Vrasja e efektivit të RENEA-s, Krimet e Rënda nisin hetimet

24 Qershor 2015, 10:59Kronika TEMA

Kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda Adnan Xholi është nisur drejt Lazaratit për nisjen e hetimeve pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në këtë fshat ku një efektiv i trupave RENEA u qëllua për vdekje në kokë.

Ndërkohë dy efektivët e plagosur të këtij reparti të identifikuar Perlat Amitaj dhe Jetmir Isaj pritet të transportohen me helikopter nga spitali i Gjirokastrës drejt atij ushtarak në Tiranë.

Mësohet se dy efektivët e plagosur janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ato janë qëlluar me armë zjarri në këmbë dhe shpatull.

Ende nuk ka një deklaratë zyrtare të policisë mbi ngjarjen e rëndë, por mësohet se menjëherë pas saj policia ka shoqëruar disa persona që janë pyetur në lidhje me të.

Nga të dhënat e para policore mësohet se në fshatin Lazarat është një grup i armatosur prej 7-10 personash që janë dislokuar pranë një karburanti.

 

3 komente në “Vrasja e efektivit të RENEA-s, Krimet e Rënda nisin hetimet”

  1. ben says:

    Shume mire,nisni hetimet.Po nuk arrestut Berishen,Bashen,Fatmir Mediun si kriminela,vazhdoni hetimet se asgje ska per ndodh.

  2. klodi says:

    Lene mo ca prokuroresh leshi kemi ne amon!!!
    A ka pasur shoke ky i ndjeri qe prehte ne paqe se gjynof i zotit
    ishte ne lule te rinise? A ka shoke ne uniforme???
    Po shkrepeni mo cuna armen ne nder te shokut te vrare sic e bejne gjithe bota!!!!
    Mos lini vend per prokuror e gjykates

  3. Moisi Golemi says:

    Zhdukini, vrajini. Burgosuni familjet. Shperngulini per ne Koman, Erseke, Burrel, Fier, etj. Veproni si Enveri, sepse vetem keshtu zhduket kjo fare e keqe. Fare regresistesh e halldupesh. Fare anti-shtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje