Deputeti socialist, Erjon Braçe e lidh ngjarjen e rëndë të ndodhur në Lazarat me rezultatin e zgjedhjeve për pushtetin vendor dhe i kërkon Partisë Demokratike që të distancohet nga nga ata që i quan “narkoterroristë”.
“Narkoterrorizmi godet sërish dhe vret një punonjës të Policisë së Shtetit.
Bandat e narkoterrorizmit kanë goditur dhe vrarë një prej efektivëve të RENEA-s dhe kanë plagosur dy të tjerë në Lazarat.
Për orë të tëra me radhë, narkoterroristë që strehohen në Lazarat kanë terrorizuar gjithë Gjirokastrën me të shtëna armësh, pas humbjes historike në zgjedhjet vendore.
Vetë fituan! Dhanë 1900 vota për PD, por e humbën Gjirokastrën, ndaj shfrynë dufin duke terrorizuar një rreth të tërë. Policia ka ndërhyrë dhe ka ndaluar agresorët.
Por mesa duket jo të gjithë.
Narkoterroristët kanë hapur zjarr të pandalshëm kundër policisë dhe kanë vrarë një efektiv e plagosur dy të tjerë.
Ky është bilanci i zi i krimit sot!
Një gjë më bën përshtypje; qëndrimi i PD gjithnjë në krah të narkoterrorizmit që strehohet në Lazarat dhe kundër Policisë së Shtetit.
Rezulton se në çdo rast të ngjashëm, nuk ka asnjë të lënduar nga narkoterroristët që strehohen në Lazarat, por ka të vrarë nga policët! Ky është rasti kur politika është tërësisht e lidhur me krimin.
Nëse doni dekriminalizimin, dekriminalizimi duhet të nisë këtu, nga Lazarati”, shkruan në rrjetet sociale, Erjon Braçe.
Jo mer erjon jo, nuk nis nga lazarati dekriminalizimi, nis nga kuvendi, nga institucionet qe jane ne tirane… se kriminelet dhe trafikantet i keni ne kuvend, i keni ne krye te strukturave te partive neper rrethe, dhe dalin bejn deklarata si ai i PD-s se Gjirokastres.
Me ato fillojeni, ato beni shembull, dhe e shifni se si zhduken kto morrat qe shtijne me arme ne Lazarat
Nxirreni PD-ne jashte Ligjit si Parti. Parti destruktive eshte, anyway.
Jo o Erion, jo! Dekriminalizimi duhet te nise nga “SHQUP-i”!Ndersa krimineleve te Lazaratit, pas “shkelmit bytheve” tani ka ardhur koha tu futet huri ne bythe. Maskarenjte!
E dime e dime, kemi 25 vjet qe e dime, bile e dime edhe me mire se ti. Por ti dhe shoket e tu llafe keni, po beni 2 vjet nekrye te Shqiperise dhe kriminelet i lini te lire. Banditi i pare eshte Sali Berisha dhe juve ju shkojne shtate nga ky bandit prandaj nuk guxoni ta prekni se ai ju ha vetem me sy!
PO plehrave te PD u humben miliona euro qe vilnin nga Lazarati,pse mos t’i mbrojne edhe tani apo te tregojne ata se kush paguhej me shume ne PD nga Gatja ma shoke?
Mos beni aa me shume dhe as me pak, por si ne SHBA ku policia te vret ne se i drei ton armen shtetit dhe nuk pyet per mbrojtjen Politike te PD-se.Cfare pret me O ed Rama ????!!,!Mbeshtetjen popullore e more. Bjeru krimineleve, perpara se te vrasin te tjere. Mjaft me.Kupa eshte mbushur