Policia e Tiranës ka arrestuar sot një person që dyshohet se është pjesë e bandës së “Babagjyshave”, e cila grabiti një argjendari në një qendër tregtare të njohur në kryeqytet në 24 dhjetor 2013.
Burime policore thonë se forcat “Shqiponja” kanë vënë në pranga të dyshuarin, emri i të cilit deri tani nuk bëhet i ditur.
Ndërkohë, gjatë kësaj periudhe policia ka vënë në pranga anëtarë të tjerë të kësaj bande, përfshirë dhe kreun e saj, Ilir Kupa. Të gjithë akuzohen për armëmbajtje pa leje dhe grabitje me dhunë.
Sigurisht do te kete qene i PD…