra të reja. Në ceremoninë e përurimit të statujave kanë qenë të pranishëm zv/ministri i kulturës Zef Çuni, si dhe i biri i skulptorit, Kliton Paço. Skulpturat janë 3 metra të larta dhe u porositën që në kohën që Vangjel Toçi ishte përgjegjës për mirëmbajtjen e muzeut të vjetër arkeologjik të Durrësit. Të pranishmit kanë vizituar më pas edhe disa punime artistike në formën e guaskave gjigande të vendosura përgjatë shëtitores “Taulantia”.
qyteti bregdetar i durresit sot sapo perfitoj nje veper me shume nga kryebashkiaku vangush dako i cili inaguroj kete park te ri i cili eshte nje lement shume i rendesishem edhe per kulturen e qytetin per edhe per turizmit si pjese i nje rjeti te gjere atraksionesh te vendosura ne qytet!!
jo veper e radhes e ralizuar nga ana e kryebashkiakut dako eshte shume i rendesishem per qytetin pasi eshte nje atraksion me shume per qytetin i cili dita dites po tranformohet nje nje pike refermi per turizmit. shume jane akoma per tu bere por rruga drej ketij drejtimi eshte i duhuri me dakon me ne krye!
Durresi eshte qytet qe ka te zhvilluar turizmin ne te gjithe muajt e vitit. Pervec vijes bregdetare ne Durres eshte i zhvilluar edhe turizmi kulturor mjaft te permendim amfiteatrin apo edhe parkun arkeologjik te hapur sot. Ne Durres jane bere shume investime numri i turisteve nga viti ne vit ka ardhur duke u rritur. Kjo tregon se qyteti cdo vit zhvillohet.
Ne D
Ne Durres eshte investuar shume.Qyteti fale mbeshtetjes se qeverise qendrore por edhe te punes se palodhur te z. Dako ka pesuar transformim rrenjesor. Sistemimi i kanalizimeve dhe ujerave te zeza eshte nje proces i perfunduar. Numri i atyre qe vizitojne Durresin si vendas e te huaj rritet cdo vit. Me votebesimin e qyteteareve te Durresit Vangjush Dako do rizgjidhet kryetar Bashkie.
DO TA QANI sHQIPERINE ME KETE TURIZEM, VETEM HOTELET DHE RESTORANTET DO FITOJNA NGA PAK PASTAJ FLORA FAUNE DO SHKATERROHET, LLOJ LLOJ NJEREZISH KRIMINEL TERRORISTE APO PEDOFILE DHE HAJDUT DO HYJNE NE SHQIPERI. Te semur me sida dhe me lloj lloj semundjesh, do mallkoni veten. Do ngrohen cmimet e ushqimeve, pijeve, apartamenteve,tokave dhe te te gjithave dhe mjere populli shqiptar ku do veje do shkoj drejt shkaterrimit teresor
Athetar ke shume te drejte por kujt i thua! Ka marr tatepjeten kjo pune.Besoj ti jeton jashte dhe je fatlume qe sje ketu,por dhe fatkeq se je inteligjent dhe ditke shume gjera.Ketu ne Shqiperi udhehiqemi me moton qe thote nje fjale e urte “Qendisja nenen te te thote baba”.
Bravoooooo Dako ! Durresi do te behet nje qytet model per gjithe Shqiperine .
Suksese me nje fitore te thelle .
Dy te paguar qe kane per detyre te flasin fjale te sheqerosura.Lulishtja 1 Maji mor te uruar?! Akoma e mbani si nuse te shemtuar ne kal me vello te zeze.Do ta hapni pas zgjedhjeve.Jo vetem qe varroset Pompein e Ballkanit(dhe trumbetoni fjalen e madhe park, dhe genjeshtren e madhe si porosi te Vangjel Tocit)Po t i kish porositur Toci, do te kish ngrene nje dhjece ne Spac.Ah c do te shihni ju mor te zinje, pallate aq afer me njeri tjetrin sa nuk po i ble njeri.Sa para kini marr, na thoni te shpifim dhe ne ndonje gje tjeter qe marrim ndonje leke se jemi pa pune.Po ju doni shi dhe vetem shi qe t ju dalin te palarat.Te shitur!
PO e gjetet nji koker durrsak ne durres mos me thencin vangjudh i dakove,eshte i mbushur 90 % me te ardhur nga siria dhe afganistani, te gjithe dursaket e vertete i ke ne emigracion
“Volksstimme” du hast recht.
O c’Dako thoni mor te uruar kjo eshte veper e vjeter qe pritej prej kohesh. Te ishte se do kishte pasur deshire ndonje kryebashkiak do ishte bere me kohe se ky ka qene plan qe para viteve 90. Po jane zgjedhjet thuaj edhe duhet bere ndonje ndryshim.