“Të korruptuarit në gjyqësor mburren me pasurinë e vënë nga shitja e drejtësisë”

26 Qershor 2015, 10:24Kronika TEMA

Partnerët ndërkombëtarë këmbëngulin se nuk ka asnjë hap përpara për Shqipërinë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, pa ndërmarrë reformën në drejtësi.

Thirrja e radhës për kryerjen e kësaj reforme mbërrin nga Ambasada Britanike në Tiranë. Përmes rrjeteve sociale, ambasadori Nicholas Cannon deklaron: “Nuk ka progres drejt anëtarësimit në BE për Shqipërinë pa reformën në drejtësi”.

Në një postim të dytë, Cannon flet për “personazhe të korruptuar në drejtësi, që mburren me pasurinë e tyre”.

“Personazhe të korruptuar të sistemit gjyqësor mburren me pasurinë që kanë zhvatur, duke shitur drejtësinë”, thotë kryediplomati britanik.

4 komente në ““Të korruptuarit në gjyqësor mburren me pasurinë e vënë nga shitja e drejtësisë””

  1. Voli says:

    Pse nuk i behet nje kontroll Xhin Xhonit dhe te llogaritet vlera vetem e orave qe ka?

    1. 12 says:

      Po pse or cun vetem gjin gjoni eshte aty?? Pastaj gjin gjoni i kishte rregulluar disi lettat me gruan, po ke keto te tjeret qe deklarojne vetem rrogen e dalin me makina tw fundit dhe ne orera 20 mij euroshe

  2. xhomlliku says:

    Po qe per te llogaritur vleren koleksione te orave, le ta fillojne me Fullanin dhe te birin.
    E kaloi pa u lagur fare per paaftesine dhe korrupsionin e Bankes!
    Nuk po merret njeri me me te tani.
    TURP, TURP !

  3. Montreal says:

    Si ka mundesi?mos ndoshta partneret nderkombetare na kane inat se ne jemi ne drejtimin e duhur!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje