Rrëfimi i efektivit të RENEA-s: Ja si u vra Ibrahim Basha në Lazarat

25 Qershor 2015, 11:02Kronika TEMA

Një efektiv i RENEA-s ka rrëfyar aksionin e djeshëm në Lazarat, ku u vra Ibrahim Basha dhe mbetën dy plagosur do oficerë te tjerë.

Duke folur në kushte anonime, ai ka treguar momentin fatal kur është qëlluar Basha.

Sipas tij, efektivi i RENEA-s është qëlluar me snajper.

Organet e policisë kanë pasur informacion në rrugë informative se disa persona lëviznin të armatosur dhe të maskuar në fshat.

Një ndër ta dyshohet se ka qenë i riu Xhuliano Mato…

Pasi kanë devijuar nga rruga kryesore, dy blindat e RENEA-s kanë mbërritur në zonën e njohur si ish-Pularia.

Dy blindat ndiqeshin nga një furgon me efektivë të RENEA-s.

Në furgon ndodheshin gjashtë efektivë. Në sediljen e parë të pasagjerit ka qenë Ibrahim Basha dhe një efektiv tjetër.

Furgoni ka qenë pranë ish-Pularisë kur është qëlluar.

Mjeti ka qenë në një vend ku më parë kishin kaluar dy autoblindat.

Drejt mjetit është hapur zjarr nga një distancë jo shumë e afërt, mendohet më shumë se 20 metra.

Një plumb i shkrehur nga një armë, që mendohet snajper, ka kapur efektivin Ibrahim Basha në ballë, në lartësinë e vetullave.

Nga goditja, trupi i tij është anuar duke i rënë drejtuesit të mjetit në prehër.

Plumbi që i mori jetën ka qenë tejshpues, i njëjti ka goditur në shpatull edhe efektivin Jetmir Isai dhe ka prekur tangjent kokën e Perlat Hamitit”, thotë ai.

10 komente në “Rrëfimi i efektivit të RENEA-s: Ja si u vra Ibrahim Basha në Lazarat”

  1. lazarati says:

    Si nje skenar i sajuar per hollivudin .

  2. niκο says:

    Motrat gjithe lazaraqenve.. Kokpalaret e mutit, analfabete

  3. policia leshit says:

    Mos lozni macja me miun po vritin ore idioter vritini nje e nga nje, se vetem keshtu marin vesh lazot.
    Dulla ua q. nenat se ua njihte koken, prandaj i thoshin dhe baba. Nga kacake trima, lazot u beri spiuna qe spiunonin dhe vellai vellane.

  4. Jobi says:

    Po te ishte problemi i Lazaratit do ish problem i vogel vetem per gjirokastre , por problemi eshte se e keqja antipopull qe eshte shekullore kete rradhe zgjodhi Lazaratin

  5. coli says:

    po ju oreneat e karit cfare bet sa te pregatitur qe jeni ju vritet shoku 20 metra ndodhet vrasesi jo prefesioniste por kriminele ju me makina te blinduara me te gjitha mjetet e nevojeshme pse svepruat per cfare shkuat gjinaf per ate qe u vra se dhe ju keni shume faj , apo ishit ne ramazan nuk u falet!

  6. Shume e dhimeshme kjo si ngjarje ; E dhimshme per jeten e humbur te policit RENEAS edhe ky bire nene shqiptareje , e dhimeshme dhe dritheruese edhe per faktin se si behet e mundur qe , ne nje fshat shqiptar te dalin mbi njezet persona per te shti me arme e goditur policine e shtetit krejt pa nje aresye me interese kombetar , por perkundrazi per te diskretituar shtetin tone te brisht , ku te tille e bene ndyresirat e politikes se humbesve te zgjedhjeve per pushtet vendor .

  7. rihatakud says:

    Të nderuar familjarë të dëshmorit më të ri të Atdheut,Ibrahim Basha!
    Ngushëllimeet e mija më të sinqerta për humbjen e njeriut tuaj më të dashur në luftë me kriminelët që e kanë e kanë gjunjëzuar këtë popull që prej 25 vitesh.Sot krah jush janë njerzit e thjeshtë të këtij vendi që e nxjerrin bukën me mundime e me djersën e ballit e jo me vepra kriminale, me drogë e me pisllëqet e një politike të fëlliqur,që qëndron prapa tyre.Dhe këta janë shumica e shqiptarëve që sot i keni pranë!Zoti ia ndritë shpirtin dëshmorit të Atdheut Ibrahim Basha

  8. Barist ne Vicitol says:

    Per kriminelet nuk ka gjyq te vriten si qente e rrugeve, ata qe kapen, tu fusin nga nje plumb ne goje

  9. bakja says:

    Japonia kapitulloi pas bombes ne hiroshima dhe qe te kapitulloje Lazarati bomba atomike ben pune

  10. Ne Emer te Popullit says:

    Per sa ndodhi Ministria e Puneve te Brendshme duhet te nxjerre menjehere konkluzionin se cili ishte pergjegjesi per aksionin e organizuar nga forcat e RENEA-s ,te gjehet menjehere fajtori dhe te denohet sipas ligjit,per mos organizim dhe per mos marrje masash per te pasur nje fund pozitiv te aksionit ,aksione te natyrave te tilla (PO SHKOJME SI CJAPI TE KASAPI) tregojne mos pergatitjen e efektivave dhe drejtuesve te tyre ,lene qarte te kuptohet primitiviteti profesional .Aksone te tilla jane kryer dhe do kryhen ,mbase do kete dhe viktima,per kete gje jemi te pergatitur dhe per kete paguhemi ,eshte mese e qarte nga ana e efektivave te Policise ,por kjo nuk prosupozon se nuk duheshin mare masat me minimale per ruajtjen e efektivave dhe mbarvajtjen e aksionit te organizuar.Ndaj ne banken e te akuzuarve drejtusi i aksionit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje