Të rinjtë në Mallakastër kishin shkuar të vidhnin hashash, u qëlluan nga roja i parcelës së paligjshme

29 Qershor 2015, 11:57Kronika TEMA

Një 23 vjecar është vrarë, ndërsa dy të rinj të tjerë kanë mbetur të plagosur orëve të natës.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin e largët Ninesh në Mallakastër.

Burime konfidenciale nga policia e Mallakastrës konfirmojnë për Ora News se viktima së bashku me dy shokët janë qëlluar në tentativë për të vjedhur disa bimë kanabis, të cilët tre të të rinjtë i kishin zbuluar të mbjella në një parcelë publike në pyll.

Dyshohet se ka qenë roja i parcelës ku u evidentuan 900 rrënjë kanabis, ai që ka qëlluar me kallashnikov ndaj tre të rinjve, ku mbeti i vrarë 23 vjeçari Alfons Dautaj dhe u plagosën dy të tjerë.

Babai i viktimës Xhemil Dautaj deklaron se ka folur më të birin rreth mesnatës dhe ai ka qenë duke luajtur me shokët në një biliardo të fshatit.

Ndërkohë policia ka identifikuar autorin e dyshuar të vrasjes dhe e ka shpallur në kërkim.

3 komente në “Të rinjtë në Mallakastër kishin shkuar të vidhnin hashash, u qëlluan nga roja i parcelës së paligjshme”

    1. Pilo Lala says:

      Produktet e PD dhe Sali Berishes.
      Tre veta e fituan Hashashin , ca ne grope, ca ne burg.

  1. shqiptar says:

    Jane ata biznesmenet dhe perdoruesit te hashashit qe votojnegjitnji per sali mavrine e drogmenet e tij

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje