Vodhi pensionin e invaliditetit të 90 personave, në gjyq ish-punonjësi i postës

27 Qershor 2015, 17:45Kronika TEMA

Një ish-punonjës i postës në Mat është dërguar për gjykim pasi akuzohet se ka vjedhur paratë e pensionit të invalidit 90 personave për muajin nëntor të vitit 2014.

Bëhet fjalë për ish-agjentin e postës Skënder Xhomara, i cili pasi ka marrë rreth 1.2 milionë lekë të reja nga filiali i postës Mat për t’i shpërndarë tek përfituesit që banonin në fshatrat e komunës Rukaj, i pandehuri është larguar drejt Italisë me shumën e lekëve të vjedhura.

Prokuroria shpjegon se “Pak para se të nisej për në Itali, i pandehuri i ka telefonuar një mikut të tij, ku i ka kërkuar që në makinën e tij të merrte disa dokumenta dhe t’ia dërgonte shefit të financës të filialit të Postës. Pasi dokumentacioni u administrua nga filiali, rezultoi se për muajin nëntor ishin paguar vetëm 6 persona, të cilët përftonin pensionin e paaftësisë, ndërkohë që pjesa tjetër e parave nuk ishte kthyer nga i pandehuri.

Pasi u konstatua vjedhja, drejtuesit e filialit të Posta Shqiptare Mat, kanë dorëzuar kallëzim penal kundër ish-punonjësit Xhomara. Prokuroria zhvilloi hetimet dhe ka dërguar për gjykim kërkesën kundër shtetasit Skënder Xhomara, i akuzuar për veprën penale të “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”, Ndaj të pandehurit është në fuqi masa e sigurisë “arrest në burg” në mungesë.”

1 komente në “Vodhi pensionin e invaliditetit të 90 personave, në gjyq ish-punonjësi i postës”

  1. Historiani says:

    Keshtu do bejme shtet,shif rrushi rrushin ene piqu,cfare te bente i shkreti kur shikon Pjerin Xhuvanin apo mut Fullanin,apo ato mijra ervo qe ikin cdo dite,edhe ai i shkreti tha ta provoj edhe une,por nuk e di i shkreti se ja ka bere gjemen vetes,sepse ai do behet shembull i ndeshkushmerise nga gjykata,dhe do ta denojne deri 10 vjet burg!krhasoni shumen e tije me ate te Pjerin drogmen Xhuvanit(del edhe arrest shtepije) plot 500 mije dollar,apo Fullanit.Shtet i mallkuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje