Policia e Shkodrës ka arrestuar 26-vjeçarin Emirjon Hasaj, numërues në zgjedhjet lokale të 21 qershorit, i cili ka refuzuar të kontrollohet fizikisht në përfundim të numërimit, siç parashikon dhe rregullorja e përcaktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Sipas Policisë, Hasaj, banues në Malësinë e Madhe, u arrestua gjatë kontrollit të ushtruar tek dera hyrëse në KZAZ_nr.1 në Koplik, Malësi e Madhe, pasi ky shtetas, i cili ishte dhe numërues në KZAZ, nuk ka pranuar që punonjësit e Policisë të kryenin kontrollin fizik te tij, duke kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë që kryenin detyrën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës”, “Fyerja për shkak të detyrës”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.
Bravo policia !
Te jete i kujt te doi ai kelysh,ligji duhet zbatuar.
Fytyra te tilla jane ata qe po bejne sot terrorizem.
Kete maskara futeni ne burg.Njerez te till paedukat nuk kane vende ne mes te shoqerise..