Familja e efektivit të RENEA-s hap dyert e mortit, apel për drejtësi

24 Qershor 2015, 16:49Kronika TEMA

Familja e efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha, i cili u vra sot në mëngjes në Lazarat ka hapur dyert e mortit në banesën e tyre në Bathore.

Të afërmit e 31 vjeçarit bëjnë apel për drejtësi dhe vendosjen e autorëve para ligjit pasi njeriu i tyre kishte shkuar në Lazarat për të mbrojtur shtetin.

“Kërkojmë të vendoset drejtësia në vend. Ai shkoi në Lazarat për të luftuar për shtetin. Presim që shteti të marrë masa. Policia i njeh mirë kriminelët” thotë Faik Basha, i afërm i viktimës

6 komente në “Familja e efektivit të RENEA-s hap dyert e mortit, apel për drejtësi”

  1. besnik says:

    Patjeter qe duhet te behet drejtesi dhe madje shteti dhe drejtesia duhet te veproje me dore te hekurt kunder ketyre kriminelave qe qellojne mbi policine dhe qe kerkojne te sfidojne policine.

    Ky oficer i RENEAS duhet te shpallet hero kombetar sepse po luftonte kunder kriminelave me te rrezikshem te kesaj kohe.

    1. pandi says:

      Nuk ka gje qe i shpeton kriminelet e hashashit te lazaratita. Ata jane mostrat e krimit dhe kur nuk ju dridh dora per te qelluar mbi kete polic as shteti ska pse te kete pike meshire ndaj ketyre njerezve.
      Madje atje nuk eshte vetem nje grup por jane shume njerez nga ai fshat qe jane bere pjese e atij grupi kriminal.

      1. Isli says:

        I shpreh ngushellimet familjes se Ibrahim Bashes dhe bashkohem me dhimbjen e tyre. Shteti duhet te marre masa qe ai fshat te pastrohet njehere e mire nga keta kriminele. Madje them qe duhet te behen dhe ndryshime ne ligj qe kur preken policet te marrin denimin me te rende te mundshem.

  2. Sit back.. and .....relaks says:

    Pa deshmitar e pa prova do jete e veshtire te denohet njeri per vrasjen. Kaq sa po vonon policia te nderhyje ata qe kryen sulmin kane kohe te zhdukin provat kunder tyre. Do djegin armet, do pastrohen nga baruti, do justifikohen qe kane qelluar ne ajer, qe mund te kene qene plumba qorr etj etj. Sa me shume vonon kapja aq me pak mundesi ka ti implikosh ne sulmin qe bene dhe vrasjen. Nje gje kam te paqarte, policia bashkepunoi dhe a njoftoi autoritetet lokale per nderhyrjen qe do bente ne fshat?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje