I jepet lamtumira efektvit të RENEA-s, Ibrahim Basha

25 Qershor 2015, 15:04Kronika TEMA

Ibrahim Basha, efektivi i RENEA-s i vrare dje në Lazarat  u përcoll sot me nderimet më të larta shtetërore.

Ceremonia në nder të tij nisi me nderimet fetare në xhaminë e Et’hem Beut, pasi 31-vjeçari ka qenë një besimtar i devotshëm i besimit mysliman. Pjesë e kësaj ceremonie ishin familjarë, të afërm, miq, kolegë, por dhe dhjetra besimtarë myslimanë.

“Ne sot nuk jemi për të nderuar vetëm një besimtar por jemi të gjithë së bashku për të nderuar një qytetar që i ka shërbyer shqiptarëve dhe Shqipërisë. Ai dha atë që është më e çmuar, gjakun etij, rininë e tij në shërbimin ndaj popullit dhe atdheut, që njëherazi është përkushtim ndaj Zotit dhe fesë islame”, tha ndër të tjera, myftiu i Tiranës, Ylli Gurra.

Pas ceremonisë në xhami, trupi i efektivit të RENEA-s u  vendos në ambjentet e Pallatit të Brigadave ku rreth ores 14.00 nisen te kryhen homazhet ne nder te tij.

Të parët që janë përulur para trupit të të ndjerit kanë qenë kolegë të tij të RENEA-s, efektivë të Policisë së Shtetit, por edhe ish-kologë të tij ushtarakë.

Më pas rreth orës 16:00 do të zhvillohet edhe ceremonia e lamtumirës dhe Ibrahim Basha do të prehet në varrezat e dëshmorëve.

6 komente në “I jepet lamtumira efektvit të RENEA-s, Ibrahim Basha”

  1. eri says:

    U prehte ne paqe o zot.

  2. fieraku4u says:

    TE PREHESH NE PAQE O HERO I POPULLIT SHQIPTARE.

    VELLEZERIT E TU NE RENEA, DO TA MARRIN GJAKUN SE SHPEJTI.

  3. Anglezi says:

    Zoti qofte ME ju dhe I heqe dhimjen familjes suaj.

  4. Zoti qofte ne jetet e jeteve o hero i Shqiperis!!! A atyre krimineleve ne lazarat qe ende s dorzohen , fusni Dinamit ne vy….. E hidhni ne ere me gjith themel!!! Gjithashtu klikave Sali Serb Lulzim Basha Janullatosve nga ni dinamit ne fyt rrasjani!!!!

  5. iliret says:

    C’na cane karin keta hoxhallaret dhe prifterinjte. Edhe polici, nga hero i republikes, po shnderrohet ne martir te xhamise e kishave. Legena, ju s’punonin per shqiptaret por per mjekrrat tuaja.

  6. Me ne fund...... says:

    U prefsh ne paqe HERO

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje