Depenalizimii i prostitucionit, Kushtetuesja rrëzon Gjykatën e Lartë

26 Qershor 2015, 11:19Kronika TEMA

Ushtrimi i prostitucionit do të mbetet vepër penale, e cila ndëshkohet sipas nenit 113 të Kodit Penal, duke u dënuar me gjobë ose tre vite burg.

Kjo është vendosur nga Gjykata Kushtetuese, e cila prej disa muajsh mori në shqyrtim kërkesën për depenalizimin e ushtrimit të prostitucionit, pas kërkesës së Gjykatës së Lartë për shfuqizimin e nenit 113.

Sipas këtij neni, prostitucioni në Shqipëri është një aktivitet i paligjshëm dhe dënohet si ushtrimi i prostitucionit dhe dhënia e shpërblimit për përfitim personal të prostitucionit.

Gjatë shqyrtimit gjyqësorë në kushtetuese në argumentet e paraqitura, si Parlamenti dhe Qeveria ishin kundër shfuqizimit të nenit 113 duke kërkuar rrëzimin e paraqitur nga Gjykata e Lartë.

Kushtetuesja ende nuk ka zbardhur vendimin e argumentuar, ndërsa sipas këtij dispozitivi të zbardhur më 24 qershor 2015 ky vendim hyn në fuqi menjëherë duke lënë si penalitetet dënimin me gjobë dhe deri në tre vite burg për këdo që ushtron prostitucion.

5 komente në “Depenalizimii i prostitucionit, Kushtetuesja rrëzon Gjykatën e Lartë”

  1. salem says:

    Kete pune nuk mund ta ndalosh.
    Sa me shume te shtrengosh masat aq me fshefur behet po jo se ulet volumi i “punes”.
    Sipas Froidit:te gjitha te keqijat vijne pikerisht nga ndalimi i kesaj veprimtarie.Shteti s’ka pse nderhyne .Kujt i ha le ta kruaj.
    Ne pergjigje te kesa do kujtoje thenien e vjeter “dhija qihet ,cjapit i ha bytha”.

  2. niko says:

    Po lereni mo prostitucionin te ushtrohet si ne gjith euvropen dhe thoni pastaj jo perdhunoj ky jo ai . Kush do te shkerdhehet

  3. Pellazg 100% says:

    Dmth, një vajzë e mitur, që rrëmbehet nga familja, detyrohet të prostituojë dhe nuk merr asnjë përfitim sepse ato i merr tutori, duhet të dënohet me gjobë ose tre vjet heqje lirie???!!!!
    Bravo gjykata kushtetuese, shumë “profesionale”!
    Por, a mund dhe a është e drejtë të dënohet viktima?

  4. Kostandin says:

    Me keta Kushtetues anadollake duan te “hyjne” ne Evrope shqiptaret?
    Ne çfare bote jetojne keta? Me nje fjale neper trotuaret e Evropes le te ushtrojne zanatin xixellonjat shqiptarka, me “manaxheret” mizore shqiptare, kurse ketu ne “xhamine” Shqiperi meazallah se i njohim keto gjera “te turpshme”.
    Cfare mostrash Kushtetuese! Keta jane qente roje te “nderit fallc” shqiptar.

  5. Balzaku says:

    Estrade, lejohet lgbt dhe penalizohet prostituta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje