"Arrest me burg" për Arbion Alikon, nesër sërisht para Gjykatës për vrasjen e efektivit të RENEA

30 Qershor 2015, 12:27Kronika TEMA

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigursë “Arrest me Burg” për Arbion Aliko, të arrestuar dy ditë më parë në Lazarat, në kuadër të operacionit për kapjen e autorëve të dyshuar për vrasjen e efektivit të Forcave RENEA, Ibrahim Basha, dhe ku mbetën të plagosur dy efektivë të tjerë.

Gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar tek Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë, togat e zeza morën në dorë dosjen e vitit 2014, ku Alikos i është caktuar në mungesë masa e sigurisë “Arrest me Burg”.

20-vjeçari rezultonte në kërkim për tentativë të vrasjes së punonjësve të policisë gjatë aksionit të parë që uniformat blu ndërmorën në Lazarat për çrrënjosjen e kanabisit, në qershor të vitit 2014.

Po ashtu Arbion Aliko në dosjen e vitit të shkuar akuzohet edhe për kultivimin e lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në grupet kriminale. Lidhur me këto akuza, togat e zeza dëgjuan edhe pretendimet e 20- vjeçarit, si dhe morën gjeneralitet e tij.

Pas përfundimit të marrjes në pyetje të Arbion Alikos dhe dëgjesës  me avokatin, togat e zeza u tërhoqën për të marrë vendimin, i cili rezultoi “Arrest me Burg” për të.

Nesër Arbion Aliko dhe vëllai i tij, Alban Aliko do të dalin para Gjykatës së Krimeve të Rënda në kuadër të akuzës së ngritur nga hetuesia lidhur me ngjarjen e rëndë të 24-qershorit, ku mbeti i vrarë efektivi i Forcave RENEA.

Dy vëllezërit Aliko akuzohen si dy të dyshuarit kryesorë për vrasjen e efektivit të RENEA-s në Lazarat, si dhe të krijimit të një grupi kriminal për rikthimin e regjimit të drogës në Lazarat. Deri tani Arbion dhe Alban Aliko, kanë mohuar të jenë pjesë e grupit të zjarrit dhe të kenë qëlluar ndaj forcave të policisë.

Prej ditës së arrestimit, dy të rinjtë ndodhet në ambientet e drejtorisë së policisë së Tiranës, ku mësohet se vijojnë të mbajnë agjërim. Dje tre  të arrestuarit e tjerë si pjesë e grupit të zjarrit, Klodian Selimi, Dervish  Gaba dhe Elvis Boci, kanë dalë përpara gjykatës ku janë njohur me masën e arrestit me burg. Ata, ashtu si edhe vëllezërit Aliko, u sollën në gjykatë nën masa të rrepta sigurie, ndërsa në sallë mësohet se kanë mohuar të jenë përfshirë në sulmin ndaj forcave RENEA.

1 komente në ““Arrest me burg” për Arbion Alikon, nesër sërisht para Gjykatës për vrasjen e efektivit të RENEA”

  1. tfgs koloallvane says:

    Ne satër arapin turkoalvane !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje